Presidenti Topi feston sot 55 vjetorin

Presidenti Topi feston sot 55 vjetorin
TIRANË – Presidenti i Republikës Bamir Topi festoon sot 55 vjetorin e lindjes. Një përvjetor i veçantë ky për kreun e shtetit, i cili përfundon në muajin korrik mandatin e tij të parë si President i Shqipërisë.
55 vjetori i Topit ka bërë që drejt presidencës të vërshojnë urimet dhe tufat me lule për titullarin e këtij institucioni. Vetë Topi sot ka një axhendë të ngjeshur takimesh.
rof. Dr. Bamir Topi ka lindur në Tiranë me 24 prill 1957 në një familje autoktone tiranase me tradita intelektuale e qytetare. Ai është babai i dy vajzave.
Sikundër shkruhet në përshkrimin e figurës së tij në faqen zyrtare të Presidencës, prindërit e presidentit Topi kanë treguar mjaft vëmendje në edukimin e tre djemve të tyre, vëmendje e reflektuar në suksesin e tyre profesional dhe shoqëror. Pas përfundimit të studimeve në Universitetin Bujqësor të Tiranës, Fakulteti i Mjekësisë Veterinare me rezultate të larta, Prof. Dr. Bamir Topi nis punën në Petrelë të Tiranës ku spikat për përkushtimin dhe aftësitë e tij në fushën e Toksikologjisë dhe Farmakologjisë. Për këtë arsye emërohet në vitin 1984 bashkëpunëtor shkencor në Institutin e Kërkimeve Shkencore Veterinare, ku qëndron deri në vitin 1995. Në vitet 1987-1990 ai kryen studimet pasuniversitare në Itali në fushën e Biologjisë molekulare, studime që i përfundon me marrjen e gradës Doktor i Shkencave. Pas kthimit nga Italia ai emërohet Drejtor i Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe të Veterinarisë, pozicion që e mban deri në fund të vitit 1995.  Topi fiton titullin Profesor në vitin 1995. Krahas aktivitetit shkencor e pedagogjik, Bamir Topi ka edhe një aktivitet të gjerë politik, i cili daton që me fillimet e lëvizjes demokratike në vitin 1990. Në vitin 1996 zgjidhet për herë të parë deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe emërohet Ministër i Bujqësisë dhe Ushqimit deri në vitin 1997 kur Partia Demokratike kalon në opozitë. Topi është zgjedhur 3 herë deputet i Kuvendit të Shqipërisë, 2 herë N/Kryetar i Partisë Demokratike dhe Kryetar i Grupit të saj Parlamentar. Bamir Topi u zgjodh President i Shqipërisë më 20 Korrik 2007, pak muaj pasi kishte mbushur 50 vjeç.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    6 muaj mungesë në Kuvend për shkak të arrestit, a duhet t'i hiqet mandati Berishës?



×

Lajmi i fundit

Bruksel/ Dosja “Black Eagle” e “SKY ECC”, dënohen me 9 vite burg dy shqiptarët për trafik kokaine

Bruksel/ Dosja “Black Eagle” e “SKY ECC”, dënohen me 9 vite burg dy shqiptarët për trafik kokaine