Bashkimi Europian në Tiranë ka përgënjeshtruar pretendimet e Sali Berishës, i cili përmes televizionit të tij Syri Tv, akuzon ambasadorin e Unionit në Shqipëri, Silvio Gonzato, se ka ndërhyrë në raportin e OSBE/ODHiR për zgjedhjet e majit me qëllim mosreflektimin e problematikave të evidentuara në procesin e votimit.
"Pretendimet se Ambasadori i BE-së ndërhyri për të hequr emrat nga artikulli i raportit të ndërmjetëm të OSBE/ODIHR-it, të përsëritura në një artikull të botuar sot nga Syri .net, janë të rreme.
Siç theksoi së fundi Ambasadori i BE-së në deklaratat për shtyp, Bashkimi Evropian nuk ndërhyn dhe as nuk kërkon të ndikojë në proceset demokratike të Shqipërisë.
Për më tepër, raportet e vëzhgimit të zgjedhjeve të OSBE/ODIHR-it janë të pavarura, të paanshme dhe të bazuara vetëm në gjetjet e verifikuara nga ekipet e tyre të vëzhguesve.
BE-ja është këtu për të mbështetur dhe shoqëruar Shqipërinë në rrugën e saj evropiane, jo për të ndërhyrë ose manipuluar në asnjë mënyrë.
Dezinformimi mund të minojë besimin e publikut në proceset demokratike",- thuhet në deklaratën e BE në Tiranë.
Më 1 maj, BE përgënjeshtroi Berishën, pasi televizioni i familjes së tij publikoi një lajm ku pretendohej se ambasadori Silvio Gonzato ka hequr nga raporti parazgjedhor i OSBE-ODHIR emra banditësh dhe policësh të përfshirë në krim elektoral.
K.M/I.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
7 Janar, 22:17
Si po e menaxhon qeveria situatën e përmbytjeve?
-
Mirë
53.6%
-
Keq
34.5%
-
Nuk e di
11.9%
Vota total: 707
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kryekëshilltari mediatik i Berishës sulmon intelektualët që refuzuan tryezën e opozitës: Përveç Lubonjës, të tjerët janë alogjikë dhe prole të fjalës...
11 Janar, 19:38
-
Takimi me demokratët dje në Korçë, Salianji: Ishte një magjepsje! PD ka frymëzimin për të sjellë ndryshimin
11 Janar, 19:30
-
Salianji 'shuplakë' Berishës dje nga Korça, Mërtiri: Kreu i PD-së është i shqetësuar dhe i pafuqishëm! Po përpiqet të mbijetojë
11 Janar, 13:59
-
Pasi mbushi takimin në Korçë, portali i Berishës sulmon Salianjin: Është protestues i Ramës që e përdor kundër opozitës
11 Janar, 07:12
-
Salianji thumbon Berishën: PD mbledh sot 3 herë më pak njerëz para Kryeministrisë se shoqata e gjuetarëve të Korçës
10 Janar, 19:05
-
BE reagon për protestat në Iran, Ursula von der Leyen: BE qëndron pranë popullit që kërkon liri!
10 Janar, 18:36
-
Pse opozita shpreson kur protestohet në Nepal, Venezuelë, Bangladesh apo Iran?
10 Janar, 18:32
-
Salianji mbush sallën në Korçë: Kush na i ka fajet që sheshet i kemi bosh? PD paradite mbron drejtësinë, pasdite e shan me 'libër shtëpie'
10 Janar, 17:46
-
SHËNIM/ Nga mënyra se si Berisha dhe Rama polemizojnë me gazetarët, kuptohet niveli i ndryshëm i demokracisë dhe i qytetërimit që secili përfaqëson
10 Janar, 17:09
-
PD mbledh Kryesinë, protestë pas dy javësh! Berisha: Nuk marrim pushtet me dhunë
10 Janar, 16:11
-
'Qokë për Berishën'! Flutura Açka për tryezën e opozitës: Një pjesë e asaj tavoline është problemi, duhet një 'transfuzion'!
10 Janar, 14:49
-
'Bashkëpunon me krimin', PD Korçë mesazh antarëve për takimin e Salianjit: I shërben interesave të Ramës
9 Janar, 21:23