Prezantohet në Milano kalendari ‘Pirelli 2019’

Prezantohet në Milano kalendari ‘Pirelli 2019’

Modelja e njohur Gigi Hadid

Ato janë gra të ndryshme por kanë një qëllim të përbashkët: të ndjekin dhe përmbushin ëndrrat e tyre; Një fotografe e dashuruar me bukurinë dhe thjeshtësinë e natyrës. Një tjetër, piktore e frymëzuar nga ngjyrat dhe format, që e gjen forcën për të ekspozuar artin e saj të mbështetja e partnerit.

Një grua e pasur që jeton në vetmi, brenda një kulle qelqi, në kërkim të kuptimit të jetës së vërtetë. Një balerinë e përkushtuar ndaj pasionit dhe njëriut që dashuron. Ajo ëndërron që një ditë të kërcejë në "Moulin Rouge" në Paris. Këto janë katër histori të ndryshme, katër modele që bëhen interprete të ëndrrave, ambicieve, angazhimit, zhgënjimit dhe sfidave;Letizia Casta, Gigi Hadid, Julia Garner dhe Misty Copeland.

Kalendari i “Pirelli” ka qenë gjithmonë më shumë se vetëm një seri fotografish të bukura. Ai shpesh ka qene nje seri sekuencash të shoqërisë dhe kohëve moderne. Në vitet e fundit kalendari i fundvitit ka arritur të paraqesë përmes fotografisë, tema që zbulojnë një realitet apo përfshijnë një aspekt të caktuar të gjëndjes njerëzore.

Edhe ky vit nuk bën përjashtim. Kalendari “Pirelli 2019” i prezantuar në Milano, mban firmën e 77 vjeçarit skocezo-amerikan Albert Watson, një nga fotografët më të suksesshëm në botë, i njohur edhe prej filmave të Alfred Hitchcock. Kalendari titullohet "Dreaming" dhe tregon për ëndrrat e 4 grave, emocionet, fitoret dhe humbjet e tyre. 

Po cila është ëndrra e përbashkët e këtyre grave? Suksesi për t'u realizuar në mënyrë kreative, shumë më tepër se dashuria. Çdo histori, përcillet përmes 10 fotografive, të cilat për herë të parë janë më të vogla në format krahasuar me traditen Pirelli. Kalendari përcjell një mesazh simbolik. Përmes shpirtit, gratë ngrenë zërin e thonë “jemi të rëndësishme dhe kemi për të thënë gjëra të rëndësishme”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Atentati në Vlorë, policia lëviz automjetin e djegur të autorëve

VIDEO/ Atentati në Vlorë, policia lëviz automjetin e djegur të autorëve