Primaret e Rithemelimit, kush janë 7 kandidatët që garojnë për Bashkinë e Tiranës! Nga Ilir Alimehmeti te Jul Deda

7 kandidatura do të garojnë në primaret e Rithemelimit për Bashkinë e Tiranës. Ata janë: Adriana Kalaja, Belind Këlliçi, Enkelejda Fejzo, Fatmir Merkoçi, Gerti Bogdani, Ilir Alimehmeti dhe Jul Deda.

Kandidaturat i prezantoi ditën e sotme Albana Vokshi pasi mbrëmjen e së dielës u mbyll procesi i marrjes së propozimeve dhe vetëkandidimeve. Kandidati që do arrijë të marrë fitoren do garojë në zgjedhjet vendore të 14 majit përballë Erion Veliajt.

Më datë 13 nëntor pritet të bëhet prezantimi i kandidaturave ndërsa procesi i mbajtjes së primareve pritet të mbyllet brenda nëntorit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:21
U konfirmua emri i tij si kandidat për ‘Primaret’ në Tiranë, reagon Jul Deda: E mora lajmin ne mes të pluhurit dhe zhurmave

Pas konfirmimit për kandidaturën e tij në primaret e “Rithemelimit” sa i përket garës për Tiranën, ka reaguar edhe aktori i njohur, Julian Deda.

Nëpërmjet një fotoje në rrjetin e tij social, Deda ka shkruar se sapo e kishte marrë lajmin për kandidaturën e tij në primare ndërkohë që ndodhej në trafik. Ndër të tjera, aktori falenderoi të gjithë personat që kishin propozuar emrin e tij si kandidat në primare.

“Ja, këtu e mora lajmin që jam kandidat në primaret e PD, për Tiranen, në mes të trafikut, të pluhurit dhe të zhurmave, që tani e tutje do ti quajmë erionizim, që i është bërë Tiranës në këto vite.

Falenderoj nga zemra çdo demokrat, ne secilen dege te Tiranes, qe ka propozuar emrin tim në këto primare teper të rëndësishme. Tashmë në PD, jo vetëm lexohet çdo votë, por dëgjohet çdo propozim i anetarëve të saj. Le ti japim primareve rendesine qe meritojne, le te dale prej kesaj risie vetem me i miri, me i votuari. Suksese te gjitheve...!"- shkruan Deda në facebook.

 

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • KASEM KASAP REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 18/09/2024 13:37

    Albana Vokshi grua me fytyr burri tē shēmtuar kryehajdute e partis kak pd.

    Përgjigju
  • Jimmy: 07/11/2022 20:45

    Kete vokshin cojeni ne thertore!si travesty e ka surratin!!asnjeher nuk ka fitu!

    Përgjigju
  • Shkodrani: 07/11/2022 15:46

    Bravo Juli se dota nderosh Shkodren! Julo po te kandidosh ne Shkoder ,Shkodranet nuk te kishin votuar,dhe PS mbas 30 vitesh do fitonte Bashkin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Hamasi e mirëpret një armëpushim mes Izraelit dhe Hezbollahut

Lufta/ Hamasi e mirëpret një armëpushim mes Izraelit dhe Hezbollahut