Probleme me pasurinë/ KPA në një mendje me KPK për shkarkimin e prokurorit, Dritan Rreshka

Probleme me pasurinë/ KPA në një mendje me KPK për shkarkimin e prokurorit, Dritan Rreshka

Tiranë- Kolegjin e Posaçëm të Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për të shkarkuar nga detyra Prokurorin Dritan Rreshka.

Rreshka kishte ankimuar vendimin e KPK për shkarkimin e tij por sot Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Ina Rama  relatore, Ardian Hajdari, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo, anëtarë, shpalli sot vendimin për çështjen duke e lënë në fuqi.

Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues arriti në përfundimin se subjekti i rivlerësimit Dritan Rreshka ka kryer deklarim të pamjaftueshëm për kriterin e pasurisë në kuptim të nenit 61, pika 3, të ligjit nr.84/2016.

Vendimi:
Trupi gjykues bazuar në nenin D, pikat 3 e 5 të Aneksit të Kushtetutës, në nenin 61, pika 3 dhe në nenin 66, pika 1, germa “a” të ligjit nr.84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve e prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, vendosi në mënyrë unanime:

1.            Lënien në fuqi të vendimit nr 55, datë 31.07.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që i përket subjektit të rivlerësimit Dritan Rreshka.

2.            Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall në Tiranë, më datë 17.07.2019.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja