Nga një ekstrapolim statistikor i një sondazhi që realizova para disa javësh, më rezultoi se afërsisht 1 milion e 100 mijë banorë të rritur të vendit (nga 1milion e 900 mijë gjithsej) simpatizojnë një nga katër udhëheqësit “e majtë” politikisht të 100 vjetëve të fundit (Hoxha, Alia, Nano, Rama), dhe afërsisht 800 mijë simpatizojnë dy udhëheqësit “e djathtë” politikisht (Zogu, Berisha).
Në zgjedhjet e majit 2025, ishin në garë 11 subjekte zgjedhore, të cilat mund të ndahen afërsisht politikisht në 4 subjekte “të majta” (PS, PSD, ‘Lëvizja Bashkë’, ‘Nisma Shqipëria Bëhet’) dhe 7 subjekte “të djathta” (PD-ASHM, Partia Mundësia, Koalicioni Djathtas për Zhvillim, Partia Koalicioni Euroatlantik, etj. etj.)
Për subjektet “e majta” votuan rreth 896 mijë banorë të rritur të vendit. Për subjektet “e djathta” votuan vetëm 567 mijë. Gjithsej votuan 1 milion e 463 mijë banorë të rritur brenda vendit.
Pra problemi bazik numerik i “së djathtës” është se ajo ka një rezervuar të vogël votuesish potencialë (rreth 800 mijë), dhe ç’është më problematike, ka përqindje edhe më të ulët pjesëmarrje zgjedhore të rezervuarit të saj të vogël elektoral. Kurse nga ana tjetër, “e majta” ka rezervuar të madh votuesish potencialë (1 milion e 100 mijë), dhe ka përqindje edhe më të lartë pjesëmarrje zgjedhore të rezervuarit të saj të madh elektoral (shihni tabelën e mëposhtme)

Komente










