Procesi i Berlinit: Shqipëria nga njëra anë dhe nga ana tjetër Serbia-Greqia!

Procesi i Berlinit: Shqipëria nga njëra anë dhe nga ana tjetër Serbia-Greqia!

Samiti i Procesit të Berlinit në Tiranë

Procesi i Berlinit në fakt nuk është konsideruar asnjëherë një proces formal i bazuar ekskluzivisht në marrëveshje, por më së shumti është konsideruar si një nismë për të nxitur bashkëpunimin mes vendeve të Ballkanit nga njëra anë dhe ana tjetër përparimin e tyre të përbashkët drejt procesit për anëtarësim të plotë në BE!

Shqipëria është kthyer në qendër të politikave ndërkombëtare dhe për këtë nuk ka asnjë dyshim që me angazhimin OSBE, Këshillit të Sigurimit, UNICEF, por edhe në disa nisma të tjera. Sigurisht, protagonizmi i Kryeministrit Rama, ndonjëherë edhe i tepruar ka dhënë ndihmesën e tij. Sigurisht Kryeministri i Shqipërisë duke analizuar aksionet dhe energjinë e tij kryesisht në Politikën e Jashtme, mendoj se ka këtë moto: Shqipëria të angazhohet në çdo gjë, edhe në atë gjëra që nuk i takon, sesa të zgjedhe pasivitetin apo mbylljen! Në fakt edhe filmimi që Rama zgjodhi të transmetonte në prani të liderëve të Rajonit dhe BE kishte këtë mesazh: Ishim të izoluar e të mbyllur, tashmë jemi garantë dhe të hapur!  Pozicioni aktual i Shqipërisë në Rajon dhe në nivel ndërkombëtar është pozitivë e sigurisht janë disa faktorë që e kanë bërë një gjë të tillë:

-Stabiliteti politik. Qëndrimi i gjatë i Ramës në pushtet ka sjellë të këqija shumë, por ka pasur edhe të mira, sepse i ka dhënë këtë të fundit kohë e mundësi të krijoi një linjë të politikës së jashtme, që me gjithë kritikat e ka një fizionomi karakteristike e personalizuar me ekstravagancën dhe protagonizmin e kryeministrit Rama!

-Shqipëria, tashmë pas thuajse 30 vitesh nga rrëzimi i Regjimit, ka investuar shumë në politikën e jashtme  e sidomos edhe në çështjet e integrimit europian duke krijuar një eksperiencë të mirë edhe pse pa rezultate shumë domethënëse

-Megjithatë, faktori kryesor që Shqipëria ka një imazh të mirë ndërkombëtar dhe në BE është fakti se ajo ka qëndruar me të vërtetë një fakt stabiliteti, paqeje dhe të fqinjësisë së mirë duke u bërë kështu një ndër vendet e Rajonit që nuk ka krijuar probleme për ta ngarkuar edhe më shumë BE me sfida shtesë, përtej atyre që janë e duken të pashmangshme.

Pse Rama sot ishte komod dhe krenar në atë tryezë?

Sepse nga njëra anë kishte kryeministren e Serbisë që vazhdon të mos ketë lidhje me politikat e fqinjësisë së mirë dhe të parimet e BE për bashkëjetesën mes popujve. Po ashtu përballë kishte Kryeministrin e Greqisë, i cili gjatë kohës që shfaqej filmimi mbi të kaluarën e Shqipërisë, tregon interes minimal duke u marr më shumë me telefonin. Edhe ky i fundit në vend që të ishte mbështetje për Shqipërinë dhe vendet e tjera për të nxitur procesin e Berlinit, nuk ka kërkesë tjetër ndaj Shqipërisë, por mundësinë e “Betimit të Belerit”! A thua ky është problemi më i madh i Rajonit dhe Europës? A thua fati i anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor është i lidhur ngushtë me fatin nëse Beleri do të bëj betimin apo jo!

Diplomacia ka forma të ndryshme për tu lexuar, që nga fjalët, gjestet dhe po ashtu qëndrimet edhe fizike. Gjermania duke parë edhe fjalimin e tij Kancelarit Scholz sot, duket qartë që ka një afrimitet me Shqipërinë duke e kthyer këtë në një vend të preferuar jo vetëm për politikat europiane, por edhe për politikën dhe gjeopolitikën gjermane.

Greqia edhe pse vend anëtar mu duk i veçuar dhe i izoluar në kërkesat e saj që nuk kanë ndryshuar dhe janë po ato që kanë qenë që në fillimin e shekullit që lamë mbrapa. Po ashtu Serbia nga ana tjetër u paralajmëruar që të mos mbetet peng e të kaluarës dhe të gjejë gjuhën e pajtimit! Procesi i Berlinit është një sinjal shumë i mirë për të ardhmen e Shqipërisë, jo vetëm në Rajon, por edhe në BE!

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja