Procesi i  Zgjedhjes së Presidenti dëshmon se demokracia parlamentare funksionon

Procesi i  Zgjedhjes së Presidenti dëshmon se demokracia parlamentare funksionon

Përtej interesave të palëve të përfshira në proces e përtej faktit se disa janë palë të vetëperjajshtuara nga procesi, të gjitha ngjarjet e fundit dëshmojnë një të vërtetë të madhe, se Republika Parlamentare po funksion e bashkë me të edhe demokracia e saj.

Me një Republikë Parlamentare, Presidentin e zgjedh Parlamenti e në një vend demokratik, ky i fundit nuk mund të jetë munist e sidomos me Kodin Zgjedhor që ka Shqipëria.

Disa po e quajnë parodi këtë proces e po ashtu po e quajnë si të gabuar që deputet në nivel personal kanë propozuar ose mund të propozojnë emra. Presidenti i Republikës është i Republikës e kjo e fundit është e Publikës e për pasojë e të gjithëve.

Jo vetëm nuk e konsideroj gabim që deputetët propozojnë emra, pasi është e drejtë e tyre kushtetuese, por në një Republikë Parlamentare si ajo e jona, do të doja të kishte më shumë nisma për propozime emrash që duhet të ndodhin edhe nga shoqëria civile, nga bota akademike apo nga qytetarë të lirë!

Po ashtu as procesi, përplasjet e po ashtu dëshira për konsensus mes shumicës e pakicës parlamentare nuk më duket as i kapur e as fals, por bën pjesë në normalitetin e demokracisë parlamentare. Nuk mund të ketë një linjë mendimi nga palët, se atëherë do kishim provën se s'kemi demokraci, por është normale që palët të kenë qëndrime të ndryshme e po ashtu të tentojnë në një emër të përbashkët për një figurë aq të rëndësishme siç është Presidenti i Republikës!

Një pakicë e vetëperjajshtuar nga ky proces po propagandon e po hamendëson se Opozita është kapur nga Pozita në këtë proces! Kjo mua nuk më rezulton e vërtetë, sepse po të ishte kështu atëherë nuk do të ishin të nevojshme tentativat për konsensus! Madje, Opozita po mban qëndrime shumë dinjitoze për aq sa forcë parlamentar që ajo ka duke pasur parasysh numrat që disponon për ta zgjedhur në Parlament!

Duhet të bëhet një dallim shumë i madh, nga procesi i përzgjedhjes, propozimeve, konsensusi edhe deri tek modalitet e zgjedhjes që janë të parashikuara qartë në Kushtetutë. Faza e propozimeve nuk përjashton asnjë faktor edhe jashtë Parlamentit që ta bëjë një gjë të tillë e ndërsa në fazën e dytë që ka të bëj më zgjedhjet në Parlament, kemi të bëjmë me një proces krejt kushtetuese të mirëpërcaktuar!

Shumica nuk ka detyrime Kushtetuese të bëj një zgjedhje konsensuale, por Opozita ka detyrim politik e Kushtetues që të përfshihet në proces, të përfaqësoj votuesit e saj e po ashtu të jap kontributin e saj. Është mirë që Presidenti, per shkak të rolit që ka të zgjidhet me një konsensus sa më të gjerë, por nuk ka asnjë forcë Kushtetuese që ta obligoj Pozitën të bëj një gjë të tillë! Nuk është hera e parë që Presidenti në Shqipërisë është zgjedhur vetëm nga njëra palë, madje në shumicën e rasteve me pare ka ndodhur vetëm kështu!

Fakti, se Pozita është përfshirë në këtë proces negociatash, do të thotë se tek ajo ekziston akoma vullneti për një proces sa më përfshirës duke mos përjashtuar asnjë faktor legjitim politik ose jo. A ekziston mundësia që të kemi një proces konsensual? Përderisa akoma nuk janë konsumuar edhe dy raundet e tjera, unë e shikoj këtë mundësi reale!

Opozita, ka të drejtë ta shikoj me skepticizëm vullnetin e Pozitës, por ajo nuk mund ta përjashtoj veten mbi bazën e paragjykimeve, por duhet të bëj betejat e saj politike e kushtetuese duke marrë pjesë seriozisht në procesin e zgjedhjes së Presidentit! Po si mund të jetë serioze Opozita në këtë proces? Opozita duhet të dal me një emër që më të vërtetë përfaqëson spektrin politik, por edhe përtej saj, që përfaqëson një figurë dinjitoze që përfaqëson sa gjerë unitetin e vendit dhe po ashtu të qytetarëve!

Presidentin e zgjedh në fund po të dojë vetëm Pozita, këtë e dimë të gjithë, sepse kështu funksionon në Republike Parlamentare, por ka raste edhe kur palët dalin mbi interesat e tyre e mendojnë për interesat e vendit, e rasti i tillë ishte rizgjedhja për një mandat të dytë të Presidentit Mattarella në Republikën Parlamentare Italiane! Në këtë garë ishte përfolur edhe Berlusconi, por për shkak të faktit të staturës se tij të lartë prej një burri shteti, ai u tërhoq nga gara e në tërheqjen e tij argumentoj se interesat e vendit ishin më të larta se ambiciet personale e do të vazhdonte njësoj të kontribuonte për vendin në cilësinë e Presidentit të Forza Italia! Ky është një shembull për tu marr parasysh nga palët në Shqipëri, se përtej ambicieve politike apo individuale qëndrojnë interesat kombëtare. Në këto momente Shqipëria ka nevojë për figurë dinjitoze në cilësinë e Presidentit! Pavarësisht kush e zgjedh e pavarësisht kush mund të zgjidhet, pas betimit ai është Presidenti i të gjithëve, përfaqëson unitetin e vendit dhe është garant i Kushtetutës!

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja