Nga protestuese mes studentëve tek drejtuesja e listës së Partisë Socialiste në Shkodër, rrugëtimi politik i Marjana Koçekut ka qenë i shpejtë dhe plot kthesa. Vetëm gjashtë ditë pasi komplimentoi publikisht kryeministrin Edi Rama në festën e PS-së në Shkodër, ajo u largua nga grupi socialist, duke u rreshtua krah protestuesve. Një transformim politik që po e vendos 26-vjeçaren në qendër të debatit publik ndërsa forca e saj politike nuk ka mbajtur ende një qëndrim për të
***
“I nderuar kryeministër, mirë se erdhe në Shkodër. Si GEN Z, më pëlqen shumë edhe bluza që ke vesh sot”, do të deklaronte Marjana Koçeku, më 8 qershor, nga Shkodra.
Një shprehje kjo që me situatën e protestave, dukej më shumë se thjesht një batutë naive.
Ishte festa e 35-vjetorit të Partisë Socialiste në Shkodër, teksa përballë kishte kryeministrin Edi Rama, i cili kishte veshur një bluzë me flamingo. Në të njëjtën kohë, në Tiranë, qindra qytetarë ishin mbledhur në ditën e 9 të protestave.
Në fakt ky flamingo, duket se ishte simboli që e ndau me Partinë.
Vetëm gjashtë ditë më vonë, era politike do të frynte në një drejtim tjetër. Më shumë se bluza e Ramës, Koçekut do t’i pëlqente protesta në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Fillimisht do të vetëdeklarohej deputete e pavarur.
E më pas, do ta sfidonte madje kryeministrin, duke kërkuar zgjedhje të parakohshme.
26-vjeçarja Marjana Koçeku u shfaq për herë të parë në vëmendjen publike shtatë vite më parë, gjatë protestave studentore. Vetëm 19 vjeç ajo ishte mes të rinjve që kërkonin ndryshim në arsim dhe sfidonin qeverinë e Edi Ramës.
Më pas, emri i saj do të lidhej me një tjetër identitet. E pagëzuar si “Neomalësorja”, Koçeku e ktheu bujtinën e saj në Koman në një destinacion që tërhoqi vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Nga reportazhet televizive te gazetat prestigjioze, historia e saj u shndërrua në një kartolinë të Shqipërisë së veriut.
Kryesocialisti Edi Rama nuk e humbi këtë mundësi. Më 28 tetor 2023 ai e ftoi Koçekun në podcastin e tij “Flasim”.

Marjana Koçeku në podcastin Flasim me kryeministrin Edi Rama
Rreth një vit më vonë, (në 2024-ën) besimi do të ishte edhe më i madh. Rama do t’i rezervonte drejtimin e listës së deputetëve të Partisë Socialiste në qarkun Shkodër për zgjedhjet e 11 majit 2025 duke e vendosur për herë të parë në skenën e madhe politike.
“Kam besue gjithmonë se e ardhmja u përket atyne që guxojnë”, kështu e niste njoftimin për anëtarësimin në Partinë Socialiste dhe kandidimin e saj për deputete Marjana Koçeku më 12 mars 2025, teksa publikonte një fotografi me një kec në duar, simbol i lidhjes së saj me Malësinë.

Marjana Koçeku foto me një kec
E para në listën e PS, Koçeku u zgjodh deputete më 11 maj 2025. Në Parlament ajo vendosi të sillte me vete jo vetëm profilin e saj publik, por edhe dialektin e vendlindjes dhe të refuzonte gjuhën standarde. Sa herë merrte fjalën, përdorte gegnishten, duke u shfaqur si një mbrojtëse e vendosur e dialektit të veriut.
Në korrik të vitit 2025, vetëm pak muaj pasi kishte marrë mandatin, Koçeku do të përballej me provën e parë politike. Ndërhyrjet masive në Theth, protestat dhe debatet që pasuan e vendosën përballë një zgjedhjeje.
Ajo doli në krah të Partisë Socialiste, duke mbështetur publikisht aksionin e qeverisë.
Megjithë mbështetjen, herë pas here, ajo përpiqej të shfaqej si një zë ndryshe brenda shumicës.
Në mars të 2026-ës, në sallën e Parlamentit, solli një shishe me ujë të ndotur për të ngritur alarmin mbi ndotjen e lumit Drin.

Marjana Koçeku në foltoren e Kuvendit me dy shishe uji
Në maj (2026) publikoi një fotografi krah deputetit demokrat Kliti Hoti, duke mbështetur nismën për mbrojtjen e lumit Buna dhe Liqenit të Shkodrës.

Marjana Koçeku dhe deputeti i PD Kliti Hoti në Kuvend
Por ndoshta momenti që tregoi më qartë raportin e saj kompleks me të majtën i takon nëntorit të vitit 2025. Vetëm dy muaj pasi kishte nisur legjislatura e re, Marjana Koçeku braktisi pa zhurmë votimin për ligjin e barazisë gjinore, një prej ligjeve më të debatuara të asaj periudhe nga opozita dhe jo vetëm.
Në mënyrë konfidenciale, deputetë të Partisë Socialiste treguan se Koçeku kishte paralajmëruar votë kundër, pasi një gjë e tillë "i ishte kërkuar nga një prift i zonës së saj". Por kur erdhi momenti i votimit, ajo zgjodhi një tjetër rrugë: u largua nga salla e Parlamentit dhe fiku telefonin.
Një veprim që, për disa, ishte shmangie e përballjes. Për të tjerë, sinjali i parë se rruga e saj politike nuk do të ecte gjithmonë paralel me atë të partisë që e kishte ngjitur në majën e listës.
Pas vendimit për t’u shkëputur nga PS, për 26-vjeçaren mbetet e hapur sfida se sa do mund t’i rezistojë lojërave të ashpra politike, tanimë pa mbështetjen e një partie të madhe, por e vetme kundër të gjithëve.
Komente








Marjana ti nuk je vetem neomalsore por je neoshqiptare. keta kritiket pseudo te lire qe lepijne pushtetin nuk e kane idene se cfare eshte mendimi i lire. vazhdo pa frike me bindjet tuaja dhe injoroi totalisht te gjithe ata lepiresat e pushtetarve. e dime mire qe ai vend nuk do jete kurre i lire sepse po dole jashte rreshtit do kritikohesh e do ofendohesh. por kjo eshte historia e ketij brezi, para 90' o ishe spiun ose kishe frike per te fole. pas 90' spiunet e bijte e tyre u trasformuan ne te fortet e lagjeve, trafikante droge njerezish dhe pas kesaj u evoluan ne politikane. Carlo Bollino si ka mundesi te publikohen artikuj te tille ne gazeten e drejtuar nga ti dhe qe shume te quajne si pishtari i fjales se lire? nuk lejohet mendimi ndryshe? nuk lejohet te braktisesh partine qe te ka zgjedhur dhe te ka zhgenjyer parimet? duhet te jemi te gjithe (kur them te gjithe, flas te gjithe, shumica tashme jane) lepiresat e pushtetit?
PërgjigjuTi gëzoj lekët e privilegjet e mandatit. kjo zonjë nëse vendos për rikandidim herës tjetër as 200 vota ska me mar.Bast i hapur ndaj neokecit. Tju rroj gjoja gjallë se bereqet sjellin
PërgjigjuAndej nga vjen kjo mostër neomalokja vetëm besë dhe nder nuk kanë... Po të kish një fije nder mandatin e dhuruar duhet ta kish dorëzuar.... Hapni sytë o politikanë RRK kur i vini në listë se faji është i juaji dhe këtu lind pyetja sa pagoi që e bëtë deputete...
PërgjigjuPse ofendon Veronika kur dikush ka menim nryshe ne ket jet e ne kyt bote ???? duhet patjeter me ken me shumicen qe te knaqesh ti ????
PërgjigjuNese znj deputete Koceku kandidon ne bashkine Shkoder ne bashkine 2027 besoj se fiton si kandidate è lire è levizjes rinore pas shekullit 21-te! Kandidatura mé è fuqishme qe mund te fitojë
PërgjigjuPo pse I jepni kaq rendesi dava maloke injorante ata nuk e dine Cfare eshte e mira ben interesanten kjo injorante delirante
Përgjigju