Profili 'Arsim special'/ Për herë të parë licencohet 'Mësuesi Ndihmës'

Profili 'Arsim special'/ Për herë të parë licencohet 'Mësuesi Ndihmës'

Për herë të parë licencohet “Mësuesi Ndihmës” në kuadër të profilit “Arsim Special”. 

Ditën e djeshme, pranë Qendrës së Shërbimeve Arsimore (QSHA), është zhvilluar provimi i shtetit për profesionin e rregulluar të mësuesit, në profilin “Arsim Special”, procedurat dhe vijimësia e të cilit përfunduan me sukses.

Nga ana e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR) janë ngritur prej muajsh komisionet përkatëse dhe grupet e punës për të punuar mbi programin orientues të provimit të shtetit dhe fondin e pyetjeve që do të shërbejë për të vlerësuar kandidatët e ardhshëm në këtë profil.

Drejtoritë Rajonale Arsimore Parauniversitare kanë nxjerrë njoftimet për aplikime të studentëve që i përmbushin kriteret e formimit universitar dhe kanë dorëzuar listat e kandidatëve potencialë pranë QSHA dhe MASR. 

Nga 30 kandidatë të shpallur në faqen zyrtare të QSHA, ditën e djeshme iu nënshtruan testimit përkatës 24 kandidatë. Nga këta, 20 kandidatë (ose 83% e pjesëmarrësve) rezultuan të suksesshëm në provim.

Në vijim, profili “Arsimit Special” do të jetë pjesë e inkorporuar në tërësinë e profileve që ka mësuesia duke u përfshirë në sezonet e ardhshme të provimit të shtetit në profesionin e rregulluar të mësuesit.

Arsimi gjithëpërfshirës është pjesë integrale dhe prioritet kyç i punës së Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë. 

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Në Afrikë dhurojnë miell dhe vaj, FSHF 'lë thatë' fituesin e Superkupës së Shqipërisë

Në Afrikë dhurojnë miell dhe vaj, FSHF 'lë thatë' fituesin e Superkupës së Shqipërisë