Programi i Rindërtimit/ Shkolla 9-vjeçare 'Hasan Koçi' në Shkozet gati në nëntor, mjedise të reja për 600 nxënës

Ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj ishte sot në Shkozet, Durrës, në kantierin e rindërtimit të shkollës 9-vjeçare “Hasan Koçi”, e cila në nëntor do të jetë gati për të mirëpritur 640 nxënës.

Shkolla do të ketë 10 klasa të ciklit të ulët, 8 klasa të përgjithshme për ciklin 9-vjeçar dhe 4 laboratorë, 1 bibliotekë, palestër dhe fushë sporti të hapur, infermieria, dhoma e posaçme për psikologun dhe mjediset ndihmëse të shërbimit.

Ahmetaj tha se “në qarkun Durrës do të ndërtohen 32 objekte të reja arsimore, me financim nga buxheti i shtetit dhe donatorët”.

“Gjithë qyteti e mban mend mirë se në çfarë gjendje ka qenë shkolla kur vinin fëmijët me dy turne. Këtu jemi në avancim shumë të konsiderueshëm të punimeve. Shkolla do t’i shërbejë 640 nxënësve dhe jo më me dy turne, dhe jo më pa palestër, dhe jo më pa ngrohje, dhe jo më pa fusha dhe sheshe pushimi për nxënësit”, tha Ahmetaj.

Ahmetaj tha se shkolla e re është një konstruksion, koncept model, ku nxënësit do të kenë palestrën e tyre, fushat e tyre të aktiviteteve sportive.

“Kjo është një nga 143 shkollat që qeveria shqiptare brenda programit të Rindërtimit ka nisur t’i rindërtojë, dhe kjo shkollë do të dorëzohet në 26 nëntor të këtij viti, kur do të presë nxënësit. Do të hapim dyert e kësaj shkolle në 26 nëntor. Ky është premtimi i Kryeministrit dhe jam i bindur se do të jetë një nga shkollat që do të referohet qoftë nga ana e arkitekturës apo konceptit, por qoftë edhe nga ana e shërbimit për komunitetin, si një nga ndërtesat dhe shkollat më të mira të rindërtuara”, tha Ahmetaj.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës