Projektbuxheti i 2024-ës, eksperti: S’ka një emër, duhet të ishte i përqendruar tek ndihma shtesë për shtresat në nevojë

Në vitet e fundit projektbuxhetet e hartuara kanë pasur një emër, ku ai i vitit 2020 ishte i rindërtimit, i vitit 2021 ishte i rimëkëmbjes po ashtu edhe për vitin 2022 me fokus krizën e çmimeve. Ndërsa projektbuxheti i këtij viti i miratuar një ditë më parë nga qeveria sipas ekspertit të ekonomisë Eduart Gjokutaj nuk mban një kryefjalë.

“Nuk ka një emër të caktuar ky buxhet i cili mund të thuhet që i dedikohet vetëm një skeme. Mbështetja e programit të pagave nuk është një temë e re për buxhetin. Pensionet që duhet të mbeteshin kryefjalë në fakt nuk janë, pasi indeksimi është një masë e detyrueshme minimale”, tha Gjokutaj.

Sipas tij ky projektbuxhet duhet të kishte në fokus përkrahjen sociale për shkak edhe të çmimeve të larta që po ndikojnë negativisht kryesisht tek ata që trajtohen me ndihmë ekonomike, asistencë, apo pension.

“Buxheti duhet të kishte një emër përsa i takon përkrahjes sociale jo vetëm pensionet. Vendi duhet të kishte hyrë në një dialog edhe për minimumin jetik edhe pse është një reformë e madhe. Nga ana tjetër duhet të ishte folur për familjet e reja që kanë nevojë për mbështetje. Çështjet e ish të përndjekurve duhet të kishin marrë fund me këtë buxhet, të ishin shlyer”, pohon Gjokutaj.

Projektbuxheti i vitit që vjen është në vlerën 7 miliardë euro, dhe fokusi sipas ministrit të Financave Ervin Mete do jetë tek turizmi, bujqësia, rindërtimi e infrastruktura.

Ndërkohë ministri tha se janë 39 miliardë lekë që do të shkojnë për rritjen e pagave të administratës si dhe do të përdoret 1/3 e shpenzimeve për aspektin social, pensione, asistencë, ndihmë ekonomike etj.

M.Q./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë