Projektligji për Amnisti fiskale, Jaço: Kemi të njëjtat shqetësime, hapësirë për pastrim parash dhe evazion fiskal

 

Dhoma Amerikane e Tregtisë ka të njëjtat shqetësime për draftin e projektligjit për amnistinë fiskale. Sipas tyre në plan të parë drafti i ri nuk i ka dhënë përgjigje shqetësimeve që projekti lë hapësira për evazion fiskal dhe pastrim parash.

“Ne e dimë që ka pasur një draft së fundmi që është futur në konsultimin publik. Ne duam pak më tepër kohë për ta analizuar plotësisht. Megjithatë opinioni i tanishëm është që ndryshimet nuk janë esensiale nga drafti i mëparshëm. Problemi që kemi pasur ne, si parim kryesor, ka të bëjë me mundësinë që krijon për pastrimin e parave dhe evazion fiskal. Ky është një problem që e kanë shumë partnerë ndërkombëtarë. Nëse ky ligj ka marrë mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë, strukturave si FMN, BE dhe Moneyval, atëherë edhe në do të ishim mbështetës. Shqetësimet tona vijojnë të jenë si më parë në lidhje me këtë ligj. Problemi tjetër është ai i konkurrencës së pandershme”, tha kryetari i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço.


Lajmi kryesor:

8 rekomandimet e Dhomës Amerikane për përmirësimin e klimës së biznesit, Jaço: Amnistia fiskale rrezik për pastrimin e parave! Drafti për taksat e reja kompleks, ka probleme


K.T./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb