Sipas projektit, rreziqet e mbuluara në këtë sigurim lidhen me dëmet nga tërmetet dhe pas tërmetet, zjarret e shkaktuara nga tërmetet, shpërthime të shkaktuara nga tërmetet, rrëshqitje të tokës të shkaktuara nga tërmetet, përmbytje, rrëshqitje të tokës apo fundosje të shkaktuar nga përmbytja. Sipas Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, modeli më i mirë për t’u ndjekur në këtë drejtim është Turqia.
Objektivi
Kyaktështënjëpërpjekje e shtetitshqiptarpërtëshpëtuarngapagesa e dëmeveqë u shkaktohenbanorëvengafatkeqësinatyrore, tëtillasipërmbytjet, qëkanëqenë, jovetëmtëshpeshtakohët e fundit, porgjithashtukanërënduaredhebuxhetin me shpenzime, qëmundtëpërdoreshinpërqëllimetëtjera. Ndryshengashumëvendetëtjera, nëShqipëribanorët e dëmtuarikërkojnështetitt’idëmshpërblejë.
Por, nërast se hapja e digavenga KESH-inëvitin 2010, shkaktoinjëdëm, qështeti-pronarështëvërtetidetyruar ta shpërblejë, përmbytja e familjeveqëkanëndërtuarmbinjëkolektor, psh, apokandërtuarbanesëjashtëkritereveteknike, është absurd t’ifaturohetshtetit. Por, sadoabsurdetëduket, nëShqipërinukkanjëligjqëtëdetyrojëbanorëtnëzonatërrezikuaratësigurohenvetë, gjëqëndodh, pshnëTurqilidhur me tërmetet.
Drafti
Sigurimi ndaj përmbytjeve klasifikohet, së bashku me sigurimin ndaj zjarrit dhe rreziqeve të tjera shtesë, si sigurim i pasurisë. Sipas të dhënave të depozituara nga shoqëritë e sigurimit pranë Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, në periudhën 2013 deri në shtator të vitit 2015, në nivel mesatar për tregun, sigurimi i pronës nga përmbytjet zinte vetëm rreth 3% të vlerës totale të rreziqeve në kontratat e sigurimit të pasurisë në shkallë vendi.
Në vitin 2014, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare është ftuar, si pjesë e grupit të punës me Ministrinë e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, në “Projektin pilot për krijimin dhe eksperimentimin e një sistemi sigurimesh të lehtësuara për mbulimin e rreziqeve në bujqësi”, i cili është në bashkëpunim me Qeverinë e Republikës së Italisë.
Ekspertë të Bankës Botërore, në kuadër të projektit “Shqipëria: Reforma e tregut të sigurimeve”, kanë përgatitur projektligjin për sigurimin nga katastrofat natyrore. Prej muajit tetor 2015, projektligji është shqyrtuar nga AMF dhe komentet në lidhje me të u janë dërguar sërish zyrës së Bankës Botërore. Njëkohësisht, projektligji është dërguar edhe pranë shoqërive të sigurimit për të marrë opinionet dhe komentet e tyre lidhur me draftin e hartuar.
Ekspertët
Në Shqipëri shteti i llogarit pasojat e mundshme të rezultuara nga fatkeqësitë natyrore, por nuk llogarit asgjëkund sigurimet për to. Ndryshe nga ne, në shumë vende të Europës industria e sigurimeve i bashkoi burimet për vijimin e punës kërkimore-shkencore në parandalimin e përmbytjeve.
Sipas ekspertëve të fushës, për Shkodrën dhe Lezhën, apo zonën Fier-Vlorë, shteti duhet të promovojë nevojën e partneritetit publik/privat për zhvillimin e sigurimit të rrezikut të katastrofave natyrore, të sigurimit të përgjegjësisë gjatë operimit të burimeve hidroenergjetike etj..
Detyrimi
Ideja është që qytetarët duhet të tërhiqen të sigurojnë vetë pronën e tyre, të paktën në zonat e rrezikuara. Në projektligjin e hartuar ka disa çështje kryesore që lidhen me rregullimin e sigurimit në rast përmbytjesh dhe tërmetesh. Projektligji përcakton se cilat janë objektet që sigurohen dhe ato që nuk sigurohen. Sipas projektligjit, rreziqet e mbuluara në këtë sigurim lidhen me dëmet nga: tërmetet dhe pas tërmetet; rrëshqitje të tokës të shkaktuara nga tërmetet; përmbytjet dhe rrëshqitje të tokës apo fundosje të shkaktuar nga përmbytja.
Sipas shembullit tëTurqisë, ligji parashikon sigurimin e detyruar, ashtu sikurse detyron qytetarët të paguajnë vit për vit sigurimin e makinës.
Tërmetet e vitit 1999 në rajonin e Marmaras, në Turqi, shkaktuan humbjen e mijëra jetëve. Dëmet materiale arritën shifra mjaft të larta, deri në afro 17 miliardë dollar. Si reagim ndaj këtyre katastrofave natyrore, nga viti 1999 sigurimi nga tërmetet u vendos si sigurim i detyrueshëm.
Redaksia Online
(E.Ç./shqiptarja.com)