Promovohet libri /Fatos Kongoli: Ndërgjegjen e një kombi se bëjnë politikanët, por shkrimtarët

“Gënjeshtarë të vegjël” është romani psikologjik, që rikthen shkrimtarin Fatos Kongoli tek lexuesi i tij, një vit pas kapërcimit të një sëmundjeje të rëndë. Subjekti i romanit me të cilin u vlerësua në Panairin e Librit në Prishtinë, si “Shkrimtari i vitit 2019” ka në qendër një aventurë të protagonistit, të Alpinit, nëpërmjet të cilit përshkruhet edhe realiteti shqiptar. Autori Fatos Kongoli ndalet tek rëndësia e këtij vlerësimi, që ka marrë në tokën ku letërsia e tij është mirëpritur për herë të parë, që në vitin 1985, me romanin e parë “Ne të tre”.

 “Unë jam kthyer nga Panairi i Prishtinës, ku isha i ftuar nderi, me përshtypjet më të shkëlqyera. Më së pari vrenjta atë që e dija shumë mirë, edhe që ma pohuan të gjithë dashamirësit e mi në Kosovë, se atje më vlerësojnë shumë. Jo sot, por librat e mi kanë nisur që të vlerësohen masivisht në Kosovë, që kur unë kam botuar romanin “Ne të tre” në vitin 1985, që këtu u mirëprit më këmbë të para. Kësaj here sapo kisha botuar romanin “Gënjeshtarë të vegjël” që falë tij, u vlerësova me çmim edhe për këtë jam shumë i kënaqur. Tashti unë jam në një moshë, që sidoqoftë, jo se nuk më bën përshtypje kjo pritje e mirë që iu bë këtij libri, por jam i prirur që ta marrë qetësisht”, shprehet shkrimtari Fatos Kongoli.

Njohjet e tij me Kosovën janë të kahershme, edhe pse fillimisht kanë qenë librat e tij ata që kanë trokitur më herët në territorin e Kosovës, ndërsa Kongoli do ta vizitonte këtë vend, vetëm pas rënies së komunizmit.

 “Kur u botua romani “Ne të tre” unë nuk kisha qenë ndonjëherë në Kosovë. Nuk kisha asnjë kontakt, sepse nuk shkoja dot. Ndërsa, pas përmbysjes së diktaturës kam shkuar disa herë. As vet nuk e mendoja, që do ta botoja këtë libër, që do ta rrimerrja veten deri në atë masë sa të bëhesha i aftë për të shkruar, por ja që kështu ndodhi”, shton Kongoli gjatë Panairit të Librit treditor në Kalanë e Tiranës.

Përherë shkrimtari Fatos Kongoli ka qenë i prirur që t’i japë jetë dhimbjes njerëzore, prandaj ka zgjedhur që t’u qëndrojë larg temave politike.

“Unë bëj letërsi, nuk bëj politik, janë dy gjëra përjashtuese të njëra-tjetrës. Por sigurisht, që në librat e mi jap mesazhet e mia, edhe lexuesi nxjerr atë që dëshiron. Është një prirje e vjetër e imja, drejt kësaj letërsie, unë kam qenë i prirur gjithmonë drejt asaj që quhet letërsi e dhimbjes njerëzore”, shprehet Kongoli.

Ai mendon se letërsia ka një ndikim të ngadalshëm tek njerëzit, por shumë afatgjatë, gjë që politika nuk e mundëson dot

“Unë nuk besoj në efektin e menjëhershëm të letërsisë tek njerëzit, por jam i bindur që në një afat më të gjatë, në një kohë në perspektivë luan një rol të jashtëzakonshëm. Roli që luan letërsia në ndërgjegjen e njerëzve, nuk mund ta luajë asgjë tjetër, aq më pak politika, sepse ndërgjegjen e një kombi nuk e përfaqësojnë politikanët, le të klonohen sa të duan, por shkojnë edhe vinë, ndërsa letërsia edhe arti mbetet aty. Ndërgjegjen e kombit në kohë, në perspektivë e formojnë edhe e bëjnë shkrimtarët edhe artistë edhe jo politikanët. Ata kanë rolin e tyre, por mendoj se partitë edhe politika është një e keqe e domosdoshme”.

Shkrimtari Fatos Kongoli u vlerësua me çmim për librin “Gënjeshtarët e vegjël” edhe në Panairin e Fierit.

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë