Deri tani, kemi menduar se jo të gjithë kanë mundësi të blejnë një pronë në vendin më të lakmuar të Rivierës shqiptare, në Palasë, të cilësuar si i tillë nga shumë media prestigjioze ndërkombëtare si Lonely Planet, The Huffington Post etj.


 
Nga sot numri i atyre që mund të realizojnë një ëndërr të tillë, rritet si rezultat i skemës “Property Share”, një risi financiare, që ofrohet nga “Green Coast” për herë të parë në Shqipëri.

Por çfarë është Property Share (investimi në bashkëpronësi)?
Skema Property Share konsiston në një investim në bashkëpronësi ku dy ose më shumë persona investojnë në një pronë në Green Coast. Secili prej bashkëpronarëve paguan një përqindje të caktuar të vlerës totale të njësisë dhe përfiton pronësinë në përpjestim të drejtë me kuotën e investimit të tij.

Të drejtat dhe detyrimet të cilat përfshijnë përdorimin vjetor, përfitimet nga programi i qiradhënies, detyrimet për mirëmbajtjen e njësisë, përfitimet e owner club etj., lindin dhe respektohen sipas kuotës së pronësisë që ka secili bashkëpronar. 

Edhe përdorimi i njësisë do të bëhet në bazë të kuotës së investimit, si shembull; bashkëpronari që ka investuar 30% të vlerës së njësisë ka të drejtë përdorimi të 30% (110 ditë) të ditëve të vitit, ndërsa pronari që ka investuar 70% të vlerës, ka të drejtë përdorimi të 70% (255 ditë) të ditëve të vitit.

Kjo skemë të jep mundësinë që të jesh bashkëpronar në një nga resortet më të mira në rajon me një investim me vlerë të vogël. Mund të përftoni nga shumëllojshmëria e shërbimeve dhe faciliteteve të ofruar në resort si dhe do të mund të bëheni pjesë e Programit të qiradhënies për të pasur një kthim investimi të shpejtë.


Çfarë është Renting Program (programi i qiradhenies)
Renting Program konsiston në dhënien me qira të njësisë së banimit me qëllim kthimin e shpejtë të investimit. Me anë të një kontrate ndërmjet pronarit të njësisë dhe Green Coast, bihet dakord që Green Coast të kërkojë klientë potencialë për të dhënë me qira pronën tuaj. Në kontratë do të paraqiten qartë të drejtat dhe detyrimet e secilës palë, si dhe përfitimet e secilit (do të jetë një fitim 50%-50% ose 60%-40% në varësi të rastit). Pjesë e kësaj skeme mund të bëhen edhe ata të cilët kanë përfituar nga Property Share. Bashkëpronari ndan ditët për përdorim vetjak dhe ato për dhënie me qira dhe njofton stafin përgjegjës të Green Coast për të ndjekur procedurat e mëtejshme.

Çfarë ofron Green Coast?
Me vlera të shtuara, mes një kombinimi ideal të natyrës, detit, kulturës, historisë, “Green Coast Luxury Resort” është projektuar për të qenë një përvojë unike, tani për shumë më tepër njerëz se sa mund të mendohej. Një komunitet elitar, me status dhe privilegj, siguri maksimale, shërbime dhe facilitete të përzgjedhura.

Investimi në të është një investim i zgjuar, i sigurt dhe në rritje, nëpërmjet menaxhimit profesional të pronës. I vetmi në llojin e tij në Shqipëri dhe jo vetëm, “Green Coast Luxury Resort” sjell një tjetër epokë dhe standard në turizmin elitar.

Ofron shumëllojshmëri në vila e apartamente, kujdes të veçantë në ofrimin e shërbimeve, ku përfshihen bar restorante, water park, Wellness & SPA, fusha sportive, supermarket, fast food, farmaci, qendër shëndetësore, pishina, etj.

[gallery]19289[/gallery]

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)