Propozimet e KQZ, Doçi:Po tentohet
kapja e medias, në lojë edhe politika

Gazeta Shqiptarja.com zbuloi sot se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kërkon që, para dhe gjatë zgjedhjeve, të shtrijë kontrollin dhe të aplikojë kufizime edhe mbi portalet dhe gazetat, të cilat sipas Komisionit kanë impakt të madh në zgjedhje. Gazetari që ka ndjekur këtë çështje në Shqiptarja.com, Adriatik Doçi ishte i ftuar në edicionin qendror të lajmeve në Report Tv për të hedhur më shumë dritë mbi propozimet e institucionit që administron zgjedhjet në Shqipëri. Doçi u shpreh se KQZ po tenton që të kapë median, ndërsa ky propozim, shtoi ai, u shkon për shtat interesave të politikës, pasi është ajo që kontrollon bordin e monitorimit.

“KQZ nuk është e certifikuar të japë certifikata për gazetarët dhe t’u diktojë modele se si duhet të raportojnë gjatë procesit zgjedhor. KQZ kërkon që kontrollin e medieve ta nisë për një afat të pacaktuar. KQZ po tenton që të kapë median, ndërsa ky propozim, u shkon për shtat interesave të politikës, pasi politika kontrollon bordin e monitorimit. Kontrolli i medias nga KQZ synohet që të bëhet me ane te bordit te monitorimit, të cilin e kontrollon politika”tha ai.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dërguar në Kuvend 20 propozime për ndryshimin e Kodit Zgjedhor duke krijuar një rast të paprecedent dhe të rrezikshëm për censurimin e medias. Shqiptarja.com zbardhi ekskluzivisht propozimet e KQZ-së drejtuar Kuvendit të Shqipërisë. 9 prej këtyre propozimeve kanë të bëjnë me kufizimin e lirisë dhe censurimin e gazetave, portaleve dhe televizioneve.


KQZ jo se nuk beson te puna e gazetarëve por do të shkelë kompetencat deri në këtë pikë,  asnjëri nga gazetarët  nuk do që të trajnohet për të bërë një punë...
KQZ kërkon ti atribuojë vetes disa kompetenca të cilat nuk parashikohen në kodin zgjedhor. KQZ ka detyra të tjera të rëndësishme për administrim e proceseve zgjedhore, për trajnimin e gazetarëve ka institucione të tjera , shoqata, borde, dhe KQZ nuk është e certifikuar të japë certifikata për gazetarët dhe tu diktojë modele se si duhet të raportojnë gjatë procesit zgjedhor.

Shqiptarja.com ka qenë e pa ra gazetë që ka publikuar këto propozime nga ana KQZ. Si  e zbuluat, janë dërguar në mënyrë të fshehtë nga ana e KQZ apo dërgohet në mënyrë periodike pasi ju keni zbuluar se çfarë ka në përmbajtje?
Janë dy raporte, raporti i parë që u ka shkuar është bërë publik, ka një natyrë të fshehtë. Ky dokument është reflektuar në raportin vjetor që KQZ i ka dërguar Kuvendit, posaçërisht për vitin zgjedhor 2017. Dhe tek ky raport ndër të tjera KQZ duke bërë analizën e procesit zgjedhor, i propozon Kuvendit 20 rekomandime për ndryshimin e Kodit Zgjedhor. Ky ishte zbulimi.

Skena politike shqiptare prodhon debat ndoshta dhe për çështje nga më banalet, përsa i përket media, kontrollit hapësira që duhet të ketë media, fushatat elektorale sidomos reforma zgjedhore në tersi duket se  partitë politike bien dakord, nuk është se e kundërshtojnë njëra-tjetrën. As sot që Shqiptarja.com e ka publikuar nuk kemi asnjë reagim.
Vetë KQZ është një organ pavarësisht se është formal, është organ kushtetues. Por KQZ është një organ politik sepse aty janë 4 parti politike që kanë propozuar anëtarët dhe ata deri diku përfaqësojnë dhe reflektojnë  vullnetin e partive politike. Mbase jo rastësisht KQZ nuk është fokusuar kryesisht në çështjen e medieve, tek kontrolli i medieve dhe jo tek çështjet e mprehta që karakterizojnë zgjedhjet në Shqipëri.

Do  të ndalohen emisionet satirike që të bëhen humor me kandidatët dhe pse mund të quhet një fyerje dhe të ndikojë tek figura e kandidatit?
Janë në shënjestër emisionet me natyrë komike ku ironizohen fenomene të ndryshëm të politikës por  dhe të kandidatëve.  KQZ  propozon dhe shpreh shqetësimin se fushata zgjedhore fillon gjithmonë përpara afatit të parashikuar në kodin zgjedhor, 30 ditë para ditës së zgjedhjeve. Dhe KQZ kërkon që kontrollin e medieve ta nisë për një afat të pacaktuar.

Si e shikoni rolin e autoritet të  medieve audovizive në të gjithë këtë deri tani, pasi nuk është sqaruar se çfarë do të ndodhë. Roli i AMA, asnjë reagim...
Nuk ka reagim dhe nuk dua ta paragjykojë, sepse mbase nuk është vënë në dijeni dhe do presim ditët ne vijim që mund të kemi një qëndrim.

Reagimi  i KQZ lidhur me këto propozime, Report Tv ka kontaktuar me zëvendësen KQZ, ndërsa ajo ka dhënë disa shpjegime në lidhje më atë se çfarë është diskutuar dhe cili është rreziku i këtyre propozimeve..
Versioni i KQZ nuk është plotësisht i saktë se i referohet vetëm njërit dokument dhe nuk i referohet  një raporti vjetor. Se në raportin vjetor KQZ thotë se këto janë propozimet për ndryshimin e kodit zgjedhor. Nuk ia dërgon për mendim Kuvendit po i kërkon që këto propozime të reflektohen në amendamentet që do të hartohen për ndryshimin e Kodit Zgjedhor.

Nëse këto propozime miratohen, cilat janë procedurat e mëtejshme?
Do kalojë ne filtrin e eksperteve që partitë politike kanë ngritur për hartimin e  amendamenteve për ndryshimin e kodit zgjedhor. Do kalojnë dhe për reformën zgjedhore. Do miratohen nga komisioni për reformën zgjedhore dhe faza e fundit është kalimi në parlament për votë përfundimtar dhe për të hyjë në fuqi. Dhe është një kohë e gjatë ka kohë për reagime dhe reflektime dhe një reagim më të fuqishëm nga media dhe grupet e tjera.

OSBE dhe ODIHR  luajnë një rol këshillues apo përcaktues? Mund të parandalojë diçka?
Ka rol këshillues, sugjerues sepse sovrane  është parlamenti. Por të paktën ka një marrëveshje midis dy partive kryesore PD dhe PS për të reflektuar në amendamente për ndryshimin e kodit zgjedhor të gjitha propozimet që ka bërë OSBE ODIHR pas zgjedhjeve në 2015  dhe 2017 si  dhe për çdo mosmarrëveshje midis palëve ti dërgohen për mendim për ekspertizë ndërkombëtare.

d.b/shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

NBA/ Oklahoma lider në Perëndim, Bucks humbasin sërish! Fitojnë Miami e Memphis

NBA/ Oklahoma lider në Perëndim, Bucks humbasin sërish! Fitojnë Miami e Memphis