Këshilli politik, palët dalin më të përçara se kurrë! Bylykbashi: Presim përgjigjen e Gjiknurit për ODIHR! Hajdari: Propozimi i PS nuk hap listat!

TIRANË - Edhe këtë të premte (18 shtator), Këshilli Politik nuk ka arritur një marrëveshje për të çuar përpara procesin për reformën zgjedhore. Mbledhja e cila zgjati përreth 2 orë, pati shkëputje për shkak se palët nuk kanë rënë dakord për propozimet e tyre dhe janë larguar.

Fillimisht PS ka shkuar në mbledhje me një draft të zbardhur dhe nga Report TV ku kërkoheshin listat e hapura me kusht dhe uljen e pragut në 3%. Në anën tjetër, opozita e bashkuar erdhi me kërkesa të tjera pavarësisht thirrjes së Gjiknurit disa ditë më parë për të dorëzuar një listë propozimesh.

PD dhe LSI dorëzuan kërkesën për të marrë ekspertizën nga ODIHR, pasi sipas tyre mazhoranca kërkon të bëjë ndryshime të njëanshme. Pasi shpalosën këtë kërkesë, Bylykbashi dhe Vasili ikën nga mbledhja teksa për mediat thanë se janë në pritje të Gjiknurit për një përgjigje lidhur me kërkesën e tyre.

Por për përfaqësuesin e PS-së, kërkesa për ndihmën e ODIHR duhet të vijë në një moment kur të ketë një draft të dakordësuar nga dy palët dhe tu kërkohet vlerësimi. 

Rudina Hajdari për mediat tha se PS po bën një hap prapa me draftin dhe kërkesat e sjella në mbledhjen e këshillit politik.

Pas disa minutash, Bylykbashi foli sërish për mediat dhe deklaroi se ata janë të gatshëm që sërish të rikthehen në këshill gjatë ditës nëse Gjiknuri ndërron mendje.

Propozimi i plotë i mazhorancës:

Kuvendi i Republikës së Shqipërisë ka miratuar në datën 30.07.2020 ligjin nr. 115/2020 “Për disa ndryshime në ligjin nr. 8417, datë 21.10.1998 “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.” Këto ndryshime të Kushtetutës kanë hyrë në fuqi në datën 7 Shtator 2020.  

Është detyrë dhe përgjegjësi kushtetuese e Kuvendit të miratojë ndryshimet përkatëse në Kodin Zgjedhor që të zbatojnë përcaktimet kushtetuese në fuqi për çështjet e zgjedhjeve. Amendamentet e propozuara paraqiten dhe kanë pikërisht këtë qëllim.

Në vlerësimin e Partisë Socialiste këto amendamente përbëjnë platformën më të mirë të mundshme, të konsensusit sa më të gjërë mes mazhorancës qeverisëse, opozitës parlamentare dhe opozitës jashtëparlamentare, për shkak se plotësojnë çdo kërkesë të artikuluar prej tyre.

Më konkretisht, amendamentet e propozuara parashikojnë:

1.  LISTA E KANDIDATËVE të partisë apo të koalicionit zgjedhor do të jetë 100% E HAPUR. Të gjithë kandidatët në listë i nënshtrohen votimit parapëlqyes nga zgjedhësit. Çdo zgjedhës ka të drejtën që krahas partisë apo koalicionit zgjedhor të vendosë shenjën edhe tek emri i një kandidati/kandidateje të preferuar. U jepet e drejta zgjedhësve që të ndryshojnë renditjen e kandidatëve dhe respektivisht ndarjen e mandateve duke vlerësuar ata kandidatë që demonstrojnë që gëzojnë një mbështetje të madhe, edhe mbi vet renditjen e partisë që i propozon. Një parim i tillë aplikohet në një sërë vendesh me sistem të ngjashëm elektoral ku zgjedhësit kanë të drejtë të ri-rëndisin kandidatët e rrjedhimisht mandatet e fituara elektorale. Në vëmendje mund të sjellim shembujt e Austrisë, Kroacisë, Republikës Çeke, Suedisë.

2.  PRAGU MINIMAL PËR NDARJEN E MANDATEVE për Kuvendin, mes koalicioneve dhe/ose partive garuese jashtë koalicioneve (subjekte elektorale) është 3% E VOTAVE TË VLEFSHME NË SHKALLË VENDI. Ky prag i propozuar bazohet në standardet më të mira demokratike në fushën e zgjedhjeve dhe është pranuar edhe nga Komisioni i Venecias në një sërë opinionesh të tij.

3. GJINIA MË PAK E PËRFAQËSUAR garantohet se do të jetë JO MË PAK SE 30% e përbërjes së Kuvendit edhe në kushtet e zbatimit të listave të hapura plotësisht. Një në tre emra të njëpasnjëshëm i përkasin gjinisë më pak të përfaqësuar, si në listën paraprake të depozituar nga subjekti zgjedhor ashtu edhe në listën përfundimtare të mandateve të fituara nga subjekti zgjedhor.

4.  KOALICIONI ZGJEDHOR parashikohet si SUBJEKT ZGJEDHOR QË KONKURON NË ZGJEDHJE. Pragu elektoral për koalicionet zgjedhore është 3 % dhe është i njëjtë me pragun elektoral që duhet të plotësojë një parti politike që konkuron e vetme në zgjedhje. Në momentin e regjistrimit, koalicioni duhet të deklarojë partinë politike udhëheqëse të koalicionit. Marrëdhëniet midis partive pjestare të koalicionit dhe detyrimet reciproke midis tyre rregullohen në marrëveshjen e koalicionit, e cila është pjesë e dokumentacionit që depozitohet nga koalicioni në KQZ.

5. PARTIA POLITIKE OSE KOALICIONI ZGJEDHOR, që është regjistruar në KQZ si subjekt zgjedhor për zgjedhjet në Kuvend, DEPOZITON NË KQZ LISTËN SHUMËEMËRORE të kandidatëve të tij për çdo zonë zgjedhore jo më vonë se 50 DITË PARA DATËS SË ZGJEDHJEVE.

6. Emrat në listën shumemërore të subjektit zgjedhor paraqiten të renditura sipas rendit shifror, duke filluar nga numri një. SUBJEKTI ZGJEDHOR NUK MUND TË NDRYSHOJË renditjen e kandidatëve të listës pas regjistrimit të saj. KANDIDATËT RI-RENDITEN VETËM NË ZBATIM TË PËRLLOGARITJES SË VOTAVE PARAPËLQYESE dhe plotësimit të kushtit ligjor për kuotën gjinore

7. Pas ndarjes së mandateve të fituara mes koalicioneve dhe/ose partive garuese jashtë koalicioneve (subjekte zgjedhore), KQZ përllogarit shpërndarjen e mandateve për kandidatët fitues për secilin subjekt zgjedhor (koalicion zgjedhor ose parti garuese jashtë koalicioneve). Shpërndarja e mandateve fillon pas RI-RENDITJES FINALE TË KANDIDATËVE DUKE PATUR PËR BAZË TRE ELEMENTË: së pari, rënditjen e tyre në listën e dorëzuar paraprakisht në KQZ nga subjekti; së dyti, numrin e votave parapëlqyese të secilit kandidat; dhe së treti, numrin e votave që i janë dashur subjektit për të nxjerrë një mandat deputeti në këtë zonë zgjedhore.

Amendamentet ruajnë koalicionet dhe garantojnë garën e ndershme zgjedhore. Formula e ndarjes së mandateve brenda partive të koalicionit, sipas marrëveshjes së koalicionit, përcaktohet në bazë të votave që merr çdo kandidat i listës së koalicionit dhe formulës së përcaktuar në ligj si për të gjithë kandidatët e tjerë të partive që garojnë më vete. Ky është modeli që kanë të gjtha vendet evropiane që kanë sistem proporcional rajonal me votë preferenciale.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:59
Këshilli Politik, Bylykbashi: Gati të vijmë sërish në mbledhje sot, nëse PS firmos për asistencën e OSBE (VIDEO)

Përfaqësuesi i PD-së, Oerd Bylykbashi tha se Gjiknuri ka ende kohë të kthejë përgjigje për të kërkuar asistencë nga OSBE/ODIHR. Nëse PS pranon, tha Bylykbashi opozita është e gatshëm të mblidhet sërish sot, por që duhet firmosur nga palët një fletë ku kërkohet asistenca e ODIHR.

"Ne bëmë kërkesën zyrtare që përfaqësuesit e Partisë Socialistë të bien dakord për të dorëzuar kërkesë për të marrë asistencë nga OSBE/ODIHR në përputhshmëri me standardet për propozimet që bëjnë, ishim të gatshëm të vazhdonim mbledhjen për aq kohë sa PS të kërkonte, por e bojkotit. Nëse reflekton mund të rikthemi po sot për të vijuar mbledhjen. Nëse po duhet nënshkruar një letër për asistencë të OSBE ODIHR, dhe nëse nuk pranon le ta sjellë më shkresë si refuzim zyrtar", tha Bylykbashi.

Ora 13:13
Gjiknuri: Opozita kërkon të krijojë krizë artificiale! Tek ODIHR të shkojmë me produkte konkrete (VIDEO)

Ekspertiza e ODIHR është kthyer në një "mollë sherri" në tryezën e Këshillit Politik mes palëve teksa opozita kërkon ndihmën e ndërkombëtarëve.

Ndërkohë pas takimit, Damian Gjiknuri thotë se ekspertiza e ODIHR kërkohet vetëm në momentin kur kemi një draft dhe jo me teori.

Ai thotë se kjo është një tentativë për të hedhur në erë procesin dhe të krijojnë një krizë artificiale.

"Të gjithë e patë që sot PD bojkotoi këshillin politik me të njëjtat qëndrime. Kanë synim të hedhin në erë këtë proces dhe të krijojnë një krizë artificiale. Është një sebep për të mos treguar krizën e brendshme të opozitës. Këtu po bëhen sikur po zihen për procedura. ODIHR është organizatë e specializuar mbi produkte konkrete. Ne sollëm një draft konkret. Parashikohet vota parapërlqyese për çdo kandidatë. Konflikti është i stisur pasi ODIHR shprehet mbi draftin. Në tetor fillon KQZ dhe nuk mund ta çojmë konfliktin deri atëherë. Le të vijnë me rekomandime konkrete. Variantin tonë e gjeni në çdo variant europian. Opozita nuk kërkon që të qëndrojnë në këshill. Unë i bëj thirrje, hajde të diskutojmë mbi draftin që dorëzuam. Nuk mund të kërkojnë një ekspertizë kur nuk kemi një draft. PD të bëjë njëherë koment mbi draftin. Nuk ka ndodhur që në një institucion të shkohet me ide teorike. Partitë vendosin kandidatët e tyre, elektorati e di shumë mirë se për kë do votojnë. Ky është sistemi i njohur në Europë. Nëse ata nuk vijnë kuvendi ka një detyrë. Ndaj dhe unë deri më 30 shtator të dorëzoj draftin për kodin zgjedhor" - tha Gjiknuri.

Ora 13:10
Hajdari: Propozimi i mazhorancës nuk hap listat, PS po bën një hap pas (VIDEO)

Edhe Rudina Hajdari doli e revoltuar nga mbledhja duke thënë se propozimi i sjellë nga mazhoranca ka në thelb të saj të mos hapen listat. Ajo tha se PS po bën një hap pas dhe se kjo mënyrë e hapjes së listave duke zgjedhur vetëm një kandidat preferencial nuk është ajo që duan qytetarët shqiptarë.

"Propozimi i PS është një propozim i papranueshëm, dhe të kuptoni që kërkon të mos hapë listat dhe ata thanë se kanë merak përzgjedhjen e grave në parlament. Po ta shikoni renditja e kandidatëve të rri e njëjtë dhe vetëm një kandidat preferencial të vijë nga jashtë që do të thotë se listat janë  praktyikisht të mbyllura. PS po bën një hap pas, nuk është kjo lista e hapur dhe ajo që këkrojnë qytetartë. Kryetarët e partisë kanë ende fuqinë të vendosin në listë kë të duan, është një trup për të mbajtur listat e mbyllura, PS të reflektojë mbi këtë propozim. Nuk ndryshon asgjë. Ajo që është e rëndësishme është mbajtja e listave të hapura", tha Hajdari.

Ora 12:53
Opozita e bashkuar bojkoton mbledhjen e këshillit: Nuk pranojmë diskutimet mbi draftin e paraqitur nga mazhoranca

Mbledhja e Këshillit Politik është pezulluar momentalisht pasi opozita e bashkuar ka bojkotuar takimin.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se ata nuk kanë pranuar diskutimet mbi draftin e paraqitur në këshill nga ana e mazhorancës.

Përfaqësuesit Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili në deklaratë për mediat thanë se dorëzuan kërkesën për ekspertizën e ODIHR ndaj presin përgjigjen e Gjiknurit. Vetëm atëherë do të rikthehen sërish në takim. Gjithashtu Bylykbashi tha se PS po bojkoton marrëveshjen e 14 janarit.

"Ne sollëm kërkesën me shkrim për të aktivizuar mekanizmin e zgjidhjes së mosmarrëveshjes. Ne kërkojmë zyrtarisht nga PS ndërhyrjen e ndërkombëtarëve. Sapo Gjiknuri të bie dakord ne do ulemi sërish. Ne kemi bërë kërkesë zyrtare dhe presim përgjigje. Ne jemi të gatshëm të rikthehemi po pranuan kërkesën tonë. Ne nuk lëvizim nga kërkesat tona. PS po bojkoton marrëveshjen e 14 janarit. Nëse nuk gjendet konsensus i drejtohemi ODIHR" - tha Bylykbashi.

 

Ora 12:41
Këshilli Politik, opozita e bashkuar dorëzon kërkesën për ekspertizën nga ODIHR

Në fillimin e mbledhjes së Këshillit Politik, opozita e bashkuar ka dorëzuar në tryezë kërkesën për të marrë ekspertizën e OSBE-ODIHR.

Kërkesa e plotë:

Këshilli Politik është ngritur dhe funksionon mbi bazën e Marrëveshjes Politike të 14 Janarit 2020 dhe në themel të tij ka konsensualitetin. Zbatimi i plotë dhe joselektiv i kësaj marrëveshje garanton githëpërfshirjen në realizimin e një Reforme Zgjedhore konsensuale. Nëse palët nuk i qëndrojnë marrëveshjes dhe i imponojnë njëra-tjetrës akte të njëanshme, Këshilli Politik e humbet funksionin e tij.

Marrëveshja e 14 Janarit 2020 përmban një klauzolë themelore për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes palëve. Sipas kësaj klauzole, në rast mosdakordësie për çështje të caktuara, do të kërkohet opinioni dhe asistenca nga ekspertiza ndërkombëtare e OSBE/ODIHR, me qëllim gjetjen e një zgjidhjeje të pranueshme. Kjo pikë përcakton qartë që në Këshill kriteri themelor është konsensusi dhe se çdo zgjidhje duhet te jetë e pranueshme nga palët. Kjo klauzolë mundëson marrjen e opinionit dhe ndihmës së specializuar mbi çështjet e debatuara përpara se ato të draftohen bashkërisht me konsensus.

Partia Socialiste propozon ndryshimin e mekanizmit të garimit zgjedhor dhe të formulës përkatëse që kthen votat në mandate, e që përfshin edhe koalicionet. Ky propozim i njëanshëm, është i papranueshëm për Opozitën, sepse ai ndryshon rregullat bazë të garimit dhe shpërndarjes së mandateve të mbledhura në garën zgjedhore, pa shkak të ligjshëm dhe vetëm 4 muaj para fillimit të regjistrimit të subjekteve zgjedhore. Duke qenë se Presidenti i Republikës ka dekretuar datën e zgjedhjeve dhe procesi zgjedhor ka filluar, kjo përbën ndryshim të rregullave në mes të procesit zgjedhor.

Argumenti i Partisë Socialiste se ndryshimet e njëanshme kushtetuese të 30 Korrikut, diktojnë ndërhyrjen në Kodin Zgjedhor në lidhje me formulën e koalicioneve dhe atë të shpërndarjes së mandateve, është tërësisht i pabazë. Këto ndryshime nuk kanë hequr nga Kushtetuta koalicionin si formë organizimi politik në garën zgjedhore. Kjo formë vazhdon të mbetet në fuqi në Kushtetutë. Formulimet e Kodit Zgjedhor në fuqi, përfshirë ato të dakordësuara mbi bazën e marrëveshjes së 5 qershorit 2020 dhe të miratuara më 23 Korrik, janë plotësisht në përputhje me Kushtetutën dhe standartet e OSBE-së dhe Këshillit të Europës.

Meqë mazhoranca kërkon të ndryshojë rregullat pa shkak të ligjshëm dhe në mënyrë të njënashme dhe ky propozim nuk pranohet nga Opozita, për shkak se bie ndesh me standartet e OSBE-ODIHR dhe Këshillit të Europës, ndodhemi përpara një mosdakordësie. Rrjedhimisht, sipas Marrëveshjes së 14 Janarit të nënshkruar nga të dy palët, Këshilli Politik duhet të kërkojë paraprakisht opinionin e ekspertëve të OSBE/ODIHR-it dhe të pranojë asistencën e tij. Publikisht, OSBE-ODIHR ka rikonfirmuar gatishmërinë për të dhënë ekspertizë për Këshillin Politik, me qëllim gjetjen e një zgjidhje të pranueshme.

Për këtë qëllim, në përputhje me pikën 2, paragrafi i tretë, të Marrëveshjes për kornizën e bashkëpunimit për Reformën Zgjedhore të 14 Janarit 2020, në emër të Opozitës kërkojmë që Këshilli Politik t’i kërkojë zyrtarisht OSBE/ODIHR-it asistencë për gjetjen e një zgjidhje të pranueshme për palët, në përputhje me standartet e OSBE-ODIHR dhe Këshillit të Europës për zgjedhje të lira dhe demokratike.

Opozita është e gatshme të japë kontributin e saj për dërgimin pa vonesë të kërkesës për asistencë, në mënyrë që Këshilli Politik të përmbushë në kohë detyrën e tij.

/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Rahman Gashi: 18/09/2020 13:50

    Vajza e kriminelit dhe hajdutes. Ca pret

    Përgjigju
    • Pret...: 18/09/2020 15:22

      Vrasesin Berishe ti beje temena...

  • Durim madhi: 18/09/2020 13:44

    o Brravo luul mona kur keni para kta koqet e ps nenen leroini do i kishte pjerdhur me sala kta coni ore dtaftin ne parlament dhe votoheni ca ju lepiheni ktyre mjeshtrave te mashtrimit keni 2 vjet reforma zgjedhore reforma zgjedhore doni dakortesin e saliut kur ai sju ka pjerdhur asnjeher edhe presidentin e zgjodhi antarin e kryesi vet nishanlliun

    Përgjigju
    • A...Zh: 18/09/2020 15:10

      Po ne fakt. Na eshte kthyer ky Keshilli Politik si Byroja Politike ne diktatur. Kane gjetur PS-ne qe as nuk te q* as nuk te leshon, prandaj e hedhin sh**** perpjete keta. Shkoni ne Kuvend e kryeni pune, or te lodhur! Perndryshe mos kerkoni vota ne zgjedhje, por jepjani pushtetin ne tavoline opozites.

  • Populli: 18/09/2020 13:30

    Shkelje te marreveshjes, ndryshime kushtetuese per interesa personale dhe pa Ok e nderkombetareve, drafte per gjoja lista te hapura etj etj etj. Rrofte Rilindja me ne kryer Liderin Global, pastaj me ne krye Tau Tau Yarisin e ne fund Kone Bracen qe vetem leh po nuk kafshon!

    Përgjigju
    • Populli: 18/09/2020 19:48

      Qeke si ata politikanet e mandatit te pare te Rilindjes, gjithe trafikante, perdhunuesa, vrases, hajduta etj etj. Degjo intervisten e Gjiknurit ne tv tjeter sot mbasdite se ta konfirmoj vete. Po kur nuk lexon, di vetem te shash e te nxjerresh vrer, tipike Rilindase.

    • politikani: 18/09/2020 17:47

      ti o popupull qenke nji kokerr injoranti e dukesh qe je legeni i shqupit qe te japin ndonje kocke.ku e shef ti qe vendoset nga kryetari i partise deputetet.do zgjidhen nga votuesit o rrot kollodoku keni vesh e sy vetem per perrallat e shqupit dhe na beni kopetentin por jeni vetem legena per te shitur fara te cadra e harixhinjve

    • Populli: 18/09/2020 15:13

      Kur nuk lexon keshtu eshte. Drafti thote me liste preferenciale! Dmth ti do votosh preferencen e kryetarit, dhe emri qe do fitoje eshte ai sipas qejfit te kryetarit! Shpikje alla Rilindje. Kur e kundershton dhe Rudina qe eshte pale me Liderin Boteror juve pse ju djeg apo se doli genjeshtra e rradhes e Rilindjes

    • @popullin: 18/09/2020 14:37

      Ku e sheh ti te lutem gjoja lista te hapura?!! A nuk ishin propozimet e OSBE-ODIHR ne tavoline dhe u anashkaluan gjithe koehn dhe tani dashkan mendimin e tyre?! PD-LSI part per interesa te dy personave, qe ne te njejten kohe jane ata qe duhet te pergjigjen per 1000 te zeza

    • Askushi: 18/09/2020 14:02

      Shyqyr populli nuk ka trute e tua se nuk e di ku do ishte shqiperia.

  • AltinTop: 18/09/2020 13:22

    politikane qe vec politike nuk bejne... njeri me mafioz se tjetri... tani radhen e kane ambasadoret me ultimatumet e tyre qe nuk i plas kujt per to...

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 18/09/2020 12:54

    Ky keshilli politik eshte Këshilli I Pordhës Ik.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Ne blejmë më shtrenjtë se qytetarët e BE', deputetja e PL-së: Shëndeti i shqiptarëve kërcënohet si nga prodhimi vendas dhe ai i importit

'Ne blejmë më shtrenjtë se qytetarët e BE', deputetja e PL-së: Shëndeti i shqiptarëve kërcënohet si nga prodhimi vendas dhe ai i importit