Propozimi për hartën e re gjyqësore, KLGJ pritet të nisë në fillim të nëntorit konsultimin publik! Objektiv, miratimi brenda janarit të 2022

Pas propozimit të një harte të re gjyqësore, ku kërkohet që të shkrihen 10 gjykata në vend dhe të krijohet një gjykatë e vetme Apeli në Tiranë, duket se puna vijon në këtë drejtim. Pas konsultimit me Ministrinë e Drejtësisë, pritet që në fillim të muajit nëntor, KLGJ të nisë konsultimin publik. Harta e prezantuar do të jetë fillimisht një draft dhe më pas finalja do të miratohet nga Këshilli i Lartë Gjyqësorë që ka 11 anëtarë. 

Objektivi i KLGJ është që brenda janarit të 2022, të miratojë hartë e re gjyqësore dhe të nisë funksionimi me 12 gjykata të shkallës së parë, të njohura si gjykata fakti dhe një gjykatë apeli.

Pak ditë më parë, 'Report Tv, mësoi se 10 gjykatat që do të shkrihen janë;Tropoja, Puka, Mati, Kruja, Kavaja, Lushnja, Përmeti, Saranda, Pogradeci, Kurbini. Ndërkohë nga 6 gjykata Apelit, që janë aktualisht propozohet vetëm një në Tiranë. Do të shkrihen gjykata e Apelit në Korçë, Durrës, Gjirokastër, Vlorë, Shkodër.

Harta ka sjellë edhe përplasje mes Këshillit të Lartë të Prokurorisë, ku KLP thotë se KLGJ nuk i ka përfshirë në grupin e punës. Shkrija e gjykatave sjell automatikisht shkrirjen e prokurorive, ndërkohë që KLGJ ka njoftuar se ka marrë dakordësinë e Prokurorit të Përgjithshëm Olsjan Çela për këtë draft.

Në një propozim të mëparshëm KLGJ kërkoi që nga 34 gjykata që janë aktualisht të ngelen 15, dhe vetëm një Gjykatë Apeli në Tiranë.  Sipas draftit, propozohet që nga 22 gjykata të shkallëve të parë të bëhen 12 nga gjashtë gjykata administrative të bëhen 2 dhe nga gjashtë apele të bëhet një në të gjithë vendin.

 

Neni i ligjit për gjyqësorin për kompetencën e KLGJ

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:17
Prokurori i Përgjithshëm Çela: Harta e re gjyqësore, urgjente! Duhet të marrim masa drastike të amortizojmë vakancat në sistem

1634299027_CELA.jpg

Prokurori i Përgjithshëm Olsjan Çela tha se harta e re gjyqësore është urgjente, dhe se duhet një plan afatmesëm që të amortizohen vakancat në sistemin e drejtësisë.

“Ne patëm një takim dje. Ka qenë një shqetësim që e kam paraqitur dhe në takimet e tjera, urgjencën e ndërmarrjes së një harte të re gjyqësore. Mendojmë se në një plan afatmesëm do arrijë të amortizojë vakancat e shumta në sistem. Kjo do të thotë se ne duhet të marrim masa drastike. Kjo masë nuk do të jetë e vetme. Do të merren masa edhe sa i përket funksionimit të shkollës së magjistraturës. Rigrupimi i prokurorive mendojmë se do të krijojë një shpërndarje më të drejtë të punës mes prokurorëve, si dhe një ngarkesë të përballueshme. Por prurjet e reja janë çelësi i zgjidhjes. Ne kemi kërkuar nga ILD deri tani inspektimin e 6 prokurorëve. Di që ka nisur procedimi për disa nga rastet”, u shpreh kryeprokurori.

Ora 13:22
Avokati Maks Haxhia: Shkrirja e gjykatave do të rrisë koston e qytetarëve! KLGJ nuk na mori mendim

Avokati Maks Haxhia tha se në një prononcim për Report Tv tha se shkrirja e gjykatave do të rrisë koston e qytetarëve në rrethe. Sipas avokatit mund të ulet numri i gjyqtarëve, por jo të mbyllet gjykata në rrethe.

Duke ju referuar një komunikimi me kryetaren e KLGJ-së, Haxhia tha se ajo i ka bërë me dije se gjykatat e Apelit do të mbyllen përkohësisht, dhe pasi të shtohet numri i gjyqtarëve do të shkojë përsëri sistemi në këto gjykata. Avokati nënvizoi KLGJ nuk i ka ftuar për të diskutuar në lidhje më ndryshimet në hartën e re gjyqësore.

‘Nuk e njoh me saktësi pasi nuk është bërë prezent as si objekt diskutimi për të gjithë aktorët e sistemit të drejtësisë për këtë strukturë të re të organizmit dhe shpërndarjes së gjykatave. Me aq sa kam pasur një takim me kryetaren të KLGJ-së, Gjykata e Apelit do të rrinë ashtu siç janë, por pasi nuk kanë gjyqtarë, do të grumbullohen në mënyrë të përkohshme në Tiranë.  Kjo do jetë e përkohshme, deri me plotësimin e numrit të gjyqtarëve dhe sipas kryetares do të shkojë përsëri sistemi në këto gjykata. Vetëm nëse do të ketë ndonjë prapaskenë. Nuk është bërë objekt diskutimi. Mund të ulet numri i gjyqtarëve dakord, por jo të heqësh gjykatën pasi kjo është një kosto për gjyqtarët.’- tha Haxhia.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë