Dy orë flakë, përplasje dhe bllokim, opozita mbyll protestën: Të largohet Rama

Opozita shqiptare zhvilloi sot për mbi dy orë një protestë në katër akse kryesore që të sjellin në Tiranë duke i bllokuar. Mosbindja civile e opozitës nisi në orën 10:00 dhe zgjati deri në orën 12:20 minuta, ndërsa u bllokuan akset; rrethrrotullimi i Bradasheshit në Elbasan, rrethrrotullimi në Çermë, rrethrrotullimi Milot dhe në Vorë.

Në Elbasan, Milot dhe në Vorë u shënuan incidente, ndërsa në Lushnje protestuesit kërkuan largimin e Ramës me këngë. Në Milot dhe në Elbasan u dogjën goma makinash, ndërsa në Vorë protestuesit u përplasën me një motorist dhe një drejtues makine. Gjithashtu në Milot policia dhe protestuesit u përplasën për disa minuta, por më pas situata u qetësua.

Shqiptarët janë ngritur dhe do të qëndrojnë derisa të largojnë këtë regjim kriminal. Kërkojmë lirimin e 11 kuksianëve, që mbahen padrejtësisht në burg. Burgu do të jetë për ministrat e korruptuar dhe jo njerëzit e thjeshtë. Kërkojmë heqjen e taksës së rrugës së Kombit për shqiptarët në Shqipëri dhe Kosovë. Kërkojmë shfuqizimin e TVSH kriminale për bizneset e vogla.

Populli refuzon autokracinë kriminale të Edi Ramës. E kemi dëgjuar që kur i ka punët pisk bën sikur tërhiqet, por më pas i godet pas shpine. T’i japim fund padrejtësisë dhe vjedhjes. Iu falënderoj dhe garantoj se PD dhe opozita është dhe do të jetë në krahun tuaj, ky është vetëm fillimi i përgjigjes popullore. Ne do u kthejmë qytetarëve drejtësinë e pa kapur.

Deklarata e Lulzim Bashës nga Vora

Edi Rama sot mori një mësim shumë të mirë, por ky është vetëm fillimi i fundit të tij. Ai e di shumë mirë, sepse po nuk u tërhoq nga taksa e Rrugës së Kombit, po nuk liroi djemtë kuksianë, po nuk hoqi TVSH-në për biznesin e vogël, po nuk riktheu në listën e ndihmës ekonomike mbi 20.000 familje, po nuk hoqi taksën e pronës, po nuk uli çmimin e pronës dhe të gjitha taksat që po i marrin shpirtin shqiptarëve çdo ditë e më shumë, për të pasuruar dhe për të fryrë xhepat e oligarkëve të tij kjo protestë nuk do të ndalojë.

Nuk do të ndalojë, sepse nuk do të ndalojnë më shqiptarët. Shqiptarët nuk kanë më asnjë arsye, dhe asnjë mundësi më shumë për të mbijetuar në këtë varfëri që ai ka instaluar. Ai duhet të tërhiqet nga rruga ku ka hyrë dhe të largohet një orë e më përpara nga ethet e tij, të uzurpimit jo vetëm të shtetit, të drejtësisë dhe të policisë, por të largohet dhe nga tavolinat e shqiptarëve.  I ka përmbushur pritshmëritë protesta? Protesta e sotme ka përmbushur pritshmëritë tona, duke parë reagimin qytetar, ku njerëzit vetëm për një ditë e kanë kuptuar dhe i janë përgjigjur thirrjes të kukasianëve. Por ky është vetëm fillimi i fundit të tij.

Nëse ai nuk tërhiqet nga zullumet e tij që ka bërë, ne nuk do të ndalojmë. Ne nuk kemi bllokuar rrugët për shqiptarët, ne kemi bllokuar rrugën e drogës së Edi Ramës për të çliruar rrugën e kombit të shqiptarëve drejt BE-së. Ky është organizimi i qytetarëve. Tashmë politika ka ngelur në duart e qytetarëve.

Deklarata e Monika Kryemadhit


Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:09
Pamje me dron/ Opozita mbyll protestën në Lushnje

Opozita ka mbyllur protestën në Lushnje. Report Tv sjell pamje me dron protesta në Çermë të Lushnjes, ndërsa deputeti i PD, Alibeaj u shpreh se nuk është shënuar asnjë incident.

Pyetjes nga Report Tv se në protestë ka vetëm burra, deputeti i PD, Alibeaj u përgjigj se kryefamiljarët kanë hallin madh për të siguruar bukën.

Fakti që ka më shumë meshkuj nuk është e vërtetë. Kryefamiljarët kanë hallin madh për të siguruar bukën, kanë barrën e madhe. Por ka edhe zonja dhe të reja, që kanë gjetur mjetin për të shfryrë. Kjo është një shoqëri maskiliste.

Kjo është një protestë e qytetarëve. Qytetarët duan të rrinë gjatë gjithës kohës, durimit i ka ardhur fundi. Ne jemi këtu për të ruajtur qetësinë, nuk ka ndodhur asnjë incident

Deklaroi deputeti i PD, Alibeaj



Ora 12:05
Kryemadhi nga Bradasheshi: Rama teatër në Kuvend, të lirojë kuksianet!

Nga Bradasheshi, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, lidhur me taksën në Rrugën e Kombit. Kryemadhi e cilësoi deklaratën e Ramës se nuk do të vendoset taksa deri sa të gjendet një zgjidhje një teatër.

“Për të gjithë këtë reagim qytetar, reagim i domosdoshëm, një reagim qytetar për t’i treguar qeverisë që zot të këtij vendi janë shqiptarët dhe nuk janë një grusht njerëzish. Duhet të jenë qeveritë që duhet të kenë frikë nga populli dhe populli nga qeveritë. Duhet të jemi më pranë qytetarëve, më pranë tyre. Çdo rrugë, çdo udhëkryq që hyn

Është shumë e domosdoshme për të pasur një reagim qytetar. Sot njerëzit ndihen më të çliruar për shkak të protestës së tyre, por kjo nuk mbaron. Kjo s’ka lidhje me politikën. Ajo që është më e rëndësishme, është lirimi i kuksianëve, heqja e takës së Rrugës së Kombit. Kthimin në ndihmën ekonomike të 20 mijë familjeve, uljen e taksës së ujit.

Mendojmë që këto janë kërkesa konkrete, shumë të thjeshta, që ofrojnë një mundësi dhe një çlirim për të jetuar shqiptarët.

Rama doli si psikolog në parlament për të fituar kohë, ky është teatri i radhës. E kemi parë të qajmë, sa herë është në hall. Gjëja e parë është të lirojë kuksianët, pse nuk i liron kur u tërhoq nga taksa në rrugën e kombit. E njoh shumë mirë, kur është në hall bëhet urë, por kur ndihet i fortë i rikthehet arrogancës së tij.

Sot ne më shumë se kurrë jemi pranë qytetarëve dhe nuk ndalemi deri sa Rama të tërhiqet. Heqja e taksës së Rrugës së Kombit"

Monika Kryemadhi, kryetare e LSI

Ora 11:54
Protesta në Lushnje, opozitarët kërkojnë largimin e Ramës me këngë

Protestuesit e opozitës në Lushnje ia kanë marrë këngës, ndërsa vijojnë që të mbajën të bllokuar rrugën prej orës 10:00. Protestuesit kërkojnë largimin e Edi Ramës dhe një qeveri të re. “Duam një qeveri të re pa Ed Enverin” është një nga vargjet e protestuesve në Lushnje.

Ora 11:43
Pas Elbasanit, edhe në Milot protestuesit opozitarë kanë djegur goma

Pas Elbasanit edhe në Milot protestuesit e opozitës kanë djegur goma në rrugë. Flamur Noka deklaroi se protesta do të vijojë deri në largimin e Edi Ramës. “Mosbindja civile sapo ka nisur. Do të qëndrojmë këtu deri sa të rrëzojmë Edi Ramën” deklaroi ai.


Djegia e gomave nga protestuesit ne Milot

Ora 11:23
Të sëmurët me urgjencë drejt Tiranës, protestuesit iu hapin rrugën ambulancave në Bradashesh

Protestuesit e opozitës në Bradashesh i kanë hapur rrugën një ambulance, që po sillte me urgjencë drejt Tiranës një të sëmurë. 



Gjithashtu, një tjetër ambulancë është lejuar të kalojë, në momentin që drejtuesja e protestës në Bradshesh të Elbasanit, Monika Kryemadhi, po mbante fjalën e saj. 

Opozita ka nisur sot mosbindjen civile, ku ka bllokuar katër rrugët kryesore të vendit, Basha ndodhet në Vorë, Kryemadhi në Bradashesh, ndërsa janë bllokuar dhe Çerma e Miloti. 

Ora 11:11
Bllokohet qarkullimi edhe në Lushnje, opozitarët në rrugë

Përpos Milotit, Vorës dhe Bradasheshit, opozita ka bllokuar qarkullimin edhe në rrethrrotullimin e Çermës. Në rrugë për të protestuar ka dalë një numër i konsiderueshëm simpatizantësh opozitarë, ndërsa në krye janë deputetët e opozitës që janë zgjedhur në Durrës dhe në Jug.

Ora 11:01
Basha video-selfie nga Vora, protestuesit: Rama ik

Kryetari i PD, Lulzim Basha ndodhet në Vorë në krye të protestës së opozitës duke bllokuar rrugën. Përmes një video-selfie nga Vora ku ka kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama ai shprehet “Kundër qeverisë që burgos popullin dhe liron kriminelët”. Ndërsa qytetarët brohorasin “Rama ik”, “poshtë Edi Rama”.

Ora 10:30
A do ketë dhunë? Basha flet nga Vora: Ja kush vendos, Rama privatizoi shtetin

Kreu demokrat, Lulzim Basha, ka folur nga Vora, aty ku ndodhet në protestë, duke bllokuar një ndër rrugët kryesore të vendit. Basha tha se thelbi i kësaj proteste është privatizimi i shtetit nga Edi Rama. 

"Nuk kam informacion për përplasjet në Milot. Policia e privatizuar e Ramës do ti kthehet popullit. Protestë e  paligjshme? Është legjitime dhe e ligjshme. Është i paligjshëm shteti privat e kriminal i Ramës.

Jam këtu me bashkëshorten. Unë jam në krah të qytetarëve, ky është shteti që burgos popullin dhe lë të lirë kriminelët. Rama ka kapur drejtësinë politikisht. Dje shtetrrethim për 23 kuksianë sikur të ishin terroristë dhe lë të lirë Habilajt, Balilin, të gjithë me drogë. Shkoni shikoni shtëpinë e Tahirit dhe shtëpitë e kuksianeve dhe e kuptoni. Drejtësia e Ramës fut në burg popullin.

Do jemi në krah të qytetarëve në cdo hap. Takimi me Fleckenstein kam një komunikatë. Është diskutuar protesta dhe i kam shprehur mendimet e mia dhe i ka të qarta. Integrimin e vendit e cenon kjo qeveri kriminale. Rama ka katandisur shtetin në privat, ky është thelbi i protestës sot, privatimizimi i shtetit.

Rama ka privatizuar dhe parlamentin, dje thirri në mënyrë të jashtëligjshme komisionin Tahiri. E vetmja gjë që nuk privatizon dot Rama është populli shqiptar. Sot është Rama ai që arreston popullin dhe liron kriminelët.

Ne do të jemi në krah të qytetarëve në cdo aksion dhe në cdo moment. Opozita ka treguar rrugën kundër grabitjes. Qytetarët do të vendosin aksionin. Zgjidhja për të gjithë qytetarët do të vijë kur fëmijët e tyre të mos rrezikojnë nga një shtet bandit"

Lulzim Basha, kryetar i PD

 

Ora 10:22
REPORT TV pamje ekskluzive me dron nga protesta në Vorë, bllokohet qarkullimi

Report Tv sjell pamje ekskluzive me dron nga protesta e opozitës, ku janë bllokuar katër akset kryesore të vendit. Report Tv sjell më poshtë pamjet me dron nga Vora, aty ku kryedemokrati Lulzim Basha ndodhet së bashku me deputetët e PD në Tiranë. Siç duket, demokratët kanë bllokuar një ndër pikat më strategjike të vendit, ku lëvizjet e mjeteve janë të shumta, por që nuk lejohet kalimi.



 

Ora 10:18
Opozita djeg goma makinash dhe bllokon qarkullimin në Elbasan

Në rrethrrotullimin e Bradasheshit në Elbasan, protestuesit nën drejtimin e Monika Kryemadhit, Edmond Spahos dhe deputetëve të tjerë nga opozita kanë bllokuar qarkullimin, ndërsa kanë djegur edhe goma në mes të rrugës duke penguar lëvizjen e makinave. Nën thirrjet “Rama ik” dhe ‘Poshtë qeveria e drogës’ ata vijojnë protestën.

Opozita bllokon rrugen dhe djeg goma ne Elbasan ne Bradashesh

Ora 10:09
Mosbindja civile, opozita përplaset me policinë në Milot

Në Milot protestuesit e opozitës janë përplasur me policinë pas bllokimit të rrugës kryesore. Policia nuk ka lejuar që të bllokohet rruga, ndërsa protestuesit kanë reaguar. “K..va” ‘Hajde na arrestoni në darkë” ishin thirrjet e protestuesve. Ndërsa Flamur Noka e cilëson si provokim reagimin e policisë. “Ia kam komunikuar policisë. Ky është provokim që bën policia, Edi Rama ka uzurpuar shtetin” tha Noka. Ndërsa Bardh Spahia shtoi ‘protesta është paqësore dhe policia të mos provokojë”. Ndërkohë që pas disa momenteve tension, situata është qetësuar, por rrua është e bllokuar.

Ora 10:03
Në Milot në drejtimin e Flamur Nokës opozitarët kanë bllokuar rrugën kryesore

Në Milot në drejtimin e Flamur Nokës dhe kreut të Bashkisë Kukës Bashkim Shehu opozitarët kanë bllokuar rrugën kryesore



 

 

Ora 10:01
Protesta, ambasada e SHBA thirrje qytetarëve të saj: Bëni kujdes, ja rrugët që bllokohen

Ambasada e SHBA në Tiranë ka reaguar për protestën e sotme të opozitës, ku do të bllokohen katër akset kryesore në vend.

Ambasada iu bën thirrje qytetarëve amerikanë se demonstrimet e opozitës do të bllokojnë disa prej rrugëve kryesore në të gjithë Shqipërinë, duke filluar nga paraditja e sotme.

Ambasada njofton qytetarët se do të bllokohen akset Tiranë-Vorë, Lushnjë-Fier, Elbasan Tiranë, Korçë-Elbasan dhe Fushë Krujë-Lezhë. Ambasada iu kërkon qytetarëve amerikanë të shmangin zonat ku bëhen tubimet e opozitës dhe të jenë të vetëdijshëm.

Ora 09:56
Mosbindja, protestuesit godasin motoristin me ‘Harley’ në Vorë

Në protestën e opozitës ditën e sotme nuk munguan incidentet e vogla. Pas nisjes së bllokimit të rrugës në Vorë protestuesit e opozitës nuk kanë lejuar që të kalojë asnjë qytetar, madje kanë goditur me grusht në kaskë njërin që po tentonte të kalonte rrugë me një motor ‘Harley’.

Për të qetësuar situatën kanë ndërhyrë deputetët e PD, ndërsa në Vorë i pranishëm është edhe Lulzim Basha në krye të aksionit opozitar. Përpos këtij rasti, disa orë më vonë një tjetër qytetar tentoi që të kalonte me makinë, por u bllokua.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Likja: 05/04/2018 21:15

    Opozita shqiptare kerkon qiqra te pjekura ne hell shiko lulush e kokemadhe kur te gjeni qiqra ne hell ahere do e merrni pushtetin me kete lloj rruge po qete burra tregohuni trima ne zgjedhje aty provoni forcat jo duke shkaterruar e djegur goma qe me tymin e fyre helmoni te pafajshmit sa per shkaterrimet faturat e demit ti paguaje Luli nga kompania ruse kurse Mona ti paguaje me flori perpara se tja marrin Emancipohuni pak jo vetem ne paraqitje se e dini mire po ne mendime boll vazhduat me skenaret e sali komunist karaxhicit

    Përgjigju
  • turp per opoziten: 05/04/2018 16:39

    Ne boten e cilivizuar nuk behen te tilla protesta Ne me cbote jemi?????ZGJIDHJA ESHTE :NE BURG ORGANIZATORET HAJDUTE BOLL ESHTE TOLERUAR TRIMERINE LULUSHI QE U KAPARDIS SI Kendezi ne pleh dhe zonjea e presidentit ta tregojne zgjedhje .Me keto protesta qe vetem ju dini ti organizini na keni demtuar edhe ne qe nuk duam te protestojme e jemi shume e shume me teper se ju GJENI mendjen o arrogante seleshtu si jeni katandisur nuk na duheni na ropet duke na vjedhur tani te pagiajme edhe demet qe keni bere

    Përgjigju
  • Njeriu Normal: 05/04/2018 16:06

    Dhe nuk kishte si ndodh ndryshe, mund te me thote dikush se a i njihni fytyrat qe dogjen 2 goma ne rruge dhe bene foto me to? Opozita e ketij vendi ka "mbledhur figurat me te spikatura", qe te zevendesoje qeverine qe eshte sot... Zot, ruaje Shqiperine nga Shqiptaret...

    Përgjigju
  • Emigranti: 05/04/2018 14:24

    Cfar kerkon Lulzimi te behet kryetar edhe mos te paguajn taksa populli? Ku egziston nje gje e till? as me nje vend ne bot nuk paguhen taksat. Aq me shum nuk kuptoj njerzit e shkret qe nuk kan as ataj faj nga papunsia por eshte gjith rezultati i SALIUT kjo edhe Luli nuk do shkoj me tutje por sa t hypi ne karrige do mbushi vetem xhepat e veta. ZGJOHUNI O POPULL EDHE MENDONI MIRE SE KJO OPOZIT PO JU SHFRUTEZON PER KARRIGET E VETA.

    Përgjigju
  • Tomo: 05/04/2018 12:51

    Kta njerez nuk perfajsojne popullin por ngjyrat politike,turp ata qe ju shkojme prapa turp turp turp

    Përgjigju
  • Fredi: 05/04/2018 11:29

    Per te ardhur ne pushtet Mona, Likja, Basha, Berisha duan ta cojne vendin ne lufte civile. Policia duhet te veproje pa meshire ndaj keture militanteve kafshe dhe nxitesve te dhunes qe jane politikanet me kerma. Po proteston per popullin Bardh Spahia, o zot, a njihni kete qen dhe bir te qenit? E dini kush eshte ky kafshe injorante megjithe familjen e tij? Cfare bente ky me Besnik Jaken per barnat? Po skandali i motres se ketij ne konsullaten e milanos me tarifat e call centrave? Po Mona dhe Likja?Jane te varfer

    Përgjigju
  • Shqiptari: 05/04/2018 10:53

    Berisha- Shitet "Shqiperia- 1€" Basha- Digjet "Shqiperia- 5€"

    Përgjigju
  • moderni: 05/04/2018 10:24

    c'jane keta kafshe more qe zene rrugen dhe rrahin qytetaret. vetem "civil" qe nuk jane keta.

    Përgjigju
  • Eduart: 05/04/2018 10:13

    O legena njerez mos vraponi politikisht por ejani te mblidhemi ne populli thjesht dhe te tubojm per te drrejtat tona per pa punsin qe kemi nga dita ne dit,per ujin,drritat,cmimet e larta per cdo lloj produkti qe eshte per tmiren ton dhe jo politikisht o te trrash

    Përgjigju
  • Sulo: 05/04/2018 10:11

    Vetem nga fytyra duken qe cfare mostrash jane. Zhulsat e kokpalaret kane dale nga halet e bathores e kamzes per te marre 5000 leke. Ptuu, fekale te ktij vendo bashme me ata qe ju drejtojne. Po ca taksirati kemi ne te rrime 3 ore te bllokuar se Salplehu dhe berishovicet e tij duan pushtetin me dhune

    Përgjigju
  • Monaqi: 05/04/2018 09:56

    Funderrina me ne krye ca plaçkites ordinere. Mbahuni fort pas leshit te Monës dhe fustanit te Lules

    Përgjigju
  • AMSTERDAMI: 05/04/2018 09:51

    KRYENDYRSIRAT E ALBANISTANIT.QELBESIRAT E RRUZULLIT JANE MBLEDHUR TE PEDEJA E SAL HALE SERBIT.HELLIN NE BITH TE GJITHVE NGA PLAKU DERI TE I FUNDIT PER PEDET SHQIPTARE.

    Përgjigju
  • juristja: 05/04/2018 09:50

    Nje veprim jo i hijshem ky qe po behet nga qyetetaret.Nje veprim qe me doemos po na shtyn drejt "BE".Beni kujdes o qyetetar t enderuas sepse po perdoreni nga ana e qeverive.

    Përgjigju
  • UUUUUUUUUUUUUUUU: 05/04/2018 09:32

    Sa te kemi militant pa TRU ne koke kjo klase politike do bej QEJF . Borxhet e Saliut per tu lare ( u morren per te "miren" e popullit)dhe Edi i kerkoi botes mbeshtetje qe ta ndihmonin me kushtin , qe ata qe abuzuan me PARET e popullit do dilni para drejtesise dhe thelloi borxhin dhe bene "reforma qe te miremanaxhoje paret publike(hahaha)" e tani kemi "LUKSIN" te shikojme keto qe po ndodhin sot , "MOSBINDJA CIVILE" . BRAVO POLITIKANEVE per ESTRADEN FALAS qe po japin ne kurriz te popullit .per tu tall me BOTEN e fukarallikun e POPULLIT qe ta shtyjne sa me gjate bashke .

    Përgjigju
  • TA RRAS LALA: 05/04/2018 09:00

    Do të vin vetëm ata pa buksat për një sufllaqe . Po prit o hajdut ordiner se po të vjen ty me gjith plakun kriminel salhe dita . Boll të kan duruar Shqiptarët ty .

    Përgjigju
  • Albana: 05/04/2018 08:49

    Ha m... o Lulezim Berisha,,,,,

    Përgjigju
  • Boris: 05/04/2018 08:44

    Po bejne hajdutet mosbindje.Hapu dhe

    Përgjigju
    • Big GGGG: 05/04/2018 17:07

      Po cfar po pret Z. ER futi te gjitha kto ne burg se keshtu jane mesuar keto duke vjedhur tere jeten e tyre.

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen