Pas kësaj deklarate të lëshuar në sheshin Skendërbej, Arben Kola, udhëhoqi si cdo ditë manifestuesit në bulevard, drejt kryeministrisë.
Nuk kishin kaluar shumë minuta nga nisja e tubit në shesh, kur një grua e prezantuar më pas si gazetare shqiptare në Athinë u bë objekt i dhunës nga protestuesit, vetëm sepse dikush e etiketoi si “patronazhiste”.
Ndërsa e ndiqnin me gisht, mes turmës, një nga pjesmarrësit i derdhi asaj mbi kokë një shishe me lëng frutash.
U desh ndërhyrja e një pjesmarrëse në protestë, për të shmangur linçimin e mëtejshëm të emigrantes.
Mes thirrjeve në kor ‘Rama jepe dorëhejen’, nga podiumi një protestues lëshoi një tjetër kërcënim shoqëruar me një ultimatum
"Deri me datën 4 ke afatin e fundit nëse nuk jep dorëheqje do të nxjerrim në mënyrë tjetër",- tha një protestues.
Në mesin e protestës, ndërkohë po mblidheshin firma mbi librin që përmban projektet e parashikuara në Shqipëri nga mbi 60 arkitektë ndërkombëtarë, shoqëruar me shkrime të tyre
Libri sipas tyre do të shërbej si një akuzë për kryeministrin Rama, ndaj të cilt paralajmëruan se do të depozitojnë padi nesër në SPAK.
Marshimet pas fjalimeve para Kryeministrisë po përjetojnë një rënie të pjesëmarrjes nga qytetarët. Edhe në marshimin e protestës së 31-të, nëpër rrugët e Tiranës, treguan këtë realitet.
Gjatë marshimit nëpër rrugët e kryeqytetit, pas fjalimeve te Kryeministria, protestuesit kaluan edhe para selisë së Partisë Demokratike, drejt së cilës bërtisnin në kor: "Opozitë e shitur".
Në protestën para Kryeministrisë, protestuesit mblodhën firma për të çuar në SPAK librin ‘Albania Files’ të promovuar nga kryeministri Edi Rama.
Të dielën në podcast-in e tij ‘Flasim’, Rama tha se libri është tërësisht i pavarur dhe përmbledh kontributet e studiove arkitekturore që punojnë prej dy dekadash në Shqipëri.
Një i ri shqiptar që jeton në Gjermani mbajti fjalën e tij gjatë protestës para Kryeministrisë, ku kritikoi mënyrën e reagimit të Policisë së Shtetit ndaj protestuesve sot para Kuvendit.
“Sot u zgjova në orën 10, në Mynih dhe pashë protestues që tërhiqeshin zvarrë sepse protestuan paqësisht. Ata që protestuan janë sot mes nesh, policia duhet të kuptojë se kriminelët janë brenda ztrës së Kryeministrisë dhe jo duke protestuar. Aksidenti është tragjedi kombëtare, ndërsa policia është më e impenjaur me protestuesit. Kriminelët që ulen në tavolinën e Këshillit të Ministrave edhe spe i kërkon mes nesh. Erion Veliaj, Olta Xhaçka, Vangjush Dako, Jurgis Çyrbja, Arben Ahmetaj, Sajmir Tahir etj. Meqë policia e di se protesta vetëm njoftohet, unë po them se sonte s’do të ndahem nga shkallët e Kryeministrisë, kush të dojë le të bashkohet”, deklaroi aktivisti.
Momenti tensioni u shënuan në protestën që u zhvillua sot para Kryeministrisë. Një qytetare u dhunua verbalisht nga një pjesë e turmës, që dyshuan se ajo ishte aty si e infiltruar e Partisë Socialiste.
Dyshimet lindën pasi gruaja u pa teksa filmonte si shumë të tjerë të pranishëm. Një grup djemsh e ndoqën këmba-këmbës në bulevard, duke e ofenduar, teksa zonja përpiqej t'i shpëtonte keqkuptimit.
Teksa u sqaronte dhjetëra djemve dhe burrave agresivë, se është thjeshtë një gazetare dhe edukatore shqiptare që punon në Greqi, një person i afrohet dhe i zbraz shishen me lëng frutash mbi kokë.
"Jam shqiptare. Gazetare, eudkatore, në Athinë:,- thotë gruaja.
Pas ngjarjes, gruaja sqaroi se në protestë po merr pjesë si qytetare e thjeshtë dhe mohoi kategorikisht akuzat se është "patronazhiste".
Mjeku Ilir Allkja mbajti një fjalim në protestën e zhvilluar para Kryeministrisë, ku akuzoi kryeministrin Edi Rama për mosmbajtjen e premtimeve elektorale dhe kërkoi dorëheqjen e tij.
“Sot Rama e shthuri gjuhën dhe u bë mashkulli më i padenjë në karrigen e kryeministrit. Unë jam sovrani dhe kam të drejtë t’i kërkoj llogari Edi Ramës”, u shpreh ai.
Mjeku renditi një sërë premtimesh që, sipas tij, nuk janë mbajtur nga qeveria. Ai tha se premtimi për shëndetësi falas ka dështuar, duke pretenduar se shqiptarët paguajnë 60% të shpenzimeve shëndetësore nga xhepi.
Allkja kritikoi gjithashtu situatën me furnizimin me ujë të pijshëm, duke deklaruar se shumica e qyteteve nuk kanë ujë 24 orë në ditë, pavarësisht premtimit të bërë nga qeveria. Ai ngriti shqetësime edhe për rritjen e çmimeve të ushqimeve, gjendjen e arsimit duke iu referuar rezultateve të testit PISA, si dhe për mbrojtjen e territorit.
Në përfundim të fjalës së tij, Allkja kërkoi largimin e kryeministrit nga detyra, duke e akuzuar se nuk ka përmbushur premtimet e dhëna gjatë katër mandateve në qeverisje.
Gjatë protestës së organizuar sot para Kryeministrisë, të pranishmit mbajtën 1 minutë heshtje, për të nderuar viktimën e aksidentit tragjik të ndodhur në autostradën Durrës-Tiranë, ku u plagosën edhe 12 persona të tjerë.
Ishte aktivistja Luçiana Kokaj që i kërkoi të pranishmëve të mbanin 1 minutë heshtje, teksa theksoi se nëse Policia nuk do të ishte e angazhuar duke u marrë me protestuesit, ndoshta aksidenti tragjik nuk do të kishte ndodhur. Po ashtu Kokaj tha se ditën e sotme, efektivët e Policisë bënë rolin e rojeve private të biznesmenit dhe botuesit Bashkim Ulaj në Rrjoll.
“Sot ndërkohë që Policia e Shtetit ishte shumë e zënë duke tërhequr zvarrë protestuesit para Parlamentit dhe një pjesë tjetër e Policisë ishte stacionuar në Rrjoll ku po bënte rojën private të Bashkim Ulajt për të vjedhur pronën tonë, kemi pasur një fatkeqësi shumë të madhe në vendin tonë. Një fatkeqësi që edhe mund të ishte evituar nëse Policia do të ishte duke bërë punën e vetë. Kanë humbur jetën 4 qytetarë në autostradën Tiranë-Durrës. Ndaj në shenjë respekti, do ju kërkoja që të mbanim 1 minutë heshtje. Tani ne vazhdojmë me kërkesat tona që janë:
Dorëheqja e Ramës, e qeverisë dhe e kësaj klase politike. Një thirrje do të kisha për gjithë deputetët e opozitës, që thonë se mbështesin protestën. ‘Ku ishit sot kur u shoqëruan protestuesit? Pse nuk e ngritën zërin në Parlament, por ikët ashtu si ikni gjithmonë?’. Sot Policia u bë palë me krimin, duke na tërhequr zvarrë ne”, tha mes të tjerash Kokaj.
Një nga organizatorët e 31 tubimeve që janë zhvilluar në Tiranë, Arben Kola, tha se deri sot protestat kanë qenë paqësore edhe falë menaxhimit të tyre nga Grupi Koordinues, por tashmë, sipas tij, populli kërkon përshkallëzim, dhe për këtë ai thotë se nuk mban përgjegjësi.
“Deri më sot populli ka protestuar në mënyrë paqësore ne nuk kemi qene per dhune, prej sot populli duhet te protestojnë ne mënyre te pavarur ne nuk mbajmë më përgjegjësi. Nuk mbajmë përgjegjësi për arsye se sot atyre u hyri tmerri kur panë koshin, dhe në atë kosh kandidati i parë ishte Tao Balla., Tao plehra, ballukja që është candidate për burg, kryemafizoni Edi Rama, dhe i zuri tmerri”,- tha Kola
Komente











A kanë shkuar në shkollë për tu arsimuar këta që flasin në p.ooooa dinë të mos flasin në numrin shumës,por në atë njëjës?Të flasin dhe në vetën e parë?Mjaftë më me fryrrje si gjelat e detit!Provoni dhe krijoni forcë politike, që të bëheni të besushëm.Ju thoni që do të krijoni qeveri po me kë?Me hijet e natës të tipitSali,Shehi,Qori,Llapajapo Goxhajn,Prognin,Kolën,Osmanin hë se dhe harojmë ndonjë keni dheish prokurorin sot deputet shokun e Rumit si dhe çupën e ish ambasadorit të P.P.SH nga Skrapari.
PërgjigjuKur te vijne zgjedhjet do ju shohim juve qe flisni ne emer te popullit! Anarkiste te ndyre dhe antishqiptare te terbuar! Pjella te talebaneve!
PërgjigjuMbledhin firma atyre që nuk dinë të lexojnë.
PërgjigjuKush ua ka dhene autoritetin te flasin ne emer te popullit shqiptar?Pretendojne se zbatojne vullnetin e shqiptareve po 856 mije shqiptare te cilet votuan Ramen cfare jane ?Keto thirrjet "Rama ne burg , Berisha ne burg " jane ekuivalenti i "kriminelet ne litar " te 1945 apo "o Ramiz o zagar do te varim ne litar "ne 1990".Nga 33 kryeministra qe ka patur shqiperia qe prej themelimit te saj si shtet i pavarur me perjashtim te Majkos , Finos , meksit e ndonje tjetri te tjeret jane futur ne burg , vrare , vetevrare kane ikur ne kurbet te shpetojne koken e prape ne nuk kemi jetuar te lumtur e problemet tona mbeten po ato .Ci ben te mendojne se eshte ndryshe kesaj rradhe , se po te fusim ne burg edhe dy kryeministra te tjere problemet tona do te zgjidhen ?Nese duan te ndryshojne ligjet le te mbledhin 20 mije firma sipas kushtetutes e t'ia paraqesin kuvendit .Nese nuk e kane xhan Ramen le te presin ne zgjedhjet e tjera .Une kam objeksione per qeverisjen e tij ,vecanerisht per faktin se duke i mbeshtetur shpresat ne turizem e ka tej mbushur bregdetin me ndertime .Familjaret emi megjithese kane prona ne bregdet preferojne te ikin ne turqi apo greqi per pushime pasi kane me teper hapesire pasterti e qetesi .Nuk e di se kush do ta zevendesoje sepse kushdo me stature te zevendesonte ate si KM ndodhet ne burg sot por gjithsesi hiqeni me zgjedhje ku te zbatohet vullneti i gjithe shqiptareve jo vetem i disa mijerave ne bulevard .
PërgjigjuKam kohë që ju ndjek në shkrimet e gazetës dhe komentet fëminore që bëni. A keni ndonjë kundër argument për ato pika që bëhet protesta? Jeni bërë për tu qarë hallin që politika nuk ju doli për shpirti edhe në emigrim. Në vend të mbështesni protestën që ka të paktën një përmbatje rrini në internet dhe komentoni pa vend. Patetik.
PërgjigjuKam une nje koment, egziston nje kushtetute edhe eshte nje gje qe po e thone pothuajse tegjithe komentuesit, KRIJONI NJE PARTI POLITIKE NXIRRNI NJE PROGRAM TE BINDSHEM PER SHQIPTARET NJE LIDER QE TI COJ NE ZGJEDHJE EDHE TI MUNDI KETA,mos u merrni me perralla jo jep doreheqjen jo kuvend apolitik me whats app e budallalleqe te tilla. VOTA ajo e ben dnryshimin jo marrja e pushtetit ne tavoline, Rama ka 82 vende ne parlament me te pakten 600 mije vota ju ne bulevard nuk beheni dot 5000 vete se porrifeni me njeri tjetrin.
Jane bere fiks si pasuesit e enverit, ai shikonte diversante gjithandej,keta shofin patronazhiste gjithandej, pa harruar qe jane vete te tille
PërgjigjuShqiperia vetem si vizion i begatise ne te ardhmen i mbledh bashke gjithe bufat dhe korbat. Ata,bufat dhe korbat kerkojne qe te digjen "DOSJET SHQIPTARE" madje edhe vizionari i kombit. Eshte shume interesant se si e keqja behet bashke kunder cdo progresi ekonomiko-shoqeror. Truri i malokerise do kohe per te evoluar dhe si thuhet "Iriqi e ka vendin ne ferra",prandaj duhet kembengulur per te arritur qe edhe keto kategori qe ulersin rrugeve te kuptojne nga qyteterimi ndoshta duhen bindur edhe me "force"
PërgjigjuSot u dhunua nje femer nje zonje e nderuar nga individ te shoqeruar nga Goxhaj!! Po pastaj dhe sikur te ishte patronazhiste duhej te dhunohej po bejn koseksion shqiptaresh ?? Shoqata shqiptare e Heksinkit qe u shpreh per policin e na numeroj ligjet e fraksionet nuk e pa vidion e turpshme me sulmet kunder asaj zonje nuk i di ligjet nderkombetare per mbrojtjen e grave?? Kush jane keta qe flasin ne emer te popullit pa autorizimin e popullit?? Drejtesia shqiptare eshte e kapur nga opozita e cila ka shtrire merimangat e saj ne shume institucione jasht Shqiperis dhe bejn propagand e disinformim! Cdo qytetare qe do ndjehet i kercenuar si fizikisht si psikologjikisht nga individ te protestes ti drejtohet institucioneve te drejtesis evropiane se ka sherbime dhe pa pages.Boll me kercenime,mallkime dhe ultimatume!! Protestuesit do cojn padi ne Spak populli do coj padi ne Hage!
PërgjigjuLereni te pellase kete Kolen qe flet ne emer te popullit, shpellari
PërgjigjuPse u jepni vend ketyre talebaneve Ose nje dhunuesi qe Jeton ne Gjermani
PërgjigjuShpellari Kola flet në emër të popullit,pse popull janë shpellarët... Shpellar në demokraci dhuna është proporcionale,ju folët për plumba por plumbat me plumba do të përballet o i shitur te talebanët.
PërgjigjuSi zorraxhinj qe jeni rrugeve ju pafshim , talebane, antishqiptar .
Përgjigju