
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se 8 persona janë paraqitur në spital gjatë orëve të fundit, për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, pas dëmtimit gjatë protestës së dhunshme të zhvilluar ditën e djeshme në Tiranë.
Katër prej të lënduarve kanë qenë kalimtar të rastit, 2 efektivë policie dhe 2 protestues. Tre prej të lënduarve janë shtruar për mjekim të mëtejshëm në spital ndërkohë që njëri prej të lënduarve i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Që nga nisja e protestave të dhunshme e deri më sot, kanë mbetur të lënduar në total 320 persona, 192 prej të cilëve efektivë të Policisë së Shtetit, 92 protestues dhe 36 kalimtarë (mes tyre: 6 përfaqësues të medias, 1 prej tyre i huaj).
Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale:
Informacion mbi të lënduarit gjatë protestës 13 – 21 tetor 2026 (ora 11:00)
Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale informon se gjatë protestës së djeshme në SUT dhe QSUT janë paraqitur dhe kanë marrë trajtim 8 persona:
Në SUT janë paraqitur 6 persona:
- 1 efektiv policie
- 1 protestues
- 4 kalimtarë, tre prej të cilëve janë shtruar për trajtim të mëtejshëm në spital. Një prej të lënduarve i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale, e cila ka përfunduar me sukses dhe gjendja e pacientit është e mirë.
Aktualisht në SUT janë 9 persona të shtruar, të lënduar gjatë protestës:
- 4 protestues
- 1 efektiv policie
- 1 përfaqësuese e medias
- 3 kalimtar
Në QSUT janë paraqitur 2 persona:
- 1 efektiv policie
- 1 protestues
Të dy të lënduarit kanë marrë mjekimin dhe janë larguar që dje nga spitali.
Përmbledhje: Në datat 13 - 21 tetor 2026 në total janë raportuar 320 persona të dëmtuar, sipas të dhënave të administruara nga strukturat shëndetësore:
- Spitali universitar i Traumës
- QSUT
- Spitali Rajonal Durrës
- Spitali Rajonal Vlorë
- Spitali Rajonal Lezhë
Sipas kategorive të raportuara, personat e dëmtuar ndahen si më poshtë:
• 192 efektivë të Policisë së Shtetit;
• 92 protestues;
• 36 kalimtarë; (Mes tyre: 6 përfaqësues të medias, 1 prej tyre i huaj).







