Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar për protestën e minatorëve në Spaç. Ai shprehet i revoltuar me ndërhyrjen e Policisë së Shtetit, e cila, sipas tij, është duke shkelur Kushtetutën.

“Spaç, Mirditë, dje.

Kjo sjellje e Policisë së Shtetit, policëve të caktuar në të, është e papranueshme.

Shkel rende-ne kete rast me duar, kembe e nje goje te shthurur Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

Ne te thuhet qarte:

Neni 50 – Të punësuarit kanë të drejtë të bashkohen lirisht në organizata sindikale për mbrojtjen e interesave të tyre të punës.

Neni 51, pika 1 – E drejta e të punësuarit për grevë që ka të bëjë me marrëdhëniet e punës, është e garantuar.

I gjithe konflikti ne minieren e bakrit ne Spaç, ka lindur se pronaret turq nen kontrate me shtetin per shfrytezimin e asaj miniere, nuk duan përfaqësimin e punëtorëve nga një sindikatë e ligjshme.

Kush jane kete qe duan tu mohojne minatoreve nje te drejte kushtetuese?

Ne ane tjeter, ne kushtet kur Shqipëria ka nevoje uleritese per punëtorë, kjo sjellje brutale e Policisë ndaj punetoreve eshte e patolerueshme!

Ne cilesine e Komisionit qe mbulon edhe punën e punësimin ne Kuvend, i kerkoj policise te mos cenoje qofte edhe nje punetore te vetem fizikisht-sic ka bere dje;

I kerkoj Inspektoriatit të Punës te shkojë ne Spaç-kete here jo per dreke pune, por per te garantuar te drejtat e pinetoreve”, thotë deputeti socialist.

Rreth 70 minatorë ne Spaç të Mirditës kanë pezulluar punën ne galeritë e kromit. Ata u grumbulluan në hyrje të kompanisë turke, "TETE Albania Tunnel and Mining" sh.a.,  duke kërkuar nënshkrimin e kontratës kolektive, qe sipas tyre do të përmirësojë kushtet e punës dhe do të sjellë paga më të larta.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:03
Protesta e minatorëve në Spaç, Tabaku: Kërkesat e tyre janë minimale, legjitime dhe brenda çdo standardi

1760433482_tabakupost.jpg

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar për protestën e minatorëve që u zhvillua ditën e djeshme në Spaç.

"Minatorët e Spaçit kanë ditë që protestojnë për kushte dinjitoze dhe respekt për punën e tyre.

Kërkesat e tyre janë minimale, legjitime dhe brenda çdo standardi të marrëdhënies punëdhënës–punëmarrës.

Fatkeqësisht, përgjigjja e pushtetit është dhuna policore ndaj minatorëve që kërkojnë të drejtat e tyre.

Ky trajtim është i turpshëm dhe i papranueshëm!

Vitin e shkuar, në emër të Partisë Demokratike, kam dorëzuar në Kuvend Ligjin për Statusin e Minatorit, që njeh këtë profesion si një nga më të vështirët e më të rrezikshmit — për t’u dhënë një pension dinjitoz dhe mbrojtje të merituar.

Minatorët nuk kërkojnë lëmoshë, por dinjitet.

Ata nuk janë armiq të shtetit, por shtylla e punës dhe ndershmërisë shqiptare",- shkruan Tabaku.