Protesta kombëtare e PD para Kryeministrisë, u shoqërua me pjesëmarrje të ulët, duke mos arritur nivelin e mobilizimit të paralajmëruar nga organizatorët, ndërsa një grup protestuesish hodhën molotovë në drejtim të godinës së Kryeministrisë.
Por për ish-prokurorin Eugen Beci, i ftuar në emisionin '5 pyetjet nga Babaramo' në Report Tv, tha se populli duhet që të ngrihet vet në protesta dhe jo t’i nxjerrin partitë politike.
Sipas tij, korrupsioni në vend është problemi kryesor në vend dhe se drejtësia është e vetmja shpresë në këtë vend.
‘Pse nuk ndodh në Shqipëri si në Bullgari apo në serbi, ku u ngrit populli në protesta. Atje kanë një vit studentët që po e tundin politikën e Serbisë. Unë shoh një fjetje të popullit, duhet që të fillonte duke mbështetur drejtësinë. S’ka nevojë që opinioni publik të ketë një parti që ta nxjerrë në shesh, por ai duhet që të dalë vet në shesh. Njerëzve pushteti gjyqësor duhet t’i hap sytë që pushtetet e tjera janë duke abuzuar dhe unë jam duke bërë punën time. Nuk mund të mbyllësh sytë përballë krimit të organizuar që vjedh vota, të mbyllësh sytë përballë korrupsionit’, tha ai.
Juristi Indrit Sefa, ka deklaruar se e vetmja protestë që shqetëson realisht kryeministrin Edi Rama është ajo e qytetarëve dhe jo protestat e organizuara nga opozita politike.
‘Të vetmen proteste që Rama ka frikë është protesta e qytetarëve. Ai thotë këta e kanë betejën me njëri- tjetrin dhe e merr opozitën që të bëjë pazar me të. Në Bullgari opozita nuk bashkëpunon me pushtetin. Ti bënë kod zgjedhor për të mos vlerësohet vullneti i qytetarëve shqiptarë, shkon dhe bënë amnisti me qeverinë. Qytetari duhet që të dalë pa plan, sepse, nëse mblidhet opozita, qytetarët janë lodhur duke dëgjuar Berishën çdo mëngjes duke folur për qeverinë, mafian etj’, shprehet Sefa.
Gazetari Poli Hoxha, tha se PD-ja ka krizë lidershipi. Sipas tij, qeverinë PD nuk e mund dot me votë.
‘Ka një krizë lidershipi në PD. Të iki Belinda dhe Rama thotë ai se janë të korruptuar, kur ai vetë është nën akuzë. Nuk është çështja e ikjes. Ja iku Rama, si do ta heqësh? Po Berisha e ka marrë Berisha kryeministrin me tank është futur brenda, po ky lidership ka një krizë. Po mund të dalë Rama dhe të thotë zgjidhja ime është zgjedhje të parakohshme. E mund dot ti? Ke dëgjuar një politikan të opozitës të thotë kush janë idetë e kësaj opozitë, çfarë reforme zgjedhore fiks kërkon, çfarë reforme territoriale. Kjo është politika, nuk është politika ik ti të vij unë’, tha ai.
Kreu i lëvizjes ‘Shqipëria Bëhet’, Adratik Lapaj, ka komentuar protestën e PD. Në një lidhje skype për emisionin ‘5 pyetjet nga Babaramo’, ai tha se Rama nuk mundet me kapsolla dhe njerëz partiakë
Lapaj theksoi se duhet që të mendohet si të shpëtohet Shqipëria dhe jo si të rritet partia.
‘Jo, nuk duhet ky model proteste, qytetarët duhet që të vijnë këtu dhe duhet të kalojmë përtej flamurit të partisë, jo njerëz që vijnë se i ke në struktura apo se i merr me autobus. Rama nuk mundet me kapsolla, por me qëndresë. Njerëzit duhet që të binden se liderët e tyre bëjnë qëndresë. Nuk mundet Rama me molotovë. Fitohet me qëndresë ditë-natë.
Ne do të rrimë këtu edhe për festa. Këtu do ta ha Krishtlindjen dhe Vitin e Ri. Do vëmë çadra në ditë me shi, nëse nuk na i lënë do të rrimë edhe në shi. Çdo gjë ndërtohet mbi sakrifica, çdo demokraci krijohet mbi sakrifica.
Kam takuar demokratë, demokratët në zemër unë e kam ndasin tek aspekti i lidershiit që nuk po kuptojnë se sot duhet të mendojmë për Shqiqërinë dhe jo për partinë, nuk duhet që të mendojmë si të rrisim partinë por si të shpëtojmë Shqipërinë', tha ai.
Komente










