Protestat kundër qeverisë sot arritën në ditën e 53-të, me qytetarë që si zakonisht u mblodhën fillimisht te sheshi "Skënderbej", dhe më pas marshuan drejt Kryeministrisë.

Në fjalimet e tyre, qytetarët vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

“Hetoni Ramën, zbatoni ligjin”, tha një protestues duke iu drejtuar institucioneve të drejtësisë.

Disa të rinj me maska me fytyrat e prej disa politikanëve të PS dhe PD kanë improvizuar një lojë bixhozi duke ndarë hartën e Shqipërisë, duke iu referuar propozimit të mazhorancës për reformën territoriale.

Pas 'lojës' ata ia kanë marrë edhe valles, ku e kryeson ai që mban maskën me fytyrën e Berishës.

Ndërkohë një pjesë tjetër kanë shkruar me gëlqere në rrugën e bulevardit 'Jo ligje pa ne, per ne'.

Pas mbylljes së fjalimeve protestuesit do të nisin marshimin e tyre ashtu edhe siç kanë bërë gjatë gjithë kësaj kohe.

Lajm në përditësim…

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:15
Protestuesit ia marrin valles para Kryeministrisë nën ritmet 'Vallja e Hajdutëve', e kryeson 'Berisha' (VIDEO)

 

Disa protestues që mbajnë maska me fytyrat e disa politikanëve ia kanë marrë valles para Kryeministrisë.

Siç shihet edhe në pamjet e siguruara vallen kryeson qytetari me maskën e Sali Berishës, më pas vjen 'Rama' dhe 'Braçe'.