Prej 4 ditësh, Adriatik Lapaj vijon qëndresën e tij përpara kryeministrisë. Në një lidhje direkte për Report Tv në ‘Sot, Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, Lapaj tha se protesta do të vijojë ndërsa thotë se qytetarët dita ditës po i bashkohen më shumë.
Dhe njëhëerë ai thekson se protesta nuk përban ndasi apo logo partiake dhe cdokush është i mirëpritur për të protestuar në bulevard me qëllim rrëzimin e qeverisë së Edi Ramës dhe krijimin e një qeverie tranzitore.
“Nuk janë mbështetësit e mi, janë qytetarë të lirë që kanë dalë për veten e tyre pasi besojnë se në këtë vend gjërat nuk janë mirë dhe ajo që po ndodh në Shqipëri është unike në të gjithë botën. Një qeveri t’i kapen disa ministra, t’i shkojnë në burg; një zv.kryeministër t’i arratiset; një zv.kryeministre e dytë t’i merret e pandehur. Në vend që qeveria të humbasë terren, shkon nga 74 mandate në 83 mandate.
Sot është dita e 4 dhe hyjmë në natën e 5-të të rezistencës tonë. Çdo ditë në orën 5 mblidhemi këtu në një forum qytetarie që dita-ditës po zmadhohet. Dita-ditës numri i pjesëmarrësve do të rritet, sepse qëndresa është një mesazh i qartë: vetëm duke ardhur këtu dhe duke mos ikur derisa ai të ikë, është rruga për të ndalur këtë marrëzi. Duhet që Rama të japë dorëheqjen dhe të kalohet në një qeveri tranzitore me një mandat 12-mujor”, tha Lapaj.
Ndërkohë që Lapaj proteston përpara kryeministrisë, Arlind Qori i ‘Lëvizjes Bashkë’ protestoi mbrëmjen e djeshme përpara Kuvendit. I pyetur përse nuk bashkojnë forcat në një protestë të vetme, Lapaj tha se kushdo është i mirëpritur për të protestuar për veten.
“Në këtë shesh nuk ka dalë partia Lëvizja Shqipëria Bëhet, nuk kemi vendosur stendat e partisë; ne këtu kemi dalë si qytetarë që nuk mund të vazhdojmë të jetojmë normalisht në një republikë fasadë. Qeveritë rrëzohen duke rrëzuar kryeministra, jo duke rrëzuar parlamentin, dhe prandaj protesta është këtu. Nuk kemi logo partie dhe çdo subjekt që do të rrëzojë këtë qeveri duhet të bashkohet në këtë shesh në formën e tij. Kjo nuk është protesta e Adriatikut”, tha Lapaj.
Lapaj gjithashtu komentoi dhe deklaratën e Sali Berishës, i cili tha se firmat për Avokatin e Popullit ia dhanë Endrit Shabanit, pasi ky i fundit mbështeti kandidaturën e Florian Binajt për Tiranën. Adriatik Lapaj tha se kjo është një gënjeshtër pasi firmat janë hedhur pasi Gjykata Kushtetuese kishte lënë Erion Veliajn në detyrë.
“Merrni shikoni datat e kandidimit të Binajt dhe të GK, kur është vendosur vendimi i detyrës së Veliajt. Merrni shihni procesverbalet e PD që i kanë dhënë firmat Xhixh Merimanga (Endri Shabani) dhe do shihni që janë në 27 nëntor dhe në 2 dhjetor, pra 1 muaj më vonë se kishte mbaruar puna e Binajt. Berisha i bëri një tjetër shërbim Ramës”, tha ai.
Lapaj i referohet Endrit Shbanait me termin ‘Xhixh Merimanga’ duke thënë se: Nga dje ai emrin nuk e ka si në gjendjen civile. Më thoni një Avokat Populli kur nuk e do gjysma e popullit të vet. Avokati i Popullit i takon opozitës, sepse duhet t’i bëjë opozitë pushtetit. Xhixh Merimanga vjen se bridhtë në fushatë si njeriu antisistem me një merimangë dhe me një gërshërë që i priste këmbët merimangës, duke thënë që ky sistemi i merimangave ka marrë peng Shqipërinë dhe ky donte garën. Ky mori firmat e PD dhe votat e Ramës për t’u bërë Avokat Populli.Unë si drejtues i Lëvizjes Shqipëria Bëhet nuk e njohim për Avokat Populli.
Komente












