Kandidati i BF fiton me përmbysje bashkinë e Kavajës, Qosja: Kavajasit janë shpirt i lirë, nuk bëhen zap lehtë

Në Bashkinë e Kavajës pati një përmbysje të rezultatit. Fillimisht Kavaja po udhëhiqej nga socialisti Redian Krali, por me numrimin e votave në kutitë e mbetura, Fisnik Qosja i Bashkë Fitojmë arriti të merrte epërsinë dhe të shpallej fitues. 

Pak para konfirmimit të rezultatit, mbështetësit e Qoses dolën për të festuar nëpër rrugët e qytetit. I pranishëm ishte edhe vetë Fisnik Qosja dhe deputeti i PD, Ervin Salianji. Gjatë një intervistë për Report TV, Qose tha se do të përpiqet të realizojë të gjitha pikat e programit të tij.

"Jam i lumtur për qytetarët e Kavajës që u çliruan nga qeverisja e madhe se e kishin kapur Kavajën për fyti dhe patën përdor çdo lloj makinerie që ta kishin zap, po kavajasit nuk bëhen kollaj. Janë shpirt i lirë dhe siç e treguan me 14 maj, vendosën vetë e zgjidhën vetë dhe e mbështetën vetë”, shtoiQosja.

Ndërsa pati edhe një akt qytetarie nga paraardhësi i tij në krye të kësaj bashkie, Redjan Krali i cili i dha dorën dhe i uroi fitoren rivalit të tij politik. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:38
Përmbysi rezultatin në Kavajë, Fisnik Qosja për Report Tv: Gati të realizoj programin tim, kavajasit treguan se janë shpirt i lirë

 

Fisnik Qosja i BF përmbysi rezultatin në Kavajë dhe kryeson ndaj kandidatit socialist Redjan Krali. Në një intervistë për gazetarin e Report Tv, Ernest Koçi, Qosja tha se tani është koha që të zbatojë programin e tij dhe do bëjë maksimumin që të përmbushë çdo pikë të tij.

Sa i takon përqafimit me kandidatin e PS, ai tha se ky ishte një gjest normal qytetarie, veprim që do e bëntë edhe ai nëse do humbte. Qosja tha se do të bashkëpunojë me të gjithë, edhe me Kralin vetëm për të mirën e Kavajës.

“E prisja. Redi është çun Kavaje, edhe unë po të njëjtën gjë do bëja po të kisha humbur këto zgjedhje, në fund garë është. Në garë një do fitojë, është një gjë normale. Unë e falënderoj edhe për punët e mira që ka bërë. Do jemi në bashkëpunim edhe gjatë ditëve në vazhdim, për të mirën e Kavajës unë do bashkëpunoj me të gjithë.

Do mundohem, do bëj maksimumin që të gjitha ato pikat e programit t’i realizoj.

Jam i lumtur për qytetarët e Kavajës që u çliruan nga qeverisja e madhe se e kishin kapur Kavajën për fyti dhe patën përdor çdo lloj makinerie që ta kishin zap, po kavajasit nuk bëhen kollaj. Janë shpirt i lirë dhe siç e treguan me 14 maj, vendosën vetë e zgjidhën vetë dhe e mbështetën vetë”, tha Qosja.

Ora 20:53
Redjan Krali pranon humbjen në Kavajë, përqafon Fisnik Qosen e BF-së dhe Ervin Salianjin

 

Kandidati i koalicionit Meta-Berisha, Fisnik Qosja kryeson në Bashkinë e Kavajës, teksa kanë mbetur shumë kuti për t’u numëruar. Nga ana tjetër, kandidati i PS, Redjan Krali pranoi humbjen, ndërsa dha edhe një shembull qytetarie teksa u përqafua me kundërshtarin e tij në këtë garë. Një takim e pati edhe me deputetin demokrat Ervin Salianjin.

SI.E./B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ekzakt: 16/05/2023 12:50

    Normal qe nuk behen zap leht. Nga kavaja doli dhe Haxhi Qamili.

    Përgjigju
  • Lulushi: 16/05/2023 08:40

    Kavajsat bohen zap vetem kur ulen ne karrige te kthyer nga kembet. Dhe Cuni Shehes meqe i ka qejf hauret e lopeve dhe prasin nga mbrapa, ka zgjedhur te shkoje ne kavaje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e Gjykatave e Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Çudira në Shkodër, Vllaznia shkarkon Qatip Osmanin! Kush e zëvendëson trajnerin

Çudira në Shkodër, Vllaznia shkarkon Qatip Osmanin! Kush e zëvendëson trajnerin