Protestat e opozitës/ Basha: Beteja është pa kthim deri kur të shporrim Ramën

Protestat e opozitës/ Basha: Beteja është pa kthim  deri kur të shporrim Ramën

TIRANE-Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shprehet se beteja e nisur për  largimin e qeverisë Rama nga pushteti është pa kthim. Ai thotë se gjithçka do të përfundojë me shporrjen e kësaj qeverie, ndërsa shton se udhëtimi drejt Europës kalon përmes sakrificash, por është shpëtimi i vetëm.

"Beteja që kemi nisur për një Shqipëri si gjithë Europa është pa kthim! Kjo betejë do të përfundojë me shporrjen e kësaj qeverie të krimit dhe me triumfin e shqiptarëve! Udhëtimi ynë drejt Europës është i dhimbshëm dhe kalon përmes sakrificash, por ky udhëtim është shpëtimi ynë, është çlirimi nga e keqja që i ka zënë frymën shoqërisë, është rruga e sigurtë drejt mirëqënies për njerëzit! Shqiperia Si Europa" shkruan Basha.

Pasditen e djeshme opozita zhvilloi protestën e radhës para parlamentit, teksa shumica brenda votonte ngritjen e strukturave të reja të drejtësisë. Gjatë protestës u shënuan edhe disa incidente. Disa nga protestuesit sulmuan ministrin Klosi dhe deputetin Sterkaj, ndërsa më pas u përplasën me policinë (lexo ketu). Opozita ka paralajmëruar se protestat do të vijojnë sa herë të ketë seanca plenare deri në largimin e kryeministrit Rama nga pushteti.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • SHEGUSHJA: 27/02/2019 14:46

    AMAN O ZOT NGA TE SOLLI ZOTI KETU IK MORE VIDHISU ANDEJ NGA HOLLANDA KRIMINEL SE E MORE POPULLIN NE QAF.

    Përgjigju
  • Populli: 27/02/2019 11:00

    Mos u merzisni,ti Luli,Monika dhe Sali Krimineli ate te gjatin do merrni,prisni dhe pak

    Përgjigju
  • fadi NEVOJTORE jeton besford pis gjoleka: 27/02/2019 09:35

    O shal ngjit prit se u refrmua drejtësia. Ku do futesh e mos kujto që me lekët e vjedhura do shpëtosh ti bashk me buçen mona. ZOTI VONON POR KUR S'HARON.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!