Protestat në Thumanë-Kashar/ PD: Projekti u ndryshua për llogari të 'Gener 2'! Qeveria: Do të ndërtohet një nyje e dedikuar në hyrje të Thumanës! Provizorisht do të hapet mbikalimi i Gramzës

Deputetja e Partisë Demokratike, Elda Hoti kërkoi sot nga zv/kryeministrja njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku shpjegime se pse nuk janë ndërtuar katër nyjet dhe nënkalimet në rrugën Thumanë-Kashar, duke sjellë edhe izolimin për hyrje-dalje të banorëve të zonave për rreth. Sipas deputetes demokrate, projekti është ndryshuar për llogari të oligarkut, të cilin PD nuk ja përmend emrin, Bashkim Ulaj, pronari i kompanisë Gener 2 që ka ndërtuar rrugën me pagesë Thumanë-Kashar.

“Në prill të vitit 2018 pasi ishte marrë miratimi dhe ishte bërë alokimi i fondeve shpallet procedura për dhënien me koncesion të rrugës Thumanë-Kashar me 13 vite me fond limit 245 milionë euro, me detyrimin financiar që shteti t’i bënte një pagesë fikse vjetore e cila do të përcaktonte me ofertën e paraqitur. Me këtë procedurë shpallet fitues kompania Gener 2 me ofertë 225 milionë euro.

Sipas deklarimeve në media keni argumentuar në media se fondet për rrugën Thumanë –Kashar do të përdoreshin për paktin me studentët. Kërkoj të informohem nga ministrja sa ishte fondi i parashikuar në vitin 2019 dhe në vijim për  rrugën Thumanë-Kashar dhe sa është fondi i alokuar nga qeveria shqiptare për paktin me studentët në vitin 2019”, nënvizoi Hoti.

Deputetja e PD-së tha se kalimi nga PPP në koncesion duhet të bëhej me një procedurë të re tenderuese.

‘Kalimi nga PPP në koncesion duhet të bëhej me një procedurë të re tenderuese. Ju sot pranuat se projekti ka 4 nyje e keni te dokumente standarde tenderi. Ti nuk je qartësuar. Në cilin nen te ligjit për koncesionet ju jeni bazuar të ndryshoni projektin. Projekti kishte nyje në Thumanë, por e ndryshove në kundërshtim me ligjin për llogari të oligarkut. Kontrata koncesionare Thumanë-Kashar është një kontratë e hapur koncesioni, ku duan të pasurojnë oligarkët. 

Duhet të veprojë drejtësia, sepse kemi të bëjmë me abuzim barbar. Autostrada Thumanë-Kashar është projekt vjedhjeje dhe u bë për pasurim të oligarkëve të Ramës. Cilësia e punimeve është tepër e dobët, aty është afera e radhës korruptive e qeverisë suaj.'- tha Hoti.

Në fjalën e saj zëvendës kryeministrja Belinda Balluku tha se do të ketë një nyje të dedikuar në hyrje të Thumanës që do të nisë menjëherë pasi po firmosim kontratën. Zv.kryeministrja bëri me dije se banorët do të aksesojnë provizorisht mbikalimin e Gramzës që në ditët në vijim dhe do të përdoret derisa të bëhet rreth rrotullimi në hyrje të Thumanës.

Sipas zëvendës kryeministres, nuk ka pasur asnjë ndryshim të projektit të rrugës Thumanë-Kashar. Nyjet e parashikuara në projekt, sipas zv/kryeministres janë ndërtuar.

‘Për shkak të kërkesave për sigurinë rrugore dhe për të ruajtur nivelin e sigurisë së rrugës ka pasur ndërhyrje të shumta të cilat kanë qenë publike dhe transparente. Kemi pasur një garë që u zhvillua në periudhën e pandemisë pa sukses, ka qenë një projekt i cili është ndarë në forume në tryeza të ndryshme. Duhet thënë se 4 nyje Thumanë -Kashar nuk i ka pasur, ka dy nyje që janë pjesë e projektit ndërkohë pjesë e studimit kanë qenë 3 nyje.

Dy nyjet janë të ndërtuara dhe nuk ka asnjë ndryshim nga projekti fillestar dhe bëhet fjalë për hyrjen e Rinasit dhe të Kasharit. Ajo nyje që do të zgjidhë përfundimisht problemin e Thumanës është nyja e Thumanës që ndodhet si pjesë e projektit që do të vazhdojë. Është vetëm 4 k larg mbikalimit ekzistues sot në Grazmës. Ky i fundit për ti dhënë një zgjidhje provizore. Dëgjova që nuk u mposhtën... nuk na mposhti imperializmi. Nuk e di se kush doli për t’i mposhtur. Ora 6 mbasdite apo 8 e darkës për mua nuk është orë e vonë. Në orë të vona apo të hershme unë banorë

Për të adresuar për të kuptuar mirë se interesi i një individ nuk mund të prevalojë për interesta e gjithë vendit. I kemi dhënë një zgjidhje provizore. T’i nuk je as në dijeni, ka rrugë alternativë. Ajo video që vure duke kopjuar liderin tënd suprem si lëviz asnjë fjalë të gjitha rrugët që ndërtohen me pagesë duhet të kenë rrugë alternative. Thumana ka rrugë alternative, por është e gjatë dhe jo në gjendje të mirë dhe jo të gjitha rrugët alternative janë të tilla.

Rrugë alternative ka. Jemi në fazën e firmosjes së kësja kontrate për ndërtimin Thumanë-Milot. Në ato të vona kur takoj njerëzit kemi sqaruar se në mënyrë provizore ato do të aksesojnë mbikalimin e Gramzës me një rrugë deri ditën kur të kemi rreth rrotullimin dhe mbikalimin e plotë në zonë e hyrjes së Thumanës. Kemi rënë dakord që në rast se ata do ta shohin të arsyeshme duhet marrëveshje me komunitetin, pasi ka edhe shtëpi ne mundë të konsiderojmë se edhe mbikalimin e Gramzës ta kthejmë në një nyje permanente.’- tha Balluku.

21 kilometrat e autostradës Thumanë-Kasharit kanë kushtuar 226 milionë euro, dhe janë ndërtuar nga kompania GENER 2, pas disa përplasjesh edhe në dyert e Gjykatave.

I ideuar fillimisht nga Damian Gjiknuri si PPP me fitues Gener 2, projekti u anulua pak ditë pasi mori detyrën nga Belinda Balluku, në janar të 2019-ës. Pas këtij anulimi kompania fituese Gener 2 paditi ministrinë dhe fitoi procesin, çka solli që në 26 maj 2022 të riaktivizohej kontrata, por tërësisht e ndryshuar.

Kjo është rruga e dytë në vend që është me pagesë pas asaj të Kombit, ku vlera e tarifës që do të paguhet për kalim sipas kontratës do të varet nga lloji i mjetit, por që nuk do të jetë më poshtë se 2.1 euro.

Banorët e Krujës dhe Fushë Krujës prej javësh kanë protestuar pasi rruga e re Thumanë-Kashar, i pengon ata që t’i lidhë me zonat e tyre te banimit dhe për këtë kanë kërkuar hyrje dhe dalje nga ajo që ata e quajnë izolim. Banorët kërkojnë hyrje dhe dalje në autostradë pasi edhe bizneset e shumta në zonë po falimentojnë

M.Q./I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë