Protestat te Kuvendi dhe konferenca Rama-Meloni/ Kreshnik Spahiu në 'Frontline': Çudia e kampit afrikan do zgjas 3 ditë, aq sa e kampit të iranianëve apo afganëve

Protesta e Rithemelimit tek parlamentit pas emisionit të Rai 3 dhe marrëveshja Rama-Meloni u debatuan në Frontline me jurisitin Kreshnik Spahiu, analistin Lavdrim Lita, kreun e Lëvizjes Bashkë Arlind Qori, deputetun Luan Baçi dhe analistin Leonard Olli.

Spahiu shprehet për Marsela Karapançon se protestat janë të nevojshme në një shoqëri demokratike, por mendon se aktivistët e opozitës po konsumohen me shumë kauzar pa çuar asnjë deri në fund.

'Unë parimisht i qëndroj mendimit që nuk ka protestë të dëmshme, janë të dobishme për sa kohë nuk ka viktima. Çdo protestë e vë shtetin në pozita më progresiste dhe më në kontroll. Shqipëria nuk ka sistemi dypartiak. Në 1990 ne e futëm Shqipërinë në pluralizëm.

Kjo është komoditetit që kemi. Çdokush që e konsideron veten opozitar bën mirë të protestojë,. Nëse protesta dështon i bën dëm opozitës. Çdo parti duhet të protestoj kur merr përmasa ndërkombëtare çështja e korrupsionit. Çështja është sa e suksesshme është kauza dhe sa mbështetja popullore. Në Shqipëri protestat janë politike dhe nuk kapërcejnë kufijtë e partisë.

E dyta është shpërndarja e kauzave dhe konsumimi i protestuesve. Të njëjtë njerëz protestojnë të hënën te bashkia, të martën te rrugica, të ënjtjen te parlamenti. Këta aktivistë konsumohen. Produkti i protestave, të korrat i korr ditën e zgjedhjeve.

Rezultatin do ta shikojmë në prill të 2025. Këta kanë qenë të suksesshëm në dy elementë. E para kanë marrë protagonizëm dhe kanë lënë në hije disa faktorë të tjerë politikë përfshirë PD zyrtare dhe ka mbulim më të fortë mediatik. Këta kanë marrë 24 orë hapësirë e cila është ushqimi politik. Në strategjinë e tyre janë në rregull sot për sot. se çdo do të arrijnë nesër jam skeptik.'

Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori u shpreh se Rama duhet të marrë përgjegjësi pas emisionit të Rai 3, pasi nuk është baltosur shoqëria shqiptare si një narko-shoqëri, por qeveria dhe kryeministri.

'Do revoltohesha nëse do na thoshin narkoshoqëri. Ne që jemi gjyëm shtet autoritarist a është zyrtare e kryeministrit në lidhje me oligarkë me narko trafikantë. Unë them po. E shohim çdo ditë, në çdo koncesion. Dominon oligarkia ekonomike. Rama bën një ngatërresë, shtetin me shoqërinë dhe e identifikon veten me shoqërinë. Lugji XIV thoshte shteti jam unë. Rama thotë edhe më shumë, populli jam unë. Unë nuk pashë asnjë insinuatë ndaj popullit shqiptar,. Ankohemi ccdo ditë ndaj këtij zhvillimi të paqëndrueshëm. Ikin çdo vit 40 mijë-60 mijë qytetarë, forcë pune.'

Leonard Olli shprehet në lidhje me investigimin e Rai 3 se ato që u paraqitën kanë dalë edhe më parë jo nga emisione gazetareske, por nga raportet e DASH apo Europol. 

'Duhet të jemi korrekt me opinionin publik kur referojmë këto çështje. Ne nuk ka pse të çuditemi dhe të fokusojmë vëmendjen në një element investigativ por do thoja në rast se raporti i fundit i DASH që prek çdo çështje të shtetit shqiptar është racist apo përbaltës, po raporti i OKB-së për drogërat, po raporti i Europol është përbaltës.

Po raporte të tjera që në industrinë e madhe të ndërtimit injektohen para të pista janë përbaltës? Nuk kemi pse të fokusohemi të kalohet vëmendja në relativitetin apo subjektivitetin e një dokumentari televiziv, kur ke elefantin në dhomë, nga raportet ndërkombëtare. Pa diskutim ka shfrytëzim politik te protesta. Merret kazus nga dokumentari edhe për Berishën. E paimagjinueshme të refuzoj drejtuesi i parlamentit se çfarë do të bëjë një subjekt politik brenda parlamentit.'  

Ndërkohë analisti Lavdrim Lita thekson se investgimi i Rai 3 e ka vënë në siklet Ramën më shumë 100 protestat që mund të ketë bërë Rithemelimi këto dy vitet e fundit.

'Në Gjadër protestoi një deputet i opozitës italiane dhe nuk kishte një deputet të opozitës shqiptare për 36 mijë refugjatët afrikanë që do strehohen. Një deputet opozitar italian u gjakos nga badigardët e Ramës. Deputetët e opozitës shqiptare po pinin raki këtu afër te parlamenti. Dokumentari i Rai e ka vënë në siklet më shumë se 100 protesta Rithemelim apo një forcë tjetër në 2 vite. Ekspozoi numrin dy të qeverisë që hynte duke qeshur te Rama.'

Sakaq, Spahiu shikon një paralelizëm të marrëveshjes së Ramës me Melonin, me atë që ka bërë Berisha për iraninanët muxhahedinë të cilët janë në Manëz.

'Të dy qeveritë, Berisha dhe Rama, kanë treguar seriozitet në raport me perëndimin. Në subkoshiencën  e liderit të opozitës kjo është arsyeja e devijimit të opozitës. Ka dhe një marrëveshje me subjekte politike të së djathtës italiane që të bëj një sy qorr dhe vesh shurdh lidhur me marrëveshjen. Ata mund të kishin aksion më radikal por vetë Berisha është i bindur se çfarë efektesh ka në perëndim. Kanë përfituar gjithë vendet e BE-së. E gjithë furtuna mediatike se turizmi do shkatërrohet është anomali mediatike. Manza është afër me Lalëzin dhe nuk e kanë penguar. Në Lezhë nuk është kryer asnjë vepër penale nga ardhja e afganëve.'

Ndërkohë Spahiu shton se nëse Shqipëria hyn në BE, në vend do të hapen 2000 kampe refugjatësh pasi do bëhet porta e parë hyrëse për afrikanët dhe refugjatëve, teksa sipas tij ka edhe mjaft disavantazhe për ne nëse futemi në BE dhe nuk është se do shndërrohemi në Gjermani, ndërsa vlerëson se: Çudia e kampit afrikan do zgjas 3 ditë, aq sa e kampit iranianve apo afganve.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:33
Spahiu: Nëse Shqiperia hyn në BE, do hapen 2000 kampe refugjatësh nga dyndja

 

Juristi Kreshnik Spahiu u shpreh në Frontline se nëse Shqipëria hyj në Bashkimin Europian do të hapen në vendin tonë 2000 kampe refugjatësh, pasi do kthehemi në portën e parë hyrsë të refugjatëve në Bashkimin Europian nga jugu i Europës. 

'Ditën që do jemi në BE përgatitemi për 2000 kampe emigrantësh. Do jemi nga portat e para për bregun e Mesdheut. E rëndësishme duhet të saktësojmë,. Nuk merren nga Italia. Merren nga deti i hapur nga deti Mesdhe dhe sillen në Shqipëri dhe jo diku tjetër, nuk lejohen, kjo ndan të drejtat e njeriut apo deportimin.

Është një model europian jo italian, mendohet si parandalues për një krizë ky është mbërthyer gjithë Europa. Janë 500 mijë kampe në gjithë BE-në. Kam ndjekur fushatën elektorale të europarlamentar dhe tema kryesore është emigracioni. Gjithë partitë nacionaliste kanë të njëjtën teze që qeveritë kanë dështuar në çështjen e emigracionit.

Mund të kërcënohen BE apo bashkëjetesa sipas tyre prej trafikimit të çështjeve njerëzore. Ne jemi populli më eksportues i emigracionit dhe jam kaq refraktar për ata që vijnë. Është debat i fortë në BE sesa në Shqipëri. E pavërtetë që fakti, do kenë të drejtë për azil këtu, por nëse lihen të lirë dhe dalin nga kampi bie gjithë projekti dhe marrëveshja, Italia synon të rishikojë procedurat e azilit këtu dhe ti kthej mbrapsht, nëse ata nuk ikin dhe rrinë këtu ka rënë marrëveshje. Ky është një projekt global ku gjithë BE po e projekton që tu thonë qytetarëve afrikanë që nuk do përfundoni në brigjet tona por në Ruandë apo Shqipëri', tha Spahiu.

Ora 22:10
Ironizon Spahiu: Berisha firmosi pro Iranianëve por del kundër afrikanëve

 

Juristi Kreshnik Spahiu në Frontline komentoi marrëveshjen Rama-Meloni për emigrantët dhe bëri një paralelizëm me marëveshjen e mëparshme për afganët që nuk kanë dëmtuar turizmin në Lezhë apo marrëveshjen e Berishës për muxhahedinët në Manëz që nuk ka dëmtuar turizmin në Lalëz. 

'Protestat u frymëzuan nga një marrëveshje me Italinë u dha karburant për narkoshtetin dhe përfunduan për Sali Berishën. Në pikëpamjen qeveria Berisha dhe Rama jo çdo gjë e kanë bërë të errët. Dy nga vendime t më dinjitoze, janë kampi i refugjatëve muxhahedin në Manzë, kampi i afganëve në Lezhë dhe kampi i afrikanëve në raport me Italinë.

Të dy qeveritë, Berisha dhe Rama, kanë treguar seriozitet në raport me perëndimin. Në subkoshiencën  e liderit të opozitës kjo është arsyeja e devijimit të opozitës. Ka dhe një marrëveshje me subjekte politike të së djathtës italiane që të bëj një sy qorr dhe vesh shurdh lidhur me marrëveshjen. Ata mund të kishin aksion më radikal por vetë Berisha është i bindur se çfarë efektesh ka në perëndim. Kanë përfituar gjithë vendet e BE-së. E gjithë furtuna mediatike se turizmi do shkatërrohet është anomali mediatike. Manza është afër me Lalëzin dhe nuk e kanë penguar. Në Lezhë nuk është kryer asnjë vepër penale nga ardhja e afganëve.

E treta sot në gjithë qytetet europian numërohen 500 mijë kampe emigrantësh dhe në asnjë qytet nuk konsiderohet pengesë për turizmin. Kosova ka bërë një marrëveshje me Danimarkën ku Gjilani do bëhet burg për kriminelët e Danimarkës. E padrejtë që të ngrihet kjo furtunë. Çfarë lidhje nëse qarkullon droga në Shqipëri me marrëveshjen e emigrantëve. Ça logjike është kjo? E palogjikshme analiza politike-mediatike që ka bërë Rai me marrëveshjen e emigrantëve dhe trafikun e drogës.'

Ora 22:05
'Deputeti italian shkoi të protestonte në Shëngjin dhe u gjakos', Lita: Opozitarët shqiptarë po pinin raki dhe vodka pranë Kuvendit

 

Analisti Lavdrim Lita në Frontline u shpreh lidhur me marrëveshjen Rama-Meloni se në Shëngjin gjatë konferencës mes dy kryeministrave shkoi të protestonte një deputet opozitar italian ndërsa opozitarët shqiptarë ishin duke pirë raki pranë kafes te Kuvendi.

'Shqipëria turistike ka probleme sepse Vlora ka 48 orë pa ujë. Në Gjadër protestoi një deputet i opozitës italiane dhe nuk kishte një deputet të opozitës shqiptare për 36 mijë refugjatët afrikanë që do strehohen. Një deputet opozitar italian u gjakos nga badigardët e Ramës. Deputetët e opozitës shqiptare po pinin raki këtu afër te parlamenti. Dokumentari i Rai e ka vënë në siklet më shumë se 100 protesta Rithemelim apo një forcë tjetër në 2 vite. Ekspozoi numrin dy të qeverisë që hynte duke qeshur te Rama.

Ka qenë kampioni i qeverisë rindërtimit, ilaçeve. Opozita duhet të kishte kërkuar që autoritetet zviceriane ta sjellin këtu. Protesta nga narkoshteti u devijua tek kërkesa e para dy vitëve për Berishën. Edhe e bija tha se nuk i heqin dot mandatin Berishës, për ti bërë yzmetin zotin Berisha. Deputetët brenda i kufizoni disa të drejta kolegëve të tyre me zotin Bardhi. Shohin vetëm kërthizën e tyre. Deputetit italian i del gjaku në Gjadër. Ndërsa deputetët e opozitës rrinë te kafja e kuvendit duke pirë vodka', tha Lita.

Ora 21:55
Emisioni i Rai 3/ Arlind Qori në Frontline: Do revoltohesha nëse do quheshim narkoshoqëri! Rama nuk mund t'i fshihet përgjegjësisë

Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori komentoi në Frontline emsionin e Ra 3 për Shqipërinë. Sipas Qorit nuk ka racizëm ndaj shqiptarëve, por një investigim për qeverinë she kryeministrit shqiptar.

'Do revoltohesha nëse do na thoshin narkoshoqëri. Ne që jemi gjyëm shtet autoritarist a është zyrtare e kryeministrit në lidhje me oligarkë me narko trafikantë. Unë them po. E shohim çdo ditë, në çdo koncesion. Dominon oligarkia ekonomike. Rama bën një ngatërresë, shtetin me shoqërinë dhe e identifikon veten me shoqërinë. Lugji XIV thoshte shteti jam unë. Rama thotë edhe më shumë, populli jam unë. Unë nuk pashë asnjë insinuatë ndaj popullit shqiptar,. Ankohemi ccdo ditë ndaj këtij zhvillimi të paqëndrueshëm. Ikin çdo vit 40 mijë-60 mijë qytetarë, forcë pune.

Rama nuk ka 11 ditë në pushtet dhe të thotë prisni mrekullinë. Nuk mund ti fshihet përgjegjësisë së tij penale duke u identifikuar me shoqëri. Nuk është racizëm kur një gazetar i bën kryeministrit pyetje të sikletshme', u shpreh Qori.

G.K/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bardi: 07/06/2024 13:25

    Opozita u be kaq vjet ne opozite dhe akoma nnuk ka kuptuar qe dhuna eshte veprimi qe ndikon me shume ne popull dhe e largon ate per ta perkrahur.A skujt nuk i vjen mire per korrupsionin e shtetit e ne mnyre te vecant per drejtuesit e saj,por shikojn dhunen e opozites qe manifestohet nga 100 vete te konsumuar deri ne neveri,apo veprimet e deputetve te opozites qe kur ishin ne drejtim korrupsioni dhe dhuna ishin me shume se kjo pozite,mendohet me lehte per te thene me mire me keta se me ju.Populli nuk harron dhunen tuaj dhe 97 dhe armet qe i moridhe me to po vriten cdo dite ne mnyre te vecante ata qe skuptojn qe denimi mos sot po neser do paguhet?Pronari hotelit ne dhermi qe perdori armen dhe vrau ti gezohet burgut tani minimumi 20 vjet.Dhe kete populli se harron qe jane trangujt e PD qe kryejne keto veprime,qe inspirohen nga deputetet e rithemelimit qe vazhdoj te afrojn dhunen ne cdo aspekt.

    Përgjigju
  • himarjoti: 07/06/2024 11:10

    Kapterri, sikur edhe 2-3 te jene quhen protestues. Ti si sherbetor i qeverise apo pjestar i saj mund te mos jesh dakort sepse te pelqen Rama qe te paguan por un jam ( megjithese larg) me protestuesit. Rama eshte ai qe kerkon rrezimin dhezhdukjen e opozites, Rama eshte ai qe zhduku sindikatat ( duke i ofruar paga te majme ) dhe u bente thirrje te huajve te investonin ne Shqiperi sepse ne skemi sindikata. Me sa kuptoj jepjese emonizmit qe je mesuar te urresh e te perbuzesh puntoret e te varferit njelloj si Rama . Ti edhe sot e urren popullin kur sheh qe nuk te servilosen me per nevojat ekonomikeqe kishte ne ate kohe.Ne megjithmend nuk kemi arritu demokraci( sepse jeni po ju ne pushtet por te ndare ne disa parti,por ama diçka e kemi arritur. Ate qe ju s'na e lejonit ta shihnim as ne TV sotpo e shohim direkt, ato qe ne sarrinim ti permendnim as emrin sot po e shijojme. Shpresoj qe dita juaj mos ardhte kurre megjithese ne Shqiperi keni mbetur vetem sera juaj e komunistave ( qe ushqeheni me para te vjedhuraDhe pensionistet qe me shume ushqehen nga emigrantet.

    Përgjigju
  • Iris: 07/06/2024 02:33

    Z.Spahiu,cudia zgjat vetem 3 dite tek ne sepse shteti u ka vene cizmen ne gurmaz shqipove qe nuk kane asnje shprese,edhe opozita qe mund te kishte bere dicka dhe mund te kishte bashkuar popullin,ka humbur cdo besim e cdo legjitimitet sa kohe punon,mendon e jeton per Berishen e Meten.Populli e di qe eshte kauze drejte,por e humbur me kete pozite e opozite.Dhe nuk kane per t'u ndertuar 2000 kampe kur te futemi ne BE,sepse te gjithe synojne vendet e pasura,jo vende si joni.Por eshte turp per dinjitetin tone si komb e si shtet, qe fale Rames te na barazojne me Ruanden,apo Meksiken per ceshtjet e emigracionit.

    Përgjigju
  • Kapterri: 06/06/2024 23:05

    Çfare protestuesish jane aty?100 veta,laj, thaj ,shplaj,. Te gjithe qesharak.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Përgjegjësit e këtij akti kriminal të paguajnë për veprimet e tyre

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Përgjegjësit e këtij akti kriminal të paguajnë për veprimet e tyre