MAT- Banorët e Klosit janë ngritur në protestë ditën e sotme duke bllokuar rrugën nacionale për disa minuta në shenjë proteste për të kundërshtuar ndërtimin e 3 HEC-eve që janë planifikuar që të ndërtohen.
Në protestë me banorët janë bashkuar edhe deputeti PD, Bedri Hoxha dhe kryebashkiaku, ndërsa Jamarbër Malltezi nuk ka qenë i pranishëm në protestë, por ka qëndruar brenda në një lokal me përfaqësuesit e firmës.
Banorët nuk kanë lejuar përfaqësuesit e firmës austriake që kryejë punimet duke bllokuar ndërtimin e HEC-eve.
'Askush nuk na pyeti për ndërtimin e HEC-eve. Jemi kundër dhe nuk do të lejojmë ndërtimin, pasi gjatë stinës së verës nuk kemi ujë, pasi do të futet në tubacione" shprehen ata.
Përfaqësuesit e kompanisë austriake kanë kërkuar ndërhyrjen e policisë për të shpërndarë protestën me qëllim vijimin e punës.
Mbi lumin Mat në 2012 u vendos që të ndërtohen tre hidrocentrale nga një firmë austriake.
Zbatimi i projekteve mendohet të nisë në fillim të lumit Mat pranë Urës së Vashës në Klos e do të përfundojnë në afërsi të fshatit Batërr e Vogël në Bashkinë e Burrelit.
Janë rreth 18 kilometra gjatësi qe preken nga ndërtimi, ndërsa banorët e kundërshtojnë, pasi sipas tre do të shkaktojnë tharjen e lumit.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com