Dhjetëra qytetarë u mblodhën këtë të diel në Shkodër në një protestë kundër hapjes së Konsullatës së Serbisë në kryeqendrën e veriut (vendim i cili ende nuk është marrë).
Me pankarta në duar ku shkruhej “Kosova është Shqipëri”, Besa e shqiptarëve është e shenjtë”, etj, pjesëmarrësit shprehën kundërshtimin e tyre për këtë vendim, duke artikuluar edhe qëndrimet e tyre gjatë tubimit. Protesta u zhvillua e qetë dhe pa incidente.
Teksa marshuan në rrugët e kryeqendrës së veriut, organizatorët kërkuan anulimin e këtij vendimi, ndërsa akuzuan kryeministrin Edi Rama se po i bën qejfin presidentit serb Vuçiç.
Organizatorët deklaruan se reagimi i tyre lidhet me qëndrimet që, sipas tyre, Serbia ka mbajtur ndër vite ndaj Kosovës dhe shqiptarëve, duke kërkuar që të rishqyrtohet vendimi për hapjen e Konsullatës në Shkodër.
“Siç e keni marrë vesh, duan të hapin një Konsullatë serbe në Shkodër. Në kufij me serbinë nuk jena. Serbia nuk është as shtet i BE-së. Nuk është as ndonjë shtet lider në Europë. Është turp i madh. Kujtojnë se jemi dele që na bëjnë këto gjëra. Duan të shkelin mbi gjakun e njerëzve, mbi dëbimin e njerëzve. Shko bëje në Surrel konsullatën serbe”, tha mes të tjerash një protestues.
"Serbia është shtet kriminal, turp", tha një tjetër protestues.
Tirana zyrtare shpjegoi më herët se çështja është ende në diskutim e sipër dhe nuk ka një dakordësi finale për të. Ministri i Jashtëm Ferit Hoxha foli për parimin e reciprocitetit në lidhje me këtë zhvillim, teksa përmendi faktin se ka qenë Shqipëria që ka bërë e para kërkesën për një Konsullatë të përgjithshme në Luginën e Preshevës.
-
Protesta ka nje qellim te caktuar kurbehet.Shqiperia i ja kerkuar Serbise te ngrwje nje konsullat ne Bujanovc ,qe ndihmon shume shqiptaret qe banojne brenda Serbise dhe per riprocitet ( jo si cthojne Rama po i ben qefin Vucicit) por per te mbrojtur shqiptaret e Bukanovcit dhe Metvegjes.Prandaj gjykoni problemin para se te shoreheni.Marredheniet midis shteteve zvatohen ne baze te ligjit nderkombetar te reciprocitetit
Përgjigju -
Deri kur do të lejohet që Shqipëria të udhëhiqet nga njerëz me rrënjë sllave? Nuk po flas për konsullatat, por për Shkodrën, e cila ka vuajtur e është masakruar ndër dekada. Shkodra është pjesë e pandashme e Shqipërisë dhe nuk duhet t’i jepet askujt.
Përgjigju -
Gjeja e bukur qe po ndodhe ne Shqiperi eshte qe po protestohet per gjithçka qe eshte e padrejte per qytetaret. Njerezit po marrin vetbesim se mund te ndryshojn diçka e kane dale nga apatia e letargjia e dikurshme. Kjo filloj qe nga ujsjellsi i Vlores. Patronazhistet kane frige e po shof qe kane dale me komentu
Përgjigju -
Shkodra qe vinte era shurre duhet ta mbylli qenefin
Përgjigju -
????? Sa debila.
Përgjigju -
Këta janë shpellarët derra të Shkodrës që kanë zbritur nga malet.
Përgjigju-
Ata qe te kane mbarsur jot'eme.
-









Komente
Komento