Iu gjetën 250 mijë euro dhe 16 mln lekë, ndaj Edvin Priftit 2 referime në Prokurori nga QSUT! Denoncimi i qytetarit në gusht: I dhashë para për operacion, më ktheu gjysmat pasi i afërmi më vdiq!

TIRANË- Report Tv mëson detaje të reja lidhur me arrestimin e mjekut Edvin Prifti. Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta bën me dije se provave të SPAK, i është shtuar edhe një rast i referuar nga QSUT-ja, bazuar në denoncimin e një qytetari në gusht të 2020. Mësohet se qytetari ka denoncuar se mjeku Edvin Prifti i ka marrë para për t’i kryer operacionin e një të afërmi të tij, por ky i fundit ndërroi jetë. Për pasojë, sipas qytetarit, mjeku i ka kthyer gjysmën e parave të marra e për këtë pretendon se ka edhe SMS.

Ndërkohë, një ditë më parë, në rrjetet sociale ka qarkulluar një audio- përgjim, sipas së cilëve ishte mjeku teksa orientonte një pacient që të shkonte drejt spitaleve private. Me argumentin se QSUT-ja ishte e gjitha e infektuar, ai u thotë që do e operonte të afërmin e tij në një spital privat në kushte më të mira. Edhe për këtë rast, QSUT ka bërë një referim në Prokurorin ë e Tiranës, e cila tashmë, sipas procedurave pritet të shkojë në SPAK.

Mjeku Edvin Prifti u la dy ditë më parë në burg, pasi Prokuroria i shtoi akuzën për pastrimin e parave, edhe pse ai pretendonte se këto para i kishte fituar nga çmime ndërkombëtare që kishte fituar.

Emri i Edvin Priftit doli nga përgjimet që po kryheshin në Gjykatën e Krujës, operacion që u finalizua disa ditë më parë me arrestimin e 13 personave, mes tyre edhe gjyqtarja Enkelejda Hoxha. Mjeku Prifti mori ryshfet nga kryesekretarja e Gjykatës së Krujës, Manuela Mallakuçi për t'i operuar nënën.

Sekretarja e Gjykatës së Krujës Manuela Mallakuçi ka qenë nën përgjim pasi ishte përfshirë në lirimin e të dënuarit Saimir Petani, i cili priste të lirohej nga Enkelejda Hoxha por që nuk u lejua nga SPAK duke e arrestuar atë dhe gjyqtaren Hoxha gjatë seancës. Në një prej shumë bisedave që ka kryer, Mallakuçi është kapur duke folur me Priftin që t’i kryente një operacion jashtë radhe nënës së saj. Kjo gjë ka bërë që prokurori Altin Dumani të nisë një hetim për korrupsion për mjekun Prifti. Gjatë kontrollit, atij iu gjetën 250 mijë Euro dhe 16 mln leke cash në zyrë e shtëpi.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ylli: 15/02/2021 17:58

    Barcalete Nje polic ndaloi nje mjek per shkelje te rregullave te qarkullimit. Posi i prezantoi shkeljen i komunikoi gjoben. I thote mjeku me njef mua ti. E kush je ti i thote polici. Une mjek. E c'rrendesi ka i thote polici. Po si c'ka rrendesi une jam mesuar duke marre dhe jo duke dhene i thote mjeku

    Përgjigju
  • Lui: 15/02/2021 15:42

    Hajde tregti hajdee... Me ktheu gjysmat sepse i afermi vdiq.. Pupupu.., ca behet..Si nuk kane turp, dhe si i gezojne ato para..?!

    Përgjigju
    • Latif: 15/02/2021 17:33

      Hakun e punes ja ka mbajt, packa se pjesa qe ndrroi nuk lunte ndonje rrol

  • Ops: 15/02/2021 13:53

    Tani kuptohet qe qenka loja e ripjelljes

    Përgjigju
    • labi: 15/02/2021 16:40

      MOS U MERZITNI ME MUA NGA ATO QE DO SHKRUAJ DR PRIFTI NUK ESHTE I VETMI ,PA DYSHIM,SA DODOJA TE ISHTE I VETMI NUK KA SHQIPTAR PA POZITE QE NUK KA NJ HISTORI PER SHERBIMIN SHENDETSOR DHE TE DREJTESISE QE NUK KA DHENE MIT FILLOI NE 1991 KUR TE SE SEMURET SILLNIN CARCAFET NGA SHTEPIA DHE BLININ ILACET JASHTE SPITALIT FILLOI NE 1992 KUR DOLEN GJYQTARET E PLEPAVE,KUR DOLEN SKEMAT PIRAMIDALE KUR U SHITEN ARMET NGA PINJOLLI I BERISHAJVE KUR GITA OAGUHEJ PER PUNE TA PA BERE KUR META VODHI FLORIRIN ,KUR META VODHI CEZK BASHKE ME BERISHEN.FILLOI KUR BASHA VODHI 230 MIJE EURO TE RRUGA E KOMBIT KUR FULLANI MORI KOMPENSIM PER VJEDHJET ETIJ ,KUR POLLO VODHI PARATE E LIBRAVE,KUR VASILI VODHI ILACET E SHUME E SHUME TE TJERA NNNJE SHEMBULL TE THJESHTEPO JU JAP KAM 30 VJET JASHTE,PUNOVA S5 VJET SI MJEK FITOJA 10 MIJE DOLLARE NE MUAJ,POR SA KENAQSI DO KISHA TE KISHJA GJYSMAT E PARAVE TE DR ESHTE MJEK IZOTI KIRURG ZEMRE,POR ASNHE MJEK NUK GJENDET NE SUPERMARKET TE BLIHET MOJ ZONJE E NDERUAR QE SHKRUAJTJE.CDO MJEK NE PUNEN ETIJ KA KUSH ME PAK E KUSH ME SHUME EMOCIONE POR PO TA THEM PAGESA ME EMADHE PER DR ASHTE KUR SHEROHET NGA SHERBIMI YT.NE KAPITALIZEM ,MJEK TE MARRE MIT NE SPITAL DENOHET ME LIGH SESA NUK E DI.NE VENDIT PRIVAT KA TARIFAT ME FATURE MJEKU NUK KOMUNIKON ME TE SEMURIN PER PARET BEN OPERACIONIN DHE TUNGJATJETA KA DHE OPERACIONE HUMANITARE PA PARA NGA VENDET EVARFERA NE SHTETIN KU UNE JETOJ,TE FEMIJEVE E LINDIN ME DEFEKTE NE ZEMER PO JU JAP NJE SHEMBULL JO PER PROPAGANDE NGA SIRIA U MJEKUAN TE SEMURE NE IZRAEL ME NJE SHUME 50 MILJON DOLLARE USHTARE SIRIANE TE PLAGOSUR NE LUFTEN CIVILE PO E MBYLL MJEKSIA NUK ESHTE BIZNES TE USHTRUARIT E SAJ ESHTE HUMANIZEM.KESHTU ME MESUAN MUA ,HOXHA BEKTESHI ZICISHTI,BITRI POPA ADHAMI ,KOKALARI KARAGJOZI QE I KUJTOJ ME RESPEKT TE LARTE

    • Opsit pidhropsit: 15/02/2021 16:27

      Herë tjetër në kokë tënde ops, vdeksh ti e të paktën familja jote të marri gjysmat e lekve se ti aq vlen.. Dhe kështu do kuptosh në botën tjetër që ska lidhje rripjellje e rripjerdhje, po ka lidhje që kjo tokë ka robqira si ty dhe si doktori, që mendojnë vetëm të fryhen me gjak e lek nga ky popull.

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)