TIRANE-5 orë debat dhe asnjë kompromis ishte rezultati i mbledhjes së sotme në Këshillin Politik, që nisin me prezencën e të gjithë anëtarëve, por që vijoi vetëm e Damian Gjiknurin, Oerd Bylybashin dhe Petrit Vasilin, pasi Rudina Hajdari u largua vetëm 15 minuta pas nisjes së saj.
Në takim u propozua amendamenti i Opozitës së Bashkuar për hapjen e listave 100 % ku ajo theksonte se nuk preken koalicionet, por kjo është refuzuar nga Gjiknuri, i cili tha se opozita sjell propozime të mbështetura në rërë dhe të vjetra dhe se nuk ka sjellë asnjë model që me sistemin tonë zgjedhor të hapen listat dhe të mos preken koalicionet në formën që janë sot. Gjiknurit tha se synimi i opozitës duket se është vetëm bllokimi i miratimit të ndryshimeve kushtetuese, pasi shprehet se amendamentet nuk pengojnë as koalicionet paraelektorale dhe as hapjen e listave 100%.
Nga ana tjetër opozita i konsideruar ndryshimet kushtetuese që do të kalojnë ditën e nesërme, të njëanshme që vrasin marrëveshjen e 5 Qershorit dhe kthim të hapave pas për vendin. Bylykbashi tha se për 5 orë PS nuk paraqiti asnjë argument pse duhet të kalonte këto ndryshime dhe të heq koalicionet në një kohë që ato nuk kanë qenë kurrë problemi në zgjedhje.
Çfarë kërkoi sot opozita me amendamentin e propozuar për listat e hapura 100 %
Opozita jashtëparlamentare ka propozuar amendament kushtueses për hapjen e listave 100 % duke theksuar se me këtë kërkesë nuk ka nevojë të ndryshohet neni 64 i Kushtetutës por vetëm neni 68 ku sipas saj duhet të shfuqizohet fjalia e tretë, e pikës 1.
Neni 68, pika 1 thotë se: Kandidatët për deputetë paraqiten në nivel zone zgjedhore nga partitë politike, koalicionet zgjedhore të partive politike, si dhe nga zgjedhësit. Një kandidat mund të paraqitet vetëm për një nga subjektet propozuese, sipas kësaj pike. Renditja e kandidatëve për deputetë në listat shumemërore nuk mund të ndryshohet pas paraqitjes së listës në komisionin zgjedhor përkatës. Rregullat për regjistrimin e kandidatëve për deputetë përcaktohen në ligjin për zgjedhjet.
Opozita jashtëparlamentare kërkon që të shfuqizohet fjalia e tretë "Renditja e kandidatëve për deputetë në listat shumemërore nuk mund të ndryshohet pas paraqitjes së listës në komisionin zgjedhor përkatës" dhe kjo mundëson hapjen e listave pa pasur nevojë për ndërhyrje të tjera dhe ndryshime kushtetuese. Madje sipas opozitës kjo nuk pengon as koalicionet parazgjedhore pasi përcaktimi i kritereve dhe rregullave për zbatimin e sistemit zgjedhore proporcional, zonave zgjedhore dhe numërimit të mandateve është e rregulluat në Kodin Zgjedhor dhe jo Kushtetutë dhe kjo përcaktohet në pikën 3 të nenit 64.
Neni 64 i Kushtetutës pika 3 thotë se: Kriteret dhe rregullat për zbatimin e sistemit zgjedhor proporcional, për caktimin e zonave zgjedhore dhe për numrin e mandateve për secilën zonë përcaktohen në ligjin për zgjedhjet.
Qëndrimi i Opozitës së bashkuar në Këshillin Politik
Qëndrimi i Opozitës së bashkuar në Këshillin Politik
Përfaqësuesi i PD-së, Oerd Bylykbashi tha se nëse PS kalon nesër ndryshimet e njëanshme kushtetuese vitet 14 janar dhe 5 qershori. Ai tha se për 5 orë PS nuk paraqiti asnjë argument pse duhet të kalonte këto ndryshime dhe të heq koalicionet në një kohë që ato nuk kanë qenë kurrë problemi në zgjedhje.
"Nëpërmjet një amendamenti kushtetues jemi ndeshur për të gjithë këto orë me refuzimin konstant të PS, Propozimi ynë garanton atë që duan njerëzit hapjen e listave, ajo që kërkon mazhoranca është tjetër. Kemi kërkuar motivet e refuzimit dhe PS nuk jep arsye pse, nuk ndalet nga ndryshimi i njëanshëm i ndryshimit të kushtetutës, që nuk ka për qëllim hapjen e listave por rregullat e lojës. Me veprimin e njëanshëm që janë gati të ndërmarrin nesër me votimin në Kuvend që PS ka propozuar dhe i ka gati për miratim, do të vritet marrëveshja politike e 14 janarit dhe 5 qershorit duke minuar një proces kaq të gjatë politik. Propozimi jonë ka qenë shumë i qartë, që do të conte në kompromis, që listat të ishin 100% të hapura dhe më pas ndryshimet të bëheshin në Kodin Zgjedhor. Koalicionet nuk kanë qenë për asnjë sekond problemi i zgjedhjeve në Shqipëri, nuk ka asnjë rekomandim i OSBE që thotë hiqni koalicionet dhe nuk ka qenë në asnjë moment pjesë e propozimeve tona. Propozimi ynë qëndron ende në tryezë, nëse PS reflekton hapësira është të gjendjet konsensus që të ofrohen hapje 100 % e listave", tha Bylykbashi.
Damian Gjiknuri tha se është shprehur se pas shumë orësh diskutime nuk ka akoma asnjë marrëveshje mes palëve politike. Gjiknuri ka bërë të qartë se hapja e listave sjell modifikim të koalicioneve, por opozita nuk po gjen dot një model të një vendi europian që ka koalicionin që duan në sistemin proporcional me lista të hapura. Ai tha se oferta e tyre nuk ofronin kompromis, por sabotim i procesit që ka nisur.
"Sot vijuam mbledhjen dhe pas shumë orësh diskutimi nuk pati asgjë të re nga opozita e bashkuar ato vijojnë me të njëjtin qëllim për bllokimin e miratimit të ndryshimeve kushtetuese. Oferta e tyre nuk ofron kompromis, por kërkesa e tyre është një sabotim për këtë proces që sapo ka nisur. Doli e qartë dhe ndryshimet kushtetuese nuk pengojnë hapjen e listave dhe atë të koalicioneve dhe e dyta në frymën e bashkëpunimit të marrëveshjes së 5 qershorit jemi të hapur për tu ulur me PD-në për të vendosur se si do të hapen listat dhe si do të formohen koalicionet. Fatkeqësisht ato nuk po gjejnë atë model për të mbajtur koalicionet, nuk kanë asnjë model të vendeve evropiane dhe u kemi thënë që të gjejnë një model të tillë. Gjeni modelin e një vend të OSBE/ODIHR që praktikon lista të hapura me sistemin tonë zgjedhor.Aman mos gjesh asnjë model, dhe të heqësh dorë nga ato që ke bërë. E ka të mbështetur në rërë propozimin. Por ne e marrim parasysh koalicionin por ku votuesi të dijë kë voton, dhe jo koalicione që nuk i gjen në asnjë vend. Hapja e listave sjell ndryshim dhe modifikim. Le të gjejnë një vend që ka këtë lloj koalicioni, kërkoni ju kërkoni. Na i gjeni dhe na i thoni. Drafti është për votim. Nëse i merr votat i kalon, nëse nuk i merr atëhere nuk i kemi votat. Besoj do kalojë. Jam i bindur që do kalojë. Ky është procesi demokratik”,tha Gjiknuri.
Prej 5 orësh anëtarët e Këshillit Politik janë në diskutim për listat e hapura dhe koalicionet. Orët e gjata kanë bërë që ata të marrin një pushim dhe të hanë pica, ku Report Tv ka siguruar një foto nga ky moment brenda mbledhjes.
Gjatë debatit të sotëm në Këshillin Politik mësohet se përfaqësuesi i PD-së, Oerd Bylykbashi ka nënvizuar se po injorohet vlerësimi i ODIHR, duke kujtuar që ka "ODHIR këmbëngulur tek mos abuzimi me burimet shtetërore dhe se burimi kryesor shtetëror është fuqia rregullatore dhe ju po abuzoni me të pa nisur zgjedhjet”.
“Ju po përdorini ndryshimin e njëanshëm të ligjit, për të krijuar favore të PS në zgjedhje. Në 2013 erdhët në pushtet me krimin, në 2016 kanabizuat vendit dhe me paratë e pista të krimit bletë zgjedhjet e 2017, tani nuk ju mjaftojnë këto dhe po përpiqeni të diktoni ndryshimet e njëanshme të rregullave. Jeni të pashpresë, jeni humbës", ka thënë Oerd Bylykbashi sipas burimeve brenda mbledhjes. Damian Gjiknuri nuk i është përgjigjur akuzave, duke vijuar të theksojë se nuk mund të pranojnë propozimin e Opozitës për hapjen e listave 100 %, pa ndryshime të tjera. Mbledhja më pas është ndërprerë për disa minuta me kërkesë të Damian Gjiknurit dhe sapo ka rifilluar.
Burime për Report Tv nga mbledhja e Këshillit Politik thonë se është refuzuar propozimi i Opozitës për hapjen 100% të listave pa ndryshime të tjera në formulën e koalicioneve dhe shpërndarjen e mandateve. Sipas burimeve, përfaqësuesit e Opozitës së Bashkuar Bylykbashi dhe Vasili kanë vënë theksin tek nevoja për të gjetur konsensus dhe se propozimi i opozitës jep zgjidhje konkrete për hapjen 100 % të listave dhe duhet të shqyrtohet nga Këshilli. Opozita ka paralajmëruar se me ecjen në mënyrë të njëanshme për ndryshimin e Kushtetutës, PS po shkatërron marrëveshjen e 5 Qershorit dhe 14 Janarit, duke hedhur në erë konsensusin e arritur, që është kyç për hapjen e negociatave.
Vetëm 15 minuta mbledhje e Këshillit Politik dhe Rudina Hajdari ka vendosur të largohet, pasi kërkoi leje se kishte një problem familjar.
"Po jam larguar pasi kam një problem personal dhe jo për arsye politike", ka thënë Hajdari
Në mbledhjen e sotme po diskutohet për listat e hapura dhe koalicionet, dhe më herët opozita jashtëparlamentare tha se është dakord vetëm për hapjen e listave 100 % por për asnjë ndryshim tjetër kushtetues.
Opozita jashtëparlamentare ka propozuar amendament kushtueses për hapjen e listave 100 % duke theksuar se me këtë kërkesë nuk ka nevojë të ndryshohet neni 64 i Kushtetutës por vetëm neni 68 ku sipas saj duhet të shfuqizohet fjalia e tretë, e pikës 1. Opozita jashtëparlamentare shprehet se çdo ndryshim tjetër i njëanshëm është i papranueshëm, prish marrëveshjet e 5 Qershorit dhe 14 Janarit. Për opozitën jashtëparlamentit ndryshimet e tjera të propozuara nga Partia Socialiste cenojnë garën elektorale mes partive politike, 6 muaj përpara datës për regjistrimin në zgjedhje.
Neni 68, pika 1 thotë se: 1. Kandidatët për deputetë paraqiten në nivel zone zgjedhore nga partitë politike, koalicionet zgjedhore të partive politike, si dhe nga zgjedhësit. Një kandidat mund të paraqitet vetëm për një nga subjektet propozuese, sipas kësaj pike. Renditja e kandidatëve për deputetë në listat shumemërore nuk mund të ndryshohet pas paraqitjes së listës në komisionin zgjedhor përkatës. Rregullat për regjistrimin e kandidatëve për deputetë përcaktohen në ligjin për zgjedhjet.
Opozita jashtëparlamentare kërkon që të shfuqizohet fjalia e tretë "Renditja e kandidatëve për deputetë në listat shumemërore nuk mund të ndryshohet pas paraqitjes së listës në komisionin zgjedhor përkatës" dhe kjo mundëson hapjen e listave pa pasur nevojë për ndërhyrje të tjera dhe ndryshime kushtetuese. Madje sipas opozitës kjo nuk pengon as koalicionet parazgjedhore pasi përcaktimi i kritereve dhe regullave për zbatimin e sistemit zgjedhore proporcional, zonave zgjedhore dhe numërimit të mandateve është e rregulluat në Kodin Zgjedhor dhe jo Kushtetutë dhe kjo përcaktohet në pikën 3 të nenit 64.
Neni 64 i Kushtetutës thotë se: (Ndryshuar me ligjin nr. 9904, datë 21.04.2008) 1. Kuvendi përbëhet nga 140 deputetë, të zgjedhur me sistem proporcional me zona zgjedhore shumemërore. 2. Zona zgjedhore shumemërore përputhet me ndarjen administrative të një prej niveleve të organizimit administrativoterritorial. 3. Kriteret dhe rregullat për zbatimin e sistemit zgjedhor proporcional, për caktimin e zonave zgjedhore dhe për numrin e mandateve për secilën zonë përcaktohen në ligjin për zgjedhjet.
Qëndrimi i Opozitës së Bashkuar në Këshillin Politik
1. Në përmbushje të qëllimit për kalimin në një mekanizëm me lista 100 % të hapura, rezulton se NUK ka asnjë nevojë për ndryshime në nenin 64 të Kushtetutës, ku aktualisht parashikohet vetëm a) lloji i sistemit zgjedhor (“sistemi proporcional në nivel qarku”), b) ndarjen e zonave zgjedhore në nivel qarku dhe c) delegimin që rregullat për zbatimin e sistemit zgjedhor të përcaktohen në ligj. Neni 64 nuk ka asnjë pengesë për të kaluar në mekanizimin e listave 100 % të hapura dhe për pasojë nuk duhet të ndryshohet.
2. Në përmbushje të qëllimit për kalimin në një mekanizëm me lista 100 % të hapura, rezulton se neni 68 i Kushtetutës, aktualisht parashikon a) subjektet zgjedhore (që janë partitë politike, koalicionet zgjedhore të partive politike, si dhe kandidatët e propozuar nga zgjedhësit), b) rregullin që një kandidat mund të propozohet vetëm nga një subjekt zgjedhor, si dhe c) delegimin që në ligjin e zgjedhjeve të parashikohen rregullat për regjistrimin e kandidatëve dhe organizimin/zhvillimin e zgjedhjeve. Në këtë nen, parashikohet edhe një rregull në pikën 1 të tij, sipas të cilit “Renditja e kandidatëve për deputetë në listat shumemërore nuk mund të ndryshohet pas paraqitjes së listës në komisionin zgjedhor përkatës”. Kjo fjali në Kushtetutë është e vetmja pengesë për të kaluar në një mekanizëm me lista 100 % të hapura. Heqja e kësaj fjalie është e mjaftueshme që në ligjin e zgjedhjeve të parashikohet aplikimi i mekanizimit me lista 100 % të hapura, sepse sipas pikës 3 të nenit 64 të Kushtetutës është ligji i zgjedhjeve që parashikon kriteret dhe rregullat për zbatimin e sistemit zgjedhor proporcional.
3. Për të krijuar bazën kushtetutese për kalimin në një mekanizëm me lista 100 % të hapura, është e nevojshme dhe e mjaftueshme që të bëhet vetëm Amendamenti Kushtetutes si vijon: “Në nenin 68 të Kushtetutës, fjalia e tretë, e pikës 1, shfuqizohet.” Në këtë mënyrë, kushtetutëbërësi krijon mundësinë kushtetutese që në Kodin Zgjedhor të ndryshohet mënyra e hartimit të listave, duke parashikuar votën parapëlqyese për kandidatët në listat e secilës parti. Ky ndryshim krijon mundësinë e garës midis kandidatëve në listën e vetë partisë politike.
4. Ndryshimet e tjera të propozuara nga Partia Socialiste cenojnë garën elektorale mes partive politike, 6 muaj përpara datës për regjistrimin në zgjedhje, e për pasojë janë jo vetëm të papranueshme, por cenojnë rëndë barazinë e palëve në një proces zgjedhor. Ato janë hartuar dhe imponuar në mënyrë të njëanshme të imponuara nga njëra palë, për ti shërbyer interesave të ngushta politike, në situatën politike të momentit, 6 muaj para regjistrimit në zgjedhjet e ardhshme.
5. I vetmi ndryshim kushtetutes i nevojshëm dhe i mjaftueshëm që krijon mekanizmin për lista 100 % të hapura është Amendamenti Kushtetues si vijon: “Në nenin 68 të Kushtetutës, fjalia e tretë, e pikës 1, shfuqizohet.” I cili duhet të reflektohet, nëpërmjet një procesi gjithëpërfshirës dhe transparent për qytetarët, nga të gjitha partitë politike dhe aktorët zgjedhorë, në Kodin Zgjedhor. Këto ndryshime duhet më pas të dërgohen për miratim në Parlament si një paketë e vetme.
6. Përveç këtij ndryshimi të paraqitur më sipër, asnjë ndryshim tjetër në Kushtetutë dhe Kodin Zgjedhor në lidhje me: a) formulën ekzistuese të koalicioneve parazgjedhore, b) ndarjen aktuale të zonave zgjedhore në nivel qarku, c) formulat ekzistuese për ndarjen e mandateve ndërmjet koalicioneve dhe brenda koalicioneve, d) pragun elektoral ekzistues, si dhe çështje të tjera që lidhen me zgjedhjet, nuk mund të ndryshohen pa arritur dakordësinë mes të gjitha palëve në Këshillin Politik.
Shqupi as ka patur as ka alternativa e vetme eshte fitorja ne tavolin ose molotovi. Po behet gati te gjej alibin e humbjes qe eshte mese e sigurt kurdo qe te behen zgjedhjet. Nuk di a ka ndonje gje qe te besosh tek kjo opozit e rrenuar qe e mban veten me lug bosh. Cfar te dobishme ka ber per kombin?????? Vetem rrenim vrasje dhe djegie jur dorezon pushtetin. Mjerannnnn
PërgjigjuJUA futi rama rrini ne rruge si qener tani,,meqe ra llafja jane shtuar shume qente e rruges,,,o edi rama futi ne pune keta plehrat e kombit te PD+ LSI te kapin qente neper rruge ,,,te bejne nje pune qe ta vleresojne shqiptaret,,ose te pastrojne lanen, ,,,asnje vote nuk do merrni ne zgjedhje,,,,populli do njerez serioze jo karagjoze e sharlatane si ju,,,qe hyni e dilni nga parlamenti sikur te jete parlamenti haur kafshesh,,,...ptu,ptu,,rrace e poshter maloku e katunari...
PërgjigjuNga te gjitha partite PD eshte me a korruptuara dhe e vetmja parti qe eshte ne gjendje te djeg gjith shqiperin per pushtet. Shqiptaret nuk jan budallenj per ket pune ju do humbasni edhe me keq ket rradhe.
PërgjigjuKomedi ne jeshillin poltik me protagonist Bylykbashin. Cfar ndryshimi kushtetues nuk lejoni ju si te rruges.ju nuk keni fuqi ligjore e para dhe a dyta ju nuk mund te dilni kundra vullnetit te shumices se shqiptareve . Votoni listat e hapura 100% dhe perfaqesimi i koalicioneve me kandidature te perbashket Love ja me oresione mbaroi . Po deshet hyni ne zgjedhje ne rast te kundert akti ma vazhdoni vetoerjashtimin . Mazhoranca asnje tolerim me kete parti, qe ka 30 vjet qe nareveshjet i di ne favor te vet
PërgjigjuUne nuk e kuptoj fare opoziten e rruges, si nuk kuptoj fare edhe temenate qe Skerfyelli i gjate i ben asaj. Koalicion do te thote liste e perbashket. Ndryshe dil vetem ne zgjedhje. Nuk mund edhe te jesh pjese e koalicionit, edhe me listen tende. Kjo eshte allogjike, dmth pa kuptim! Ose koalicion me liste te perbashket, ose me vete me !isten tende! Ku eshte problemi ketu?!
PërgjigjuProblemi eshte se do edhe veten ne list edhe noken
Muli horri kryevagabondi i naziskineve te mamurrasit qe dogji deren e kryeministrise me molotov duke u bere njeriu me i urryer ne shqiperi
PërgjigjuRrnofte Flamur Noka figure oKombit e ardhme e Shqipnis
Përgjigju