Ditën e sotme, PS dega Shkodër feston 35-vjetorin e themelimit, duke e kujtuar këtë ditë me një event të veçantë që po zhvillohet në Kalanë e Rozafës.

Në qytetin verior të Shqipërisë është i pranishëm kryeministri Edi Rama, i cili ka veshur një bluzë me flamingo, deputetë të qarkut dhe personalitete të kësaj force politike ndër vite.

Por ndryshe nga qytetet e tjera, në Shkodër kryeministri Rama është pritur me protesta. Me dhjetëra qytetarë janë mbledhur poshtë Kalasë Rozafa, duke protestuar kundër ndërtimit të resortit në Zvërnec të Vlorës, kundër ndërtimit të resortit nga Bashkim Ulaj në Rrjoll dhe ‘në mbrojtje të familjes’. Në vendin ku po zhvillohet protesta ndodhen të pranishme dhjetëra forca politike, për të siguruar mbarëvajtjen e tubimit.

Gjatë fjalës së tij para të pranishmëve, kryeministri Edi Rama ironizoi protestat që kundërshtojnë investimin në Zvërnec, teksa ngriti pyetjen se përse ambientalistët nuk kanë reaguar më parë, kur në Shqipëri vriteshin përditë kafshë dhe shpendë dhe kur sipas tij në pyje dëgjohej vetëm sharra elektrike.

“Ata nuk duan të dinë që të gjithë ata që janë në kafene mund të kenë qenë gjithë ditën në punë. Jo, çohuni e hajde me ne për Shqipërinë e re. Si patriotë, këta u zgjuan në një ditë dhe u bënë ambientalistë.

Ku ishin këta kur në Shqipëri gjuhej ilegalisht? Ku ishin kur vriteshin përditë zogj dhe kafshë që normalisht janë specie të mbrojtura? Ku ishin kur Shqipëria kishte në fuqi ligjin e importit të plehrave? Ku ishin kur pyjet ishin shndërruar në vende ku dëgjohej vetëm sharra elektrike?

Nuk i kërkon askush llogari atyre që asokohe ishin 10 vjeç. Por unë nuk e kam me ta. E kam me ata që po bëjnë çmos që ta marrin peng dhe ta çojnë në një drejtim të panjohur atë sensibilizim të natyrshëm dhe krejt legjitim që papritur u zgjua për diçka që, sipas tyre, duhet rrëzuar e ndaluar, sepse morën vesh që ekziston një plan djallëzor për të shitur Shqipërinë”, tha mes të tjerash Rama.

Lajm në përditësim...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:03
Protestat për 'Zvërnecin', Rama: Kur ishin këta kur në pyje dëgjohej vetëm sharra elektrike?

1780938776_shkdr.JPG

Edi Rama zhvilloi sot një takim me socialistë të Qarkut Shkodër me rastin e 35-vjetorit të kësaj force politike. Duke folur për protestat që zhvillohen në Tiranë kundër ndërtimit të resrtit në Zvërnec. Rama tha se protesta po përshkallëzon në gjuhë urrejtje.

"Është kollaj të vishesh për flamurin, edhe më kollaj të marrësh një flamur dhe ta lidhësh në qafë për t’u dukur patriot. Është edhe më kollaj të bërtasësh e të këndosh këngë patriotike. Por patriotizmi nuk ka aspak lidhje me faktin që të gjitha këto t’i përdorësh për të sulmuar, për të bërë çmos që të hedhësh sa më shumë baltë dhe të lëshosh të gjithë gurët e mundshëm ndaj atyre që nuk mendojnë si ti",- tha Rama.

Kryesocialisti dhe kryeministri ngriti pyetjen se përse protestuesit që sot bërtasin se Shqipëria është në rrezik, deri një dekadë më parë nuk reagonin për problemet ulëritëse.

"Ata nuk duan të dinë që të gjithë ata që janë në kafene mund të kenë qenë gjithë ditën në punë. Jo, çohuni e hajde me ne për Shqipërinë e re. Si patriotë, këta u zgjuan në një ditë dhe u bënë ambientalistë.

Ku ishin këta kur në Shqipëri gjuhej ilegalisht? Ku ishin kur vriteshin përditë zogj dhe kafshë që normalisht janë specie të mbrojtura? Ku ishin kur Shqipëria kishte në fuqi ligjin e importit të plehrave? Ku ishin kur pyjet ishin shndërruar në vende ku dëgjohej vetëm sharra elektrike?

Nuk i kërkon askush llogari atyre që asokohe ishin 10 vjeç. Por unë nuk e kam me ta. E kam me ata që po bëjnë çmos që ta marrin peng dhe ta çojnë në një drejtim të panjohur atë sensibilizim të natyrshëm dhe krejt legjitim që papritur u zgjua për diçka që, sipas tyre, duhet rrëzuar e ndaluar, sepse morën vesh që ekziston një plan djallëzor për të shitur Shqipërinë',-tha Rama.

Ora 18:54
Rama nga Shkodra ironizon opozitën me historinë e Rozafës: Disa ndërtonin ditën, dikush u’a prishte natën! PS sot ka misionin historik për të futur Shqipërinë në BE

1780937689_vuhyiopp.JPG

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se PS sot ka misionin historik për të anëtarësuar Shqipërinë në Bashkimin Europian, aty ku sipas shefit të Qeverisë e kanë amanet nga rilindasit e kombit tonë.

Komëntet Rama i bëri nga Shkodra, në 35-vjetorin e themelimit të PS-së së degës, ku tha se historia e Rozafës, ku dikush ndërtonte ditën dhe dikush prishte natën, është sipas kryeministrit aktuale edhe sot.

Rama deklaroi se PS sot është më e fortë se kurrë më parë, duke iu referuar edhe pjesëmarrjes së madhe të qytetarëve në takimin për 35-vjetorin e PS në Shkodër.

“Kur më thanë se ka shumë njerëz, mendova që kur shumë njerëz kanë rezistuar deri në fund të asaj ngjitje, ne jo vetëm që jemi të fortë, por jemi më të fortë se asnjëherë tjetër. Tani do na hidhen në fyt flamingot dhe do na thonë që administrata është mbledhur me zor, por unë ju falënderoj shumë për këtë ngjitje që ka qenë jo e lehtë. Kemi të gjitha arsyet për të ngjitur Shqipërinë në atë majën që na e kanë lënë amanet rilindasit tanë dhe që ua kemi borxh fëmijëve tanë, në BE. Kjo skenë këtu dhe ky shesh është zgjedhur për bukurinë e vet të jashtëzakonshme dhe për hijen e magjishme që ka. Ky takim na lidh me të sotmen, me atë që është edhe legjenda e kësaj kalaje. Legjenda e atyre që përpiqeshin të ndërtonin ditën dhe e atij që prishte natën. Ishin vëllezër. Ishin vëllezër dhe ajo legjendë në fakt ka reflektuar në vazhdimësi në jetën shqiptare shekull pas shekulli. Ka reflektuar edhe në letrat e shkruara nga atdhetarët Gjergj Fishta e me radhë, që halli më i madh shqiptarit i vjen nga shqiptari, por lajmi i mirë është se shumica e shqiptarëve është shumë e vendosur për të çuar deri në fund këtë mision historik”, tha mes të tjerash Rama.

Ora 18:20
FOTOLAJM/ Protestat kundër Zvërnecit, Rama i veshur me bluzë me flamingo në takimin në Shkodër

1780935640_gchyjikll.JPG

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Shkodër, në festën për 35-vjetorin e themelimit të kësaj force politike në këtë degë.

Ajo që vihet re, është se ndryshe nga takimet në qytetet e tjera, Rama ka veshur në Shkodër një bluzë me flamingo (shpendët që ndodhen në zonën e mbrojtur të Lagunës së Nartës).

Mesa duket ky është një mesazh i Ramës për të gjithë ata që protestojnë kundër investimit në Zvërnec, për të treguar që edhe vetë kryeministri është në mbrojtje të këtyre shpendëve.

Ora 18:05
Kryeministri Rama pritet me protesta në Shkodër, dhjetëra qytetarë ngrihen kundër investimeve në Rrjoll e Zvërnec (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama është pritur me protesta ditën e sotme në Shkodër, ku do të marrë pjesë në eventin e organizuar për 35-vjetorin e themelimit të kësaj force politike në atë degë.

Dhjetëra qytetarë janë mbledhur poshtë Kalasë Rozafa duke protestuar kundër ndërtimit të resortit në Zvërnec të Vlorës, kundër ndërtimit të resortit nga Bashkim Ulaj në Rrjoll dhe ‘në mbrojtje të familjes’.

Në vendin ku po zhvillohet protesta ndodhen të pranishme dhjetëra forca politike, për të siguruar mbarëvajtjen e tubimit.