PS thirrje PD-së: Të diskutojmë për ndryshimet në ligjin e reformës në drejtësi, vota pro nuk është tradhti

Partia Socialiste i bën thirrje opozitës që të ulen të bisedojnë për të bërë disa ndryshime në ligjin për reformën e drejtësisë. Në një dalje për mediat, pas mbledhjes së grupit të PS-së, Taulant Balla tha se bashkë me Klotilda Bushkën do të kërkojnë bashkëpunimin e opozitës që të miratojnë këto ndryshime që janë sugjeruar edhe nga institucionet partnere që monitorojnë zbatimin e reformës në drejtësi.

“Në disa çështje të rëndësishme, ku padyshim dua t’iu informoj se prej disa muajsh po punohet për një paketë ndryshimesh në disa ligje që janë pjesë e paketës së reformës në drejtësi, që lidhen me disa përmirësime apo rregullime. Do të kërkojmë që me opozitën të kemi mundësi të flasim në mënyrë që këto ndryshime që vijnë si sugjerime edhe nga institucionet partnere që monitorojnë zbatimin e reformës në drejtësi”, tha Balla.

Në kushtet kur Partia Demokratike është e ndarë, i pyetur se votat e cilës pjesë të opozitës do të kërkojnë, Balla tha se në Kuvendin e Shqipërisë si opozitë rezulton kampi i Enkelejd Alibeajt, pasi ata kanë edhe shumicën në grupin parlamentar. Kreu i grupit të PS-së e pati edhe një koment për bashkimin me votat e opozitës, duke thënë se nuk duhet të konsiderohet si një tradhti, por është kontribut për Shqipërinë europiane.

“Unë nuk caktoj dot se kush është opozita në Kuvendin e Shqipërisë. PD është opozita në Kuvend që është shumica e opozitës. Në këtë kontekst, duhet që për hir të punës së përbashkët të ulemi dhe të diskutojmë çështje që meritojnë që të punojmë së bashku. Meraku juaj është që çdo votë që do të japë opozita për një çështje të caktuar, të interpretohet si tradhti. Por, unë mendoj se është kontribut për Shqipërinë europiane”, tha Balla.

I pyetur se nëse do ta mbështesin kandidaturën e opozitës për avokatin e popullit, nëse PD iu jep votat për ndryshimet në reformën në drejtësi, Balla tha se PS vijon në qëndrimin e saj se do të votojë pro kandidaturës së opozitës, nëse do të jetë një propozim që është i paanshëm politikisht.

"Ne na duhet një avokat populli siç e përcakton kushtetuta, të jetë i paanshëm politikisht. Brenda disa ditëve të përmbyllin procesin e vlerësimit dhe më pas vetë kandidatët të kërkojnë firmat me 28 firma. Pastaj natyrshëm që dikush të zgjidhet avokati i popullit duhet të këtë mbështetjen edhe të grupit të PS.

Opozita të heqë dorë nga mbështetja e 10 kandidatëve me 28 firma. Natyrshëm kush do zgjidhet Avokati i Popullit duhet të ketë mbështetjen dhe të PS-së. E rëndësishme është që Avokati i Popullit të mos jetë i angazhuar politikisht, të mos jetë aktiv në jetën politike, të vijë nga jurisprudenca. Të jetë i baraslarguar nga palët.”, u shpreh Balla.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • leshntresh: 22/05/2023 14:38

    u befsh mut e te hengshin qent ty edhe ndryshime te tua, se e bete ligjin per reformen...si lecke kembesh, arna vit per vit !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë