Nuk ka prodhuar surpriza mbledhja e radhës e këshillit të bashkisë Shkodër. Edhe pse pritej me interes të shihej se si do të shkonte vota e PSD në mbledhjen e Këshillit Bashkiak pas largimit të kryetares së Qarkut dhe 2 drejtorive që deri dje drejtoheshin nga social demokratet, anëtarët e këshillit të kësaj force politike kanë votuar pro propozimeve të paraqitura nga administrata e bashkisë Shkodër.
Në këtë mbledhje, është diskutuar për hapësirat e plazhit në Velipojë dhe liqenin e Shkodrës, ku me shumicë votash është miratuar harta e hapësirave publike ku këtë vit në Velipojë do të ketë 35% plazh publik.
Ndërkohë që ndihma ekonomike dhe rastet e fatkeqësisë nga zjarri për mbështetje financiare kanë marrë miratimin e këshilltarëve të bashkisë Shkodër.

Në diskutimet jashtë rendit të ditës nuk kaloi pa vëmendje edhe çështja e teatrit Migjeni, ku këshilltarët e opozitës e risollën edhe njëherë në vëmendje.
Nënkryetari i Bashkisë Shkodër, Onid Bejleri ritheksoi se nuk ka asnjë shkrirje, por rritje të vëmendjes në planin artistik të drejtuesve të institucioneve ndërkohë që mirëmbajtja do të kryhet nga Drejtoria e re pranë bashkisë Shkodër, e cila do të këtë në fokus të punës mirëmbajtjen e te gjithë godinave të bashkisë Shkodër.
SI.E./Shqiptarja.comKomente


Po normalisht që opozitës nuk i intereson mirmbajtja e godinave!Kanë mbajtur godinat që i takojnë Bashkisë në gjëndje të mjeruar për 30 vite të marrur peng Baskinë.Beneti sikur Shkodren po e kthen në normalitet,me rrugë,Pallatet po i rregullon,që janë të pa rregulluar që në kohen e përparshme,dhe tani bohen gjeloz për punët që po bon Beneti.
Përgjigju