Pse berishanët në rrugën “Mustafa Matohiti” ecin me kokën nën asfalt?

Pse berishanët në rrugën “Mustafa Matohiti” ecin me kokën nën asfalt?

Kulla e Sali Berishes ne rrugen

Eshtë për të qeshur e për të qarë historia e politikanti Sali Berisha. Për të qeshur, sepse edhe sot vazhdon të shajë majtas e djathtas, të akuzojë, të përbetohet, të riakuzojë për korrupsion e favorizime oligarkësh, kur është ai i pari që jeton vetë dhe familjarisht në një nga kullat e para të ngritura nga një oligark i privilegjuar mbi rrënojat e një vile, në rrugën rezidenciale “Mustafa Matohiti” në Tiranë. Është për të qeshur kur sheh ata pak që i kanë mbetur të bërtasin më shumë se ai vetë për oligarkë, korrupsion e favorizime, kur nuk i kanë bërë as pyetjen më të thjeshtë vetes: Si u mblodhën Berishët të gjithë një pallat te rruga “Mustafa Matohiti” , në kullën ngritur mbi rrënojat e një vile, ndërtuar nga oligarku që vazhdon e ndërton? Dhe më pas një pyetje tjetër më të thjeshtë: Çfarë i dha dhe me se e sa e favorizoi Berisha, mu në mes të pushtetit të tij, oligarkun që i populloi kullën me gjithë familjarët e më pas i mori dhe zyrën në katin e lartë të kullës me pamje gjithë Tiranën në horizont?

Eshtë për të qarë sepse Sali Berisha është i vetmi politikan, i bindur në pandëshkueshmërinë e tij dhe të afërmëve e bashkëpunëtorëve që e rrethojnë, që jeton e punon në kullë oligarkësh në lagjet më të bukura dhe privilegjuara të Tiranës dhe për arsye misterioze, asnjë nga të tijët këtë fakt as e sheh as e dëgjon. E sikur të ishin të gjithë bashkë, më të drejtët, më parimorët, më të vlefshmit për vendin tonë, guxojnë të bëjnë moral.

Njerëzit me të vërtetë të punës dhe të fjalës dallohen nga një karakteristikë e përbashkët: Arrijnë të dallojnë njeriun vetëm nga veprat që ai ka bërë. Asnjëherë nga premtimet apo fjalët. Veprimet janë shumë domethënëse për të gjithë ne. Pesha jonë e vërtetë përbëhet prej veprimeve, punëve që kemi bërë dhe ata më intiuitivët dhe inteligjentët arrijnë të përllogarisin, bazuar mbi punët e veprimet e secilit, se çfarë, cilido, është në gjëndje të ofrojë edhe për të ardhmen për vendin dhe të tjerët.

Eshtë për të qeshur dhe për të qarë sepse disa shqiptarë sot, kur ofrojnë dhe riofrojnë dhe riofrojnë për në pushtet Sali Berishën dhe të tijët, anulojnë pikërisht këtë: Dukshmërinë e punës dhe të veprimeve. Berisha dhe të tijët vazhdojnë të jenë të gjithë aty: Në kullën e ndërtuar mbi një vilë të rrënuar në një nga lagjet rezidenciale më të bukura të Tiranës dhe intrigat dhe strategjitë, bashkë me takimet, lideri suprem i bën pikërisht në zyrën që ndodhet në të parat kulla që u lartësuan në Tiranë nga i njëjti, i dashur oligark. Por të tijët, kur kalojnë aty, nuk guxojnë ta ngrenë kokën lart e të logjikojnë. Të gjithë berishanët në rrugën “Mustafa Matohiti” ecin me kokën nën asfalt, ndërsa kur ngjiten në zyrën e tij, me ashensorin antiplumb e në luksin e kullës përballë RTSH-së, mbyllin sy, veshë e gojë bashkë.

 Dua vërtetë të shoh e të dëgjoj një prej tyre që mallkon të gjitha kullat e kryeqytetit veç ato dy ku jeton e punon lideri suprem. A ka për të qeshur me ta më shumë se kaq?

a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë