TIRANE - Në rast se, ndryshe nga vendet e tjera, ku u zhvillua “pranvera arabe”, Egjipti nuk ka gjetur ende qetësi, përgjegjësia kryesore për këtë krizë rëndon padyshim mbi “Vëllazërinë Muslimane” dhe partinë e saj për liri dhe drejtësi. Vëllazëria nuk arriti të përmbushte detyrën më të rëndësishme, që rëndon mbi shpatullat e liderëve të zgjedhur në çdo shoqëri, e cila tenton të përcaktojë një bazë të re për unitetin demokratik kombëtar: gjithpërfshirjen dhe pajtimin.
Pikërisht këtu qëndron thelbi i dështimit të presidentit Mursi dhe aleatëve të tij. Për këtë arsye, tranzicioni në Egjipt duket kaq kaotik. Mbështetësit e “Vëllazërisë Muslimane” u përpoqën për të përfshirë jo-islamikët në kabinet dhe në Asamblenë, që hartoi kushtetutën e re. Por, kur erdhi fjala te zbatimi i premtimeve, aty u treguan tepër selektivë.
Një vit pas vendosjes në krye të shtetit, dhe zotimeve të Mursit për të përfaqësuar të gjithë egjiptianët, krerët e Vëllazërisë u kanë përcjellë kundërshtarëve laikë vetëm mesazhe arrogance dhe një mungesë tolerance të thellë. Në këto kushte, ishte e pritshme që sheshi Tahrir, vendi-simbol i protestave, të rimbushej përsëri, nga njerëz të zhgënjyer, që panë një rezultat të paparashikuar dhe të pamerituar të sakrificave të tyre një vit më parë.
Gjeneralët u treguan të gatshëm të hidhen në veprim, për të marrë frerët e drejtimit të vendit, aty ku të tjerët, praktikisht kanë dështuar. Lëvizja e tyre është, megjithatë, shumë më e thellë se sa oportunizëm i rastit. Ajo nxjerr në pah njërin prej tipareve më të forta të politikës egjiptiane, që prej revoltës së janarit 2011: mungesën e një vizioni politik, që mund të ndihmonte bashkimin e vendit.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 04.07.2013
Redaskia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com