"Pse nuk zhveshe Amin?!" Postoi foton e dy vajzave me bikini, komentuesit i kthehen Ermal Mamaqit

Moderatori Ermal Mamaqi

Moderatori Ermal Mamaqi dhe gruaja e tij Ami janë arratisur prej disa ditësh për të shijuar disa pushimë në Miami, Florida. Por moderatori qenka zhgënjyer pasi nuk ka parë ato vajzat elegante me patina si nëpër filma, dhe këtë gjë e ka shprehur duke publikuar fotot e dy vajzave të shëndosha me bikini.

“Unë po prisja të shikoja ato vajzat me patina që kemi pa në filma… U zhgënjeva. Kto nuk kishin patina.”- shkruan Ermali krahas fotos ndërkohë që komentuesit i kanë kujtuar ngjarjen që ndodhi me të dashurën e blogerit Nas Daily në emisionin e tij dhe e kanë quajtur gjykues.

 “Nuk është as për të qeshur. Nuk janë gjykues si puna jote atje. Kështu është kur vete shqiptari jashtë, i duket vetja perfekt,”- i shkruan njëra nga komentueset.

“Ermal kjo është shumë ofenduese dhe pastaj pyet se çfarë i thamë ne asaj që qau, e shumë nga këto gjërat që bën ti. Kjo është shaka pa kripë fare. Nëse kërkon femra mbi patina, hip Amin dhe bëji një foto. Nuk është për të qeshur,”- i shkruan një tjetër.

“Pse nuk zhveshe Amin e te bridhte ajo mbi patina,”- vijon dikush tjetër më tej.

Foto e publikuar nga Ermal Mamaqi 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja