Publikohen pamjet, momenti kur Leonard Duka zbret në Aeroportin e Rinasit në masa të rrepta sigurie drejt IEVP-së

Policia publikon videon e ekstradimit të të shumërkërkuarit të drejtësisë shqiptare Leonard Duka. Nën masa të rrepta sigurie, Duka mbërriti sot në Rinas nga Belgjika, ku ishte arrestuar pak kohë më parë në bashkëpunim me Interpolin.

Duka akuzohet se ka organziuar atentatin ndaj Santiago Malkos në vitin 2019 në Tiranë, në rrugën Xhanfize Keko. Nga bisedat e aplikacionit Sky, u zbulua se Duka kishte krijuar kushtet për vrasjen e Ervis Martinajt dhe Erigers Mihasi.

Forcat Speciale dhe Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve kanë bërë shoqërimin e të ekstraduarit Leonard Duka nga Rinasi drejt IEVP-së.

'Drejtoria e Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Bruksel dhe me strukturat e specializuara të Policisë së Shtetit, realizoi ekstradimin drejt vendit tonë, të shtetasit Leonard Duka. 

Shtetasi Leonard Duka. ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale "Vrasja me dashje", kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit", “Sigurimi i kushteve për vrasje”, "Grupi i strukturuar kriminal" dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasi Leonard Duka dhe 6 shtetas të tjerë janë autorët e dyshuar të ngjarjes së ndodhur në vitin 2019, në rrugën “Xhanfize Keko”, Tiranë, ku mbeti i vrarë me armë zjarri, shtetasi Santiago Malko.

Gjithashtu, shtetasi Leonard Duka, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka planifikuar vrasjen e shtetasve Ervis Martinaj, Erigers Mihasi dhe të anëtarëve të tjerë të grupit të tyre.', thuhet në njoftimin e policisë.


Lajmi kryesor:

Ekstradohet nga Belgjika Leonard Duka! SPAK e shpalli në kërkim për vrasjen e Santiago Malkos, ekzekutoi Erigers Mihasin dhe planifikoi eliminimin e Ervis Martinajt


G.K/I.M/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Qëlloi me shpullë të riun në Thumanë, pezullohet nga detyra drejtori i Rrugores Altin Qato

Qëlloi me shpullë të riun në Thumanë, pezullohet nga detyra drejtori i Rrugores Altin Qato