Puglia, Rama me Vendola:
Bashkëpunim për energjinë

Puglia, Rama me Vendola:<br />Bashkëpunim për energjinë
ITALI- Kryeministri shqiptar Edi Rama zhvilloi dje një vizitë zyrtare në Itali, e cila ka qënë me një axhendë shumë të ngjeshur dhe me një gamë të gjërë projektesh për t’u diskutuar me mikpritësit italianë. Bashkëpunimi ekonomik mes dy vendeve, sidomos në fushën e energjisë dhe thithja e investimeve italiane në Shqipëri ka qënë në krye të axhendës së kryeministrit Rama në rajonin e Puglias. Kreu i qeverisë shqiptare dhe delegacioni i gjerë qeveritar kanë zhvilluar takime me Guverantorin e Puglias, Nichi Vendola. Siç raportojne mediat italiane, Vendola, pas takimit me kryeministrin Edi Rama u shpreh se: “Rinovoj sot ndjenjën e miqësisë për Shqipërinë, vendin motër të Italisë, në takim me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, të cilin e komplimentova edhe për fitoren e zgjedhjeve të 23 qershorit, duke nënvizuar se do të mund të lidhen më ngushtë, raportet e forta aktuale, të sistemeve sipërmarrëse mes Puglia-s dhe Shqipërisë”.

Guvernatori Nichi Vendola, i ka dhuruar kryeministrit Rama një libër mbi Rajonin e Puglia-s, si edhe një medalje në të cilën paraqitet Castel del Monte, simbol i Rajonit të Puglia-s, që ka hyrë në listën e monumenteve kombëtarë italianë në 1936-të dhe nën mbrojtjen e UNESCO-s në vitin 1996-të. Ndërsa nga ana e tij, kryeministri Edi Rama i ka dhuruar Vendolës librin me titull: “Italia, toka e shpresës”. Ndërkohë pas kësaj kreu i qeverisë shqiptare ka marrë pjesë në konferencën mbi Alterenergy, “projekt i rëndësishëm për kooperimin mes Shqipërisë dhe Puglies”. Sipas drejtoreshës së zyrës për Mesdheun dhe veprimtaritë kulturore së Krahinës, Silvia Godelli, “ky është një takim i një rëndësie strategjike dhe hedh bazat për bashkëpunim të gjerë mes dy brigjeve të Adriatikut mbi temat e energjisë nga burime të ripërtëritshme, të domosdoshme për zhvillimin e qëndrueshëm të territoreve tona”.

Ndërsa gjatë pasdites së djeshme kryeministri Rama ka zhvilluar takime në Confindustria. Vizita e kryeministri Rama në Itali u parapri nga një takim që kreu i qeverisë shqiptare Rama zhvilloi më 5 dhjetor me sipërmarrësit italianë. Me të cilët ka diskutuar në lidhje me taksat e ulta që ofron Shqipëria, krahun e lirë të punës, në këmbim të investimeve italiane në Shqipëri. Ai ka dhënë dhe garanci për mbrojtjen e këtyre investimeve italiane në Shqipëri.
 
Shkrimi u publikua sot (13.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit