Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka pritur në një takim 23 studentët ekselentë të punësuar në administratë, në strukturat e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, nëpërmjet platformës “Punë të Mbarë”.
“Në kuadër të ‘Paktit për Universitetit” po zbatohet një procedurë e re, e cila mbështet studentët ekselentë në të gjithë sektoret. Ju keni zgjedhur të punoni në struktura shumë të rëndësishmë si Ministria e Shëndetësisë apo dhe një strukturë e re si Operatori i Kujdesit të Shërbimit Shëndetësor” – ka thënë ministrja në takim me studentët ekselentë
Manastirliu ka theksuar se “Pakti për Universitetin” i shpallur nga Kryeministri nuk mbeti në letër.
“Unë jam e kenaqur që na vijnë më të mirët, por më të mirët janë ata që sjellin dhe ndryshime. Ju do të sillni një frymë të re brenda strukturave të administratës. Gjithçka ju sillni, por edhe eksperiencën që do të gjeni në administratë, do të mundësojnë të përparojmë në objektivat e vendosur si në sektorin e shëndetësisë ashtu dhe të çështjeve sociale, për të kontribuar për një Shqipëri më të mirë, për të përmirësuar shërbimin për qytetarët” – është shprehur Manastirliu.
23 studentë ekselentë u punësuan me portalin “Punë të Mbarë”, dhe do të jenë pjesë e administratës së sistemit shëndetësor në të gjitha nivelet, në strukturat qendrore dhe vendore.
Studentët kanë tashmë një kontratë 1-vjeçare me institucionin që kanë përzgjedhur. Të punësuarit në pozicione të shërbimit civil, pas një viti mund të konkurojnë për tu bërë pjesë e shërbimit civil sipas rregullave të legjislacionit të shërbimit civil, ndërsa të punësuarit në institucionet në të cilat marrëdhëniet e punës rregullohen me kod pune, mund të vazhdojnë të punojnë në të njëjtat pozicione pune, pas këtij viti të parë.
G.M./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
17 Dhjetor, 08:53
Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?
-
Po
72%
-
Jo
20.6%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3649
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Interpelanca për vrasjen e 14-vjeçarit/ Zhupa kërkon dorëheqjen e Manastirliut: Sistem i dështuar! Ministrja: Ke hallin e karrgies, s’të ndihmojmë dot
12 Dhjetor, 11:08
-
Kuvend/ PS rrëzon me votë interpelancën me Ramën për 'Becchetin', e kërkoi PD! Spiropali: Eshtë shpifje! PDIU shpëton PS, votohen projektligjet
12 Dhjetor, 07:50
-
'Vrasja e Martinit u përdor politikisht', Rama në Fier: Institut për fëmijët në krime! Brenda dhjetorit kamera në klasa! Kontroll për çdo gjë metalike
30 Nëntor, 13:07
-
Fier/ Rama dhe Manastirliu me prindërit tek shkolla 'Janaq Kilica' për kufizimin e TikTok dhe Snapchat! Ministrja: Këto platforma sfidojnë mësuesit dhe ndikojnë tek shëndeti mendor
30 Nëntor, 12:05
-
Vrasja e Martinit/ PD kërkon interpelancë me Manastirliun: Ngjarje e paralajmëruar, Paketa e Sigurisë propagandë
26 Nëntor, 15:34
-
Protestë për vrasjen e Martinit para Ministrisë së Arsimit, kërkohet dorëheqja e ministres! I pranishëm babai e gjyshi i 14-vjeçarit: Drejtësi deri në fund
25 Nëntor, 17:07
-
Vrasja e Martinit/ Shoqëria civile deklaratë para shkollës 'Fan Noli': Bojkot mësimit nëse nuk merren masa, të dorëhiqet Manastilriu
23 Nëntor, 10:42
-
Gjendet thika me të cilën u vra Martini, autori e hodhi në tarracën e një godine pranë Gjykatës së Apelit, e pikasi një banor! Mister kush e çoi në spital (VIDEO)
23 Nëntor, 10:09
-
Kuvendi Kombëtar i Gjuhës, Emil Lafe: Duhet mbrojtje ligjore! Nesër publikohet drafti për Fjalorin e madh të Shqipes
21 Nëntor, 12:03
-
Vrasja e 14-vjeçarit, tensione në Kuvend/ Bardhi sulmon Manastirliun: Ja kanë shtruar muhabetit të treja si plakat, ajo është vrasëse! Dogjani: Ngrihuni t’i largojmë këta horra!
19 Nëntor, 18:10
-
‘Dy vite mësim me turne, fëmijët vijnë në shtëpi natën!’ Protesta në Golem të Lushnjes nxjerr në pah propagandën për ‘rilindjen e shkollës’
19 Nëntor, 08:38
-
Vrasja e 14-vjeçarit bëhet ‘mollë sherri’ në Kuvend/ Zhupa: Ministrja e Arsimit të japë dorëheqjen me turp, përgjegjës dhe ai i Brendshëm! Manastirliu: Të mos promovojmë gjuhën e urrejtjes
18 Nëntor, 15:21