Punonjësit e pastrimit në Gjirokastër protestë para Bashkisë: Duam rritjen e pagave, na është premtuar prej një viti! Presion se do na heqin nga puna

GJIROKASTËR- Punonjësit e Ndërmarrjes së Pastrim-Gjelbërimit në qytetin e Gjirokastrës janë ngritur sot në protestë. Prej orëve të para të ditës, ata janë grumbulluar para godinës së Bashkisë Gjirokastër për të kërkuar sikurse thonë ata vetë, rritje page që iu është premtuar gjatë këtij viti prej autoriteteve bashkiake.

“Kemi ardhur për problemin e shtesës së rrogës. Kërkojmë edhe hakun tonë, nuk kërkojmë tepër. Uniformat nuk na i japin tamam siç duhet, na rrinë këmbët si në allçi. Punën e kërkojnë. Marrim lejen, lekët e lejes nuk i jepen.

Kam një fëmijë. Prej 1 viti e 6 muaj na kanë thënë që do rriten rrogat. Ne nuk shohim as rritje rroga asgjë këtu. Na thonë do u blemë veshje, jelekë, çizme. Nuk i duam fare, të na rrisin rrogat. Kaq është e drejta jonë. Të paktën të dimë edhe në se çfarë të marrim. Ne marrim 350 mijë lekë të vjetra”, shprehet punonjësit.

Ata thonë se nuk largohen pa takuar kryetarin e Bashkisë, ndërkohë që akuzojnë autoritetin vendos se u kanë ushtruar presion që të kthehen në punë. Punonjësit e pastrimit të qytetit thonë se do të vijojnë protestën deri në rritjen e pagave.

“Duam hakun tonë, djersën tonë. Kanë një vit që na kanë thënë do u rriten pagat. Na kanë bërë kërcënime do hiqeni nga puna.

Do presim kryetarin e bashkisë këtu”, shprehen ata.

Punonjësit janë të bindur se në ndërmarrjen që ata punojnë, rezultojnë edhe persona të tjerë që figurojnë si të tillë por që nuk rezultojnë në terren çka kanë shprehur haptazi dyshime se bëhet fjalë për abuzime me fondet e pagave të tyre.

Ata kanë thënë se përgjatë gjithë vitit nuk kanë marrë asnjë ditë pushim apo pushimet vjetore që janë të bazuara në Kodin e Punës, por kanë punuar pa pushim.

“Ka edhe persona që marrin rrogën e rrinë në shtëpi. Brigadieri në moment që i pëlqen ta lejë në shtëpi, e lë në shtëpi.

Jemi shumë të persekutuar, shumë të përbuzur. Nuk na njihen as pushimet e festave. Presion për largim na janë bërë, edhe sot na janë bërë. Nuk kërkojmë lëmoshë, duam të drejtat tona”, shprehen ata.

Deri më tani nuk ka asnjë reagim zyrtar nga ana e Bashkisë së Gjirokastrës ndërkohë që sipas praktikës së mëparshme, për çdo lloj kërkese ata të tregojnë Zyrën e Protokollit për të marrë përgjigje brenda 10 ditësh. 

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 07/12/2024 01:52

    Do ua rrisin ne fillim te vitit te ardhshem,qe t'a kini kete /nder/ me te fresket ne kujtese kur te votoni!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat