Pushon nipi, punon gjyshi

Pushon nipi, punon gjyshi

Foto ilustruese

Lajmi i keq se 21 mijë të rinj dolën nga tregu i punës gjatë vitit të shkuar, u pasua shpejt nga lajmi i mirë se vendin e tyre e zunë menjëherë 27 mijë pensionistë.

Statistika është sa befasuese aq edhe e pa precedentë. (Nëse nuk besoni pyesni INSTAT). Deri më tani në letërsi dhe në kinematografi kishim “rastin e veçantë të Benjamin Button”, ku vitet ikin dhe plaku rinohet. Por këtu realiteti ja kalon letërsisë dhe e lë pas në distancë kinematografinë.

Teksa papunësia te të rinjtë rritet po aq shpejt sa edhe kullat në Tiranë, punësimi i pensionistëve i ngjan ngjitjes së një shqiponje në fluturim ku shumë prej tyre kanë përveshur mëngët jo për pranverën e tretë, por dimrin e sakrificave pasi tani duhet të rivuajnë të gjithë pasojat e tranzicionit.

Me këtë ndryshim, pritet që Shqipëria të shpallet Silicon Valley për thinjat, një qendër mençurie ku përvoja dhe mençuaria mposht entuziazmin dhe fuqinë dhe ku pija energjike e atyre që punojnë nuk është red bull, por filxhani i çajit.

Ka institucione në Tiranë ku mosha e bordit është 80 vjeç, por puna e pensionistëve nuk ka pse kufizohet vetëm te mbledhjet e bordit. Imagjinoni një ditë pune ku gjyshja punon në banak dhe kamariere dhe gjyshi në ndërtim dhe ku orari i pushimit të sinkronizohet me orarin e mjekimit të artritit.

Tek e fundit e kush mund të përballojë më mirë stresin e punës se ata që kanë kaluar vështirësitë e diktaturës dhe tallazet e tranzicionit? Po ku janë vendet e punës për të rinjtë? Mos janë fshehur si vezët e pashkës që presin të zbulohen? Si i bëhet që edhe të rinjtë të ndryshojnë statutin nga spektatorë profesionistë në profesionistë të lirë?

Mos ndoshta duhet të ndryshojë mosha e pensionit, nga 65 të shkojë në 35 dhe ky mund të jetë një motiv që të rinjtë të nisin punë më herët dhe t’i bashkohen divizioneve të pensionistëve që kanë nisur punë për herë të dytë. Për momentin të rinjtë të presin. Koha ka thirrur në tregun e punës gjyshërit. Dhe ata natyrisht do përgjigjen deri në frymën e fundit. Por çfarë do të ndodhë më tej?

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Po mër po: 13/03/2024 17:53

    Më tej fillon kiameti, kur të rinjtë të plaken s'do ketë më të rinj. Këta janë të fundit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?