Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se konflitit në Ukrainë po i vjen fundi.

Komentet Putin i bëri në një konferencë për shtyp në Kremlin, ku tha një takim personal me Volodymyr Zelenskyn duhet të jetë pika e fundit e marrëveshjes për Ukrainën, jo pjesë e procesit negociues.

"Nëse pala ukrainase, pra z. Zelensky, është gati të zhvillojë një takim personal... që unë të marr pjesë në këtë ngjarje ose të nënshkruaj diçka, kjo duhet të jetë pika e fundit, jo pjesë e negociatave", u tha Putin gazetarëve.

Udhëheqësi rus konfirmoi se kryeministri sllovak Robert Fico i kishte përcjellë një mesazh nga Zelensky, duke shtuar se ai nuk përmbante "asgjë të re". Putin deklaroi se nuk e kishte refuzuar takimin, por as nuk e kishte pranuar atë.


Lajmi kryesor:

Putin: Besoj se lufta me Ukrainën po shkon drejt fundit, do preferoja ish-kancelarin Schroder si negociator