Ka përfunduar mbledhja e kryedemokratit Basha me aleatët e partive të vogla. Pas mbledhjes kryetarët e këtyre partive janë shprehur pro propozimit të Bashës për djegien e mandateve. Të pranishëm në mbledhje kanë qenë kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi, kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule, Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, dhe Kryetari i Parisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka.
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu deklaroi se opozita ka një detyrim moral ndaj qytetarëve dhe shpreu bindjen se vendimi për djegien e mandateve do jetë një vendim unanim i të gjithë depuetëve opozitarë.
"Kemi një detyrim moral ndaj qytearëve që ka kanë votuar. Besoj që do të jetë një votim unanim i të gjithë deputetëve të koalicionit opozitar. Duhet t ëndërtojmë një qëverisje në shërbim te qytetravëe shqiptarë", përfundoi Mediu.
Kryetai i PBDNJ-së, Vangjel Dule tha se djegia e mandateve i jep fund qeverisjes së Ramës dhe deklaroi se misioni i opozitës nuk mbaron këtu por vazhdon me mbështetjen e qytetarëve.
"Opozita është në kushtet e realizimit të msionit të saj. Ky nuk mbaron me djegien e mandateve që i jep fund qeverisjes së Ramës, por vazhdon me mbështetjen e popullit. Zëri i qytetarit do jetë detyrim i ligjvënësit dhe qytetarit", deklaroi Dule.
Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka tha se edhe kryeministri Rama duhet ta rishikojë mandatin e tij jo vetëm si deputet por edhe si kryeministër.
"Patëm një mbështetje maksimale për aksionin opozitar. Kryeministri duhetë të dëgjojë qartë protestën e qytetarëve. Është momenti i refklektimit të zotit Rama për mandatin jo vetëm si deputet por edhe si kryeministër"
Edhe kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi tha se ky është një vendim i drejtë dhe deklaroi se partitë opozitare do jenë bashkë për sa kohë Rama të jetë në pushtet
"Sa të jetë Rama aty do nA shihni bashkë. Ne gjykojmë se ky është një bvendim i drejtë", tha Shehi.
Kryetari i PAA-së, Agron Duka u shpreh pro vendimit të partive të tjera opozitare.
"Ne do i djegim mandatet, nuk do do i mbajmë më", deklaroi Duka.
Deklarata u përmbyll nga fjala e kryedemokratit Basha i cili tha se akti i djegies së mandateve është i paprecedentë në historinë e pluralizmit.
"Sot ka ardhur një akt i paprecendetë në historinë e pluralzimit. Opozita ka marrë një vendim për t'ju bindur sovranit. Parlamenti nuk është legjitim dhe ky është shkaku që mblodhi qytetarët në shesh. Ekonomia, kriza sociale, emigracioni janë probleme që kërkojnë zgjedhje. Edi Rama nuk i jep dot zgjidhje pasi shërben krimit të organziuar. Ky ësht një shtet i kapur nga krimi. Do ketë një të ardhme për shqiptarët dhe kjo e ardhme nuk i përket krimit por njerëzve punëtorë të këtij vendi", deklaroi Basha.
Lajmi kryesor: