Depuetët e Partisë Demokratike kanë votuar unanimisht pro djegies së mandateve, gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PD e cila ka përfunduar pak momente më parë.
Gjatë mbledhjes deputetët e PD kanë vendosur që të mandatohet kryetari Basha që të mbledhë këshillin kombëtar për marrjen e vendimit përfundimtar. Gjithashtu është vendosur ngritja e një grupi pune për teknikalitet. Pjesë e këtij grupi do të jenë individë brenda PD që njohin ligjin dhe procesin zgjedhor.
Report Tv mëson se emrat e propzouar kanë qenë Gazment Bardhi, Oerd Bylykbashi, Enkelejd Alibeaj, Clirim Gjata dhe Ivi Kaso.
Lajmi kryesor:
PD, LSI dhe aleatët e tjerë opozitarë pro djegies së mandateve, Lefter Koka kundër: Nuk heq dorë
