Përplasja tek 'Petro Nini'/ Rikthehet në detyrë efektivja e Shqiponjave
Efektivja e repartit Shqiponja Blerta Dervishi
Një ditë pasi i thanë se u pezullua nga detyra për shkak të përlasjeve të banorëve, policisë dhe përmbarimit tek ndërtesa te "Petro Nini", sot, efektivja e repartit Shqiponja që jeton në këtë banesë me një kalvar gjyqësor për pronësinë, ka marrë lajmin e mirë. I kanë komunukuar se do të rikthehet në punë.
Dje, drejtuesit e policisë së Tiranë, i komunikuan gojarisht urdhrin e pezullimit me motivacionin se ka penguar punonjësit e policisë në ushtrimin e detyrës.
Por nisur edhe nga ndjeshmëria që prodhoi ky lajm, faktin që efektivja në shumë raste u mundua të qetësojë edhe situatat që mund të shpërthenin në dhunë mes banorëve dhe përmbarimit, sot drejtuesi i saj i ka komunikuar se Blerta Dervishi do të vijojë të jetë punonjëse e policisë pranë Repartit "Shqiponja" në Policinë e Tiranës.
Ajo banon bashkë me 14 persona të tjerë në ndërtesën tek 'Petro Nini', ndërsa dy ditë më parë Përmbarimi shkoi pranë tyre për t'i nxjerrë jashtë, pasi tokës ku është ndërtuar banesa i ka dalë pronari.
Blerta Dervishi dhe banorët e tjerë nuk pranuan të dalin nga banesa duke shkaktuar përplasje të forta me përmbaruesit. Skena të dhunshme që u bënë në sy të fëmijëve. Përmbarimi tentoi të hapë me dhunë derën e jashtme të banesës ndërsa pas saj gjendeshin familjarët duke mos e lejuar këtë veprim. Blerta Dervishi u filmua edhe një moment nga kamerat teksa i hoqi nga dora njërit prej banorëve, një sëpatë që mbante në dorë pas portës së hekurit. Ka shmangur në çdo moment përshkallëzimin e situatës në dhunë.
Shqiptarja.com mëson më herët ajo i ka shkruar personalisht kryeministrit Edi Rama për t'i kërkuar zgjidhje për situatën, por ka marrë si përgjigje po të njëjtin qëndrim të shprehur dje nga kreu i ekzekutivit, që kjo nuk është përgjegjësi i tij, por e gjykatave.
Dy ditë më parë me urdhër të ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, u lirua nga detyra edhe drejtori i Policisë së Tiranës, Kastriot Skënderi ndërsa vendin e tij e mori përkohësisht zv.drejtori Dhimitraq Ziu. Ministri kritikoi efektivët për punë jo efikase.
G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.3%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4400
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shembet nga erërat e forta skena e festivalit të Medusës në Spanjë! Humb jetën 28-vjeçari, plagosen 20 të tjerë (VIDEO)
13 Gusht 2022, 11:47
-
FNSH e Shqiponja 'blindojnë' Fierin e Vlorë, kontrolle 'blic' në qytet (VIDEO)
15 Nëntor 2021, 19:46
-
Pronari shtoi një kat dhe ndryshoi strukturën, shembet hoteli në Kinë dhe humbin jetën 17 persona, vetëm 6 të mbijetuar
14 Korrik 2021, 09:45
-
Pas 14 ditësh shuhen shpresat nën rrënojat e ndërtesës 12-katëshe që u shemb në Miami, ekipet e shpëtimit ndalin punën: Shanset për të mbijetuar afër 0-së
8 Korrik 2021, 08:44
-
Shpërthehet me eksploziv pjesa e mbetur nga shembja e ndërtesës në Miami, zona pritet të goditet nga uragani ‘Elsa’
5 Korrik 2021, 09:34
-
Shkon në 17 numri i viktimave, ‘shuhen’ shpresat, edhe 150 të bllokuar nën rrënojat e ndërtesës 12-katëshe në Miami, ekipet e shpëtimit nuk ndalin ritmin e punës
30 Qershor 2021, 21:06
-
Ka ende shpresë për buzëqeshje nën rrënojat e ndërtesës 12-katëshe në Miami, të paktën 10 viktima dhe 151 persona të bllokuar
28 Qershor 2021, 19:54
-
Në punë 4 ditë e 4 netë, ekipet e shpëtimit vazhdojnë me shpresë kërkimin për nxjerrin gjallë të 150 personave nga rrënojat e ndërtesës 12-katëshe që u shemb në Miami, të paktën 9 viktima
27 Qershor 2021, 15:49
-
Ekipet e shpëtimit nuk ndalin ritmin, në punë për nxjerrjen gjallë të 159 personave të bllokuar nën rrënojat e ndërtesës 12-katëshe në Miami, të paktën 4 viktima
25 Qershor 2021, 09:30
-
Shembja e ndërtesës 12-katëshe në Miami, 1 viktima dhe të paktën 100 persona nën rrënoja
24 Qershor 2021, 22:00
-
Zv.drejtori i Policisë, Dervishi: Reparti 'Shqiponja' nën hetim administrativ për vrasjen e Klodjanit dhe jo vetëm, masa deri në përjashtim nga policia! Protestat s'kishin lidhje me ngjarjen (VIDEO)
23 Dhjetor 2020, 21:51
-
Shembet për shkak të shirave ndërtesa 5-katërshe në Indi, bllokohen nën rrënoja 90 persona
24 Gusht 2020, 22:58
Dua ta falelenderoj perzermersisht Blerten dhe gjithe ato qe moren pjese ne ate shfaqje te turpshme dhe qe mbajten anen e njerezve te thjeshte te ktij populli, Ju falemnderit shume se na hapet mendjen dhe syte se te gjithe kta maskarenjte e politikes nje surrat kane si djathtas e majtas...Bravo juve dhe keni gjithe mbeshtetjen e njerezve te zakonshem e te ndershem te ketij vendi.
PërgjigjuI kane fajet grabitesit e pronave dhe kusuret i ha populli i mjere.
PërgjigjuE pritshme, pergezime!
PërgjigjuKu I Ka kredit e Buta bashkia, apo Ka mbush gjithe politikanet, prokuroret e gjygjtaret me kredit te pastresh, puuuu Ju qr, kjo vajze jep jeten per ne. Yyy Ju qr
Përgjigju