Përplasje me armë zjarri në Laç/ Vdesin dy persona (VD+EMRAT)

Dy persona kanë humbur jetën pas një përplasje me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Laçit.

Ata janë dërguar në një spital privat në kryeqytet, por nuk kanë mundur t'i mbijetojnë plagëve të marra. Viktimat janë Mikel Jushi 35-vjeç dhe Jani Jushi 30-vjeç.

35-vjeçari ishte pronari i një lokali në qendër të qytetit të Laçit, ndërsa 30-vjeçari ishte djali i xhaxahit të tij. Nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarjeje.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Rendit dhe të Policisë Kriminale, të cilat kanë nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Policia ka ngritur pika kontrolli dhe po vijon shoqërimin e personave që mund të kenë dijeni për rrethanat e ngjarjes.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:48
FOTO/ Ja kush janë dy viktimat që ndërruan jetë nga përplasja me armë zjarri në Laç

Mikel Jushi 35 vjeç

Erion Jushi

Report TV ka siguruar fotot e Mikel dhe Erion Jushit personat që ndërruan jetë mbrëmjen e sotme gjatë një përplasje me armë zjarri të ndodhur në qendër të qytetit të Laçit.

Fillimisht ata mbetën të plagosur dhe kanë ndërruar jetë në një spital privat në kryeqytet.

Viktimat janë të moshave 35 dhe 30 vjeç dhe janë kushërinj me njëri-tjetrin.

 

Ora 22:35
Vrasja e dyfishtë në Laç/ Policia postblloqe në akset kryesore (VIDEO)

Pas ngjarjes së ndodhur në Laç me pasojë vdekjen e dy personave, policia vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Ajo ka ngritur postblloqe në akset kryesore hyrëse dhe dalëse të qytetit të Laçit.

Ora 22:00
Ndërrojnë jetë dy të plagosurit nga përplasja me armë zjarri në Laç (EMRAT)

Kanë ndërruar jetën në një spital privat në kryeqytet, dy personat që mbetën të plagosur nga përplasja me armë zjarri në qendër të qytetit të Laçit.

Ata janë Mikel Jushi dhe Jani Jushi. Mësohet se viktimat janë kushërinj me njëri-tjetrin.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • BIOLOGJIK U: 29/04/2019 08:05

    Me. Vjen keq per humbjet e jetes. U prehshin ne paqe. Drejtesia te veproje, dhe policia te mos fleje gjume me gangsteret qe levizin gjithandej me pistoleta, dhe policia i toleron, ja si ndodh. Nga ana tjeter mqs raportoni lajmin plot me detaje, pse nuk e thoni emrin e Spitalit Privat ku shkuan per trajtim, kjo nuk eshte etike

    Përgjigju
  • Na ishte njehere ..: 29/04/2019 00:23

    1 muaj ne cdo qytet te punosh tamam, shifeni si rrine , suste kta lepurusha! Po sdo njeri te merret me to, i pelqen lajmi dhe dramat politikes te sotme moderne.. Eshte plage boterore qe zor te sherohet me, Vetem njerez te droguar shikon kudo, ne mes qytetetit, te dehur dhe me arme gati te vrasin njeri tjetrin pa asnje motiv!! Sidomos kto vendet e humbura si tek ne qe i trajtojne njerezit si per eksperiment.. Kjo sdo ndryshoje ndonjehere.

    Përgjigju
  • Kafsha: 28/04/2019 22:49

    Vetem Enveri bo derrmon

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës